Tradhëtitë në të kaluarën bëheshin pas perdeve kurse sot tradhëtia po ndodh para syve tanë me emër dhe mbiemër. Ideja e “Mini Shengenit” është një ide komunistëve Jugosllavë prej vitit 1948, që kishte për qëllim shkatërrimin e ekonomisë Shqiptare dhe për një kohë të shkurtër e pati arritur qëllimin por edhe vetë diktatori Komunist E. Hoxha e kuptoi këtë lojë dhe u largua nga ky Pakt. Çfarë do të eksportojë Rama në Serbi, përveç se Kanabisit, por ndërkohë Serbia edhe atë e prodhon vet. Përfituesi më i madh i “Mini Shengenit” do të jetë Serbia, me moton “peshku i madh e han peshkun e vogël”. Kur një kryeministër “shqiptar” e nënshkruan paktin me dreqin, po përse atëhere Serbia ta njohë Kosovën?! Perspektiva e Shqiptarëve është ajo EURO-ATLANTIKE dhe JO MINI-JUGOSLLAVIA e Vuçiqit dhe e Ramës.
Nena e baba me dhan edukate.. Jeta e pyllit me beri trim.. Dimri i eger me beri te forte.. Beharit rendja lendinave papushim..
Perse me denove ne kte mosh o zote? Perse e nise ate ortek furishem mbi shtepin? Nenes e babes jeten ua more!! Mua fillikate,, me le jetim!
Jam ende i vogel per çirak a sherbetor.. Çapin e torben kam vetem pasuri!! Kembe zbathur e koken mbeshtetur mbi dore!! Zemra e vogel eshte strukur nen gji..
Ne terrin e xhungles te jetosh eshte zor.. Egersirat e pyllit s’kan meshire,,veç uri.. I trembur frikesuar fytyra humbur kolor.. Te zbres ne qytet,, jojo aty njriu ha njerin!! E.Ll 09.03.2019
-Poemë- ~ O Veleçik që qëndron madhshtor në horizont përballë Keshtjellës së Rozafatit! Pse je aq krenar, apo se rranjët tuaja i ke në qendër të Malsisë, në truall të Kastratit? -Jo”Ti” nuk je piramida e Keopsit, jo nuk je Gjigandi i Rodit, Ti, je vetë mrekullia e dores së Zotit! . Po, të voglin Veleçik që ke pranë të mbështetur si vëlla “Siamezë” Vallë mjegullnaja e shekujve ua ngjiti emrat, toponim si “Bratosh”, “Veleçik”, “Vorri iPapës”. Bratoshi po quhet vëlla i parë i Kastratit, që ka Faltoren e moçme, Kishën e ShënMarkut! . A thua, gjurmët arkeologjike të qytetrimit në Tumbat të Kosanit, janë themelet e kahëmotshme të Kastratit, buzë Shoganit? E “Syni i Virit” dhe i “Shoganit” a mishron shpirtin bujar e mikpritës të këtyre anëve? Ndoshta kalorsit Epiko-Ilirik, Muji e Halili trokun e kuajve e ndalën aty në breg të Virit! . A vërtet duhet mendua dhe besua ndonjëherë se hipoteza ka me u shndrrua në tezë, për një teori dashamirëse bajzianësh se: -Castriota, Castro, Caster s’fundi Kastrat Është fisi i të madhit Gjergj Kastrioti-Skanderbe pikërisht prej trojeve të Kastratit në Krujë ka shkua, a thua, a thua… ka me u njëmëndsua!? . Po kjo Bajza përse me kaq zë e famë, a thua se bijtë e saj trima të pushkës e penës, u kalitën nëpër kalandrat epike të kullave? ku Malsia krenohet për luftën kreshnike të atyre burrave! . Ai Bregu i Shpellës Frashrit dikur ishte logu i “Zanave” e “Orve”? Kah e vona u kthye si prelud i herojve, përvullnetshëm me i përjetua legjendat e kohëve, si vende me beteja patriotike të motmoteve. . Oh, aty nisi vikama e luftës Sukave të Moksetit, me kryetrimin Mirash Luca i mëhallesVuçetit, me ata vigana të Kastrat-Shkrelit, trup për trup luftuan me asqer Hyrrjetit! . Gjelosh Gjoka i urtë, prej Kalasë lëshoi ushtim: -O Ismail Pashë largo ushtrinë, se Korba e Sorra me asqer tuj po i ngi! Borizani turk me lotë qante gjakderdhjen, zani i Burisë vajtonte tmerret! . Hej a, mos kjenë Teutont, Spartan apo Diameda, ata trima të çartun? Po, të atillë ishin… Bajzianët, Gjeto Daka, Vasel Pjetri e Gjeto Deda, se në breg të Shpellës Frashnit 6 nizam turq i coptuan me kmesa, ua derdhën gjakun për dhe si gurrë, Gjeto Daka mbeti përjetsisht hero në Flamur! . Në Kuvend të Greçës Prijsi trim e i urti Dod Preçi Bajraktar i Kastratit, me gazetarin Englez e fitoi me mençuri debatin, e në “Lahutë të Malsisë” Fishta kangën i’a shkroi. . Edhe Kaçel Preçi i vellai i bajraktarit ra si hero Fyt për fyt në luftë me turqit në Prrua të Thate, përballë forcave turkoshake të Turgut Pashës. . Eh, antikomunistat bajzianë të alarmuem në shpirt inspiruan me ngulm, tuj thanë At.Çeril Canit; -Bjeru Kambanave të Kishës, në shenjë kushtrim me u mbledhë burrat, për kryengritje kundra partizanëve të bishës! . Heroi kreshnik Gjon Martin Lula, bashkë me luftëtarët Mirot Paloka e Lac Kola në moshë të burrërisë i thanë vdekjes eja për të sjellë ditët e lirisë, me zemrën e tyre si të Anteut, derdhën gjakun për fe e demokraci të Atdheut. . Me ujin e Shpellës së Frashnit u rrit, edhe Baritoni i famshëm që e pati njohë Europa, i madhi Lukë Kaçaj, në Bajzë e lindi Nanlokja. Zani i tij ushtoi në Skenat prestigjoze të Operave, artistin kërkoj ta mbante Teatri BalshojMoska. . Po dhe po i biri Bajzes Dod Kaçaj kje mësues, Poet, orator demokrat deputet, sokol e i paharruar, por që jeta i fali ditë krejt pak! . Prej Dedushajve në Vukpalaj të Kastratit U lind edhe një filozof, një profesor! At. Andre Nargaj e gjithë jeta e tij kaloj në diasporë, Diplomua nepër Universitete të Romes e Neë-York, i përkushtuam si bari shpirtnuar në udhën e Zotit. Ndoshta i vetmi shqyptar në 5 kontinente me aq aftësi, që dha leksione në New-Jers, 32 vjet teologji Ajo plejadë kreshnikësh lanë jehonë e gjurmë të arta, O Kastrat, thuru kangë e nderoi në shekuj ato gjenerata. . Ndër kangë epike u këndoj bilbili i Bajzes Kol Buci Neper podium, kudo shkoj skenat i tundi Me nje za brilante të kthjellët e të pastër Jehoj zani i tij edhe në Kala Gjinokaster. I këndoj treves Malsise Madhe e Flamurit Heroijt kombëtar, trimit Ded Gjo Lulit. . Pajtimtari gjaqeve i urti Palok Luni nder sofra gjaqeshe kembkryq vellezrit malsor me mencuri për rrafshi i uli Më fale, – tha Paloka, -Eshte gjithmonë më shtirë por trimi eshte Ai… qe gjakun ta falë Se sa dora e krimit me tërhek gishtin me vra e me të lanë pa djalë! . Gjeto Turmalaj Stamford,usa. Korrik. 2007.
Mërgimtarit, Shpëtim Hajdari i janë dashur më shumë se gjashtë vjet për t’u kthyer në Kosovë, atje ku po e priste e dashura e tij që e kishte njoftuar përmes “Instagram-it”.
Ajo bashkë me nënën e tij kishin dalë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, dhe me padurim po e prisnin çastin kur ai do t’i shihte e përqafonte.
Nëna e Shpëtimit, derisa po priste atë të vijë, me zë të dridhur tregoi për ATV-në se sa të vështirë e ka pasur ta përcjellë djalin para gjashtë vitesh, gjersa shtoi se edhe kur ia ka kumtuar lajmin se po vjen, e ka përjetuar njëjtë.
“Kur më tha se po vjen, kam qarë gjithë ditën, sikur atë ditë kur është nisë. Janë emocione të përziera, sikur atë ditë që është nisë, qashtu edhe atë ditë kur më tha se po vjen. Disi më kujtohej krejt periudha se si ka shkuar, çfarë ka hequr,” – u shpreh tutje nëna e mërgimtarit.
Në anën tjetër e dashura e tij tregon se sa kohë ka që janë njoftuar.
“Afërsisht në shtator i bëjmë dy vjet që jemi duke fol bashkë. Është sot hera e parë që do ta takoj ‘live’ dhe jam plot emocione dhe mezi s’po pres me e pa,” – u shpreh ajo.
Lot gëzimi e emocione pa fund erdhën në momentin kur Shpëtimi e përqafoi nënën e tij me të mbërritur në aeroport. Ai për asnjë çast të vetëm nuk i largonte dy duart nga qafa saj gjersa lotët i shkonin rrëke.
“Unë po tregoj drejt, gjithë rrugëtimin që e kam bo për të ardhur këtu, unë mendjen e kam pasur veç tek nëna,” – ishin fjalët e Shpëtimit me të mbërritur në shtëpi.
“Ka disa shokë të mi që janë martuar me gjermane, polake por unë nënës time i kam premtuar që veç shqiptare do ta marrë dhe jo tjetër. Kam punuar vet, i kam bërë letrat vet vetëm për të ardhur e për ta marrë këtu prej Kosove dhe nëna të jetë e lumtur me gjithë familjen time. I madhi zot, kjo është dhuratë prej zotit. Nuk e di se si jemi njoftuar në ‘Instagram’ dhe kemi vazhduar duke shkruar. Na ka pëlqyer muhabeti dhe unë isha në Gjermani dhe nuk kisha qysh me dal me e pa këtë vet. Pastaj i thash motrës së madhe, dil ti,” – thotë tutje ai.
Vaksina e AstraZeneca nuk ka rritur rastet me mpiksje të rrallë të gjakut me nivele të ulëta të trombociteve tek njerëzit pas dozës së dytë, sipas një studimi të publikuar këtë Javë, që pritet të ulë shqetësimet mbi efektet anësore të vaksinës. Raporti i publikuar në prestigjozen mjekësore “Lancet”, zbuloi se norma e vlerësuar e trombozës me sindromën e trombocitopenisë (TTS) pas dozës së dytë të vaksinës ishte 2.3 për 1 milionë të vaksinuar, ç’ka është një normë e tipike me ata që nuk janë vaksinuar, sipas AstraZeneca.
Kjo normë ishte 8.1 pas dozës së parë, shton kompania. Hulumtimi, i drejtuar dhe financuar nga AstraZeneca, vlerësoi rastet e raportuara brenda 14 ditëve të administrimit të dozës së parë apo të dytë nga data 30 Prill, duke përdorur databazën e kompanisë mbi sigurinë botërore. “Këto zbulime mbështesin administrimin e vaksinës me 2 doza, për të ofruar mbrojtjte ndaj Covid si dhe variantet shqetësuese”- tha ekzekutivi i lartë i AstraZeneca, Mene Pangalos.
Vaksina, e krijuar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, ka mbetur mbrapa në garë, pas disa goditjeve, përfshirë vonesave në prodhim, padinë e komisionit Europian dhe rasteve me mpiksje të gjakut. Rregullatori i Barnave në BE, ka shqyrtuar rastet e trombozës që prej muajit Mars dhe ka zbuluar një lidhje me vaksinën e AstraZeneca dhe të Johnson &Johnson. Megjithatë, organi ka bërë të ditur se përfitimet nga të dy vaksinat tejkalojnë rreziqet e efekteve anësore. NJë total prej 316 rastesh me sëmundjen janë regjistruar tek të rriturit që morën vaksinën e AstraZeneca në Zonën Ekonomike Europiane deri më datë 28 Maj,
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.
Sot nën praninë e xhirimeve të televizionit shtetëror italian RAI UNO në Sallën e Koncerteve T. Harapi u mbajt masterklas nga Ekland Hasa me nxenësit:
Nikol Tuka klasa e 12, Liszt Mephistovals. 2. Jurgen Aliaj klasa e 11, Beethoven Patetika, Rachmaninov Moment Musical nr 4. 3. Xhesika Aliaj klasa e 7, Haydn sonata re mayor, Chopin Walts do minor. 4. Erbli Zade klasa e 7, Haydn sonata do mayor, Kabalevsky Presto. Mirënjohje për këtë bashkëpunim!
Sot kam marrë shkasë nga shumë ngjarje që kanë dhe po tronditin jetët tona si në mërgim, por edhe ato në vendlindjen tonë. Skamja e stisur sociale është subjekti i një revolte që më stërmundon shpirtin dhe të dashurit e mi që unë sot nuk dua ti përmend direkt. Jam koshiente që unë jam dhe dua të mbetem kjo që jam, pasi pasioni për jetën tek unë do të sjellë dashuri me lypje sociale të drejtë dhe të sinqertë 🙏🏻🙏🏻🙏🏻❤️❤️❤️❤️❤️
Lypja sociale…
Sot, në jetët tona, format post traumatike të stresit janë një formë autoktone të kamufluara. Ato janë kthyer në rrjete merimangash që japin e marrin dinjitetin me shtrirje të papara dhe kjo nëpërmjet lypjeve sociale. Dikur lypsat kishin një organizatë që shfrytëzonte edhe kërthijën në barkun e nënës, por që e ardhmja e priste me shkëlqimin ditës së akullt pa shpresë, rrugëve të botës. Intelektualët si dhe ata puntorë gërmonin xhepat deri në thërrimen e fundit të 15 ditëshit, për t’ mos riskuar në gllabërimin e borxhit për ditët që do të vinin. Mbijetesa ishte një operetë me korret masakruese, që si kambanë ushtonin dhimbje, thirrje, klithma varfërie të pathëna dhe të detyruara. Në varre akoma dëgjohen rrënkimet me pendesa të borxheve, ku xhelati pret akoma për ringjalljenme sopatë në dorë për ri-vrasje. Shpresa kish lyer fytyrën me gjakun princëror të kacidhjarëve, por me brekët në dorë prisnin monedhën e artë të kërciste. Sot brekamanët janë kthyer në bilionerë nga nderi i lypur në “krevatët perandorakë” të Elizabeth Taylor. Lypja sociale është kthyer në një sociopathi gjenetike, që qan e qesh vetveten nga mëngjezi në darkë. Sytë janë gjuetarët e natës së largët që presin “bamirësinë” e rradhës. Eofelinë magjepse e kanë një hipnozë katalitike, që vjen me shpejtësinë e gravitetit, por që mpin çdo realitet dhe me po atë shpejtësi rrufeje mbyt të zotin. Unë, sot po kërkoj mendimin të më kthjellojë kohët, ato që unë i desha siç më deshën. Akoma nuk kuptoj pse është krijuar sinopsi apo idealizimi tragjiko-komik në jetët tona shqiptare. Pajtimi me frazën dikur: “Lypja ka faqen e zezë, por pa gja s’ të len…”, është një formë sociale të të mbijetuarit. Të papunët intelektualë si lejlekët fluturojnë të rëmbejnë edhe gjahun e fundit që i mbijetoi shpresës për nesër. Dikur një lugë sheqer, sot kërkojnë tenxheren me vrerin e botës për ditët që do të vijnë. Nesër qiellit ia rrëmbejnë stuhinë, pasnesër diellit i grabisin zjarrin që të shuajnë gjithësinë. Po ku është ajo plejadë që në skena luajti krimet si role, por më pas i’u dha kama aktoreske për vetëvrasjen e rradhës. Njerëzia duartrokiste dhe priste përkuljen e nderimit të aktorit të pajetë. Thërritjet “bizzz” të spektatorit në hapësirë nuk njihnin realitetin jetë a vdekje, por rebeloheshin për të hedhur edhe një monedhë për homazhin e pashkruar Makbethian. Zërat ulërinin nga fundi i tokës për turpin e pashkruar. Në sofrat e “pusht-hierarkëve” kishin dashin me bole që i’ua çnderonte gratë nji e nga nji. Por, kjo ishte një lojë e rradhës pasi ata ishin sakrilegji i rradhës që kishin humbur një popull të tërë gojëdhënash. Në vorbullën e komedisë ata ishin taksidarët arkaikë, anadollakë që pshurreshin nga hija e tyre e bërë tapë. Familjet e gjora shpesh kacafyteshin me vetveten për pak, por pak ishte më shumë nesër dhe, kjo zgjonte ndërsjelljet sociopatike të ndërsjella. Lypja e dashurisë ishte kthyer në një marrëveshje të mbyllur në sirtarin e gurtë dhe, për çelës kishin dhimbjen mortore të përjetshme. Sa shpesh më vijnë ndërmend buzëqeshjet e çiltëra dje, por sot kanë dhimbjen që nënkupton nënshtrim dhe varësi patetike sociale. Pse vallë kjo trysni të kërcasë me kaq forcë në shpirtrat tona?!… Pse ky kalvar homogjenial të zvarritet në rrugët e saj për një copë nder të hedhur si lëmoshë?!… Pse harrojmë dhe bëjmë pasivë njerëzit tanë si një robëri bisnesi familjar?!… Pse duhet t’ ua shtypim dhe mposhtim shpresën e dashurisë?!… Ne si shkaktarë dhe mëkatarë edhe pse në trastë kemi paranë apo gurin e djallëzisë, harrojmë gjakun e përbashkët dhe mbjellim vrerin e dashurisë. Krenaria sot ka marrë format më Bipolare sociale, e cila vritet me një pikë ujë dhe qesh me ironinë e fatit të pashkruar në dramat Shekspiriane. Sa shpesh të kam dënuar ty shpirti im i lirë, edhe netëve të kam vjedhur gjumin, vellos së ëndrrës për shpëtim i kisha thurrur kurorën e pavarësisë. Sot në botë unë lyp dëshirën që ndjell respektin reciprok. Nuk di nëse kjo formë lypje ka faqen e zezë, por unë jam e bindur që me forcën e shpirtit tim të pastër ja kam grabitur tërësinë dhe bardhësinëe dashurisë. Unë këtë e kërkoj si respekt për vete dhe karakteristikë të kulturës nga ku unë erdha, shkoj dhe do të vi në vijim…
Si qënka kjo jetë Jete me shumë halle Lind dhe rrit fëmijët Dhe ngel vetëm fare
-sa të merë malli Kur ske fëmijët pranë Rri si i vetmuar Derth lotë ,dhe qanë
-derthë lot nga malli Lot nga dashurija Kur ikin fëmijët Boshatiset shpija
-Ndihesh shumë i pasur Kur ke fëmijët pranë Kur ke djamantët Ske çe do paranë
-Fëmijët janë jeta Janë lumturija Ata të mbajnë gjallë E jo pasurija
Ymer zotaj 25/07/2021.
Sështë si më parë vllazëria:
Kur ke mundësi e ndimon Je i mirë,sa shumë të duan Kur s’ndimon dot,ske mundësi Nuk ka më të lig nga ti
Sot ka ikur dashuria S’është si më parë vllazëria Të gjithë brënda shtëpis S’pyesin për soj e për fis
Qënka botë gënjeshtare Kështu se mendonim fare Njerzit kan marë arratinë Dhe të bashkuar nuk rrinë
Angëli,Amerik Gjermani,eBelgjik U eshtë bërë mëndja Dhallë Kush të largohet më par
Sa forcë paska paraja Ndaka djalin nga mamaja Ndaka vëllan nga vëllaj Ndaka djalin nga babaj.
Ymer zotaj 20-03-2021.
Një poezi për të rnjtë që largohen në kurbet me titullin
Të kam hilaçin e zemrës:
1)Ika në kurbetë Ika unë pa pritur Të lashë të vogël Të lashë për tu rritur
2)Të lash për tu rritur Të bëhesh e madhe Edhe sa të kthehem Të ,të mar për fare
3)Ja dhe erdhi dita Që unë prap u ktheva S’vajta në vënd tjetër Por tek ti unë erdha
4)su besova syve Dhe stë njova fare Ishe bërë e bukur E gjatê si lastare
5)Tu ula në gjunjë Të kërkova dorën Të çoja unazën Të vendosja orën
6)sa shumë u gëzova Kur ti më pranove Zëmrën e plagosur Ti seç ma shërove
7)Do të marë për fare O e bukre hënës Të kemë për gjithmonë Hilaçin e zëmrës.
Ymer zotaj
3-03-2021.
Mëndjen seç ta bënê dhallë:
1)Në çdo vënd,ku kam shkuar Me shok ku kam bizeduar Me ata që janë të zgjuar Bisedat i marim shtruar
2)çfar skuptajë unë i pyes Dhe ata më pyesin mua Kur vjën ndonjë torollak Të gjidhve na ka sfiduar
3)kur të gjithë janë të zgjuar Dhe në mest hyn maskaraj Neve kurrë se musim dot Ai na fiton kollaj
4)sepse ai zdgjonë fare Zdi se për çfarë ,bëhet fjal Vetëm di të kundërshtojë E ta bënë kokën dhallë
5)Gjithmonë njeriu i pa ditur Bënë sikur është filozof Goja kurrë si pushunë Dhe pse kokën ,e ka bosh
6)Ndaj në tavolin kur rrini E ndonjë tip të tillë kini Më mirë ,hani e pini Edhe veshën mos na vini
Më shumë për humor të qeshni pak ju miq që keni qejf poezitë
Ymer zotaj 2-03-2021.
Bota e interesit:
1)Gjithë njerzit sotë Janë me interes Kudo qe të shkoshë Kudo që të veshë
2)po ske gjë në dorë Njeri sta vë veshë Dhe me gojë stë flasin Stë thonë mimëngjes
3)Kurë ke një detyrë Gjithë të vinê vërdallë Bëjnë sikur të duan Për ty kanë shum mallë
4)Po të jeshë i varfër Nuk zgjith dotë një hallë Në çdo vënt që vete Do të bjen vërdallë
5)Çbëhet kështu sotë Është prishur dynjaja Gjithë njerzit e kanë Mëndjen tek paraja
6)prandaj mosë rrini Ikni e punoni Që hallet ti zgjidhni Edhe mos të vuani
7)Shpëtimi i njerzve Nukë është partia Është puna,djersa Edhe pasuria
Ymer zotaj 21-02-2021.
As nje ste doli per zot:
1)mjera ti moj shqiperi 30 vjet demokraci Te gjith behen patriot As nje ste doli per zot
2)kur vin zgjedhjet behen burra Do bejme xhade ,do bejme ura, Do tu bjem uji neper shpira Vetem ne do bejm çudira Vetem per ne do votoni Ne se doni te shpetoni Ne nuk dim te bejm shaka Do tju japim dhe para Vetem per ne te votoni Do tju japim çfar te doni.
Një poezi që u detikohet emigrantëve qe kanë lënê prindrit vetëm dhe janë larguar nga shqipëria .
Ska në botë si shqipëria:
1)Më kujtohet ajo ditë Kur u largova nga shtëpia Mora rrugën e kurbetit Ku po vija nuk e dija
2)Qe një rrugë shumë e gjatë Rrugë që skishte mbarim Ska mbaruar edhe sotë Që trishtojë shpirtin timë
3)Lasĥë prindrit që më rritën Me shumë vuajtje dhe mundime Edhe pse jamë këtu largë Atje eshtë zemra ime
4)për çdo ditë tek dera presin Lotë në sy ,e mall në zëmer Edhe djali si po pretë Që të puthë dorën e nënës
5)ku u linda ,e u rrita Atje në viset e mia Aty është zemra ime Ska në botë si SHQIPËRIJA.
Tani jam milardjer:
1)çfar fati kam patur unë Ska per ta patur njeri Kisha një kope me dele Edhe një kope me dhi
2)Dhe pa pritur,vinë më thonë Ty të kemi bër Drejtor Unë kisha një dipllom fallso Qe lexonte profesor
3)Vesha kostum dhe kollare U nisa për në qytet Fillova punën drejtorë Habita gjith një milet
4)S’kisha mbaruar filloren Zdija mirë të lexoja Më erdhi fati dhe mua Gjith mësust ti kumandoja
5)filluan mësust të më pyesnin Drejtor ku je dipllomuar Po më pyetët më kështu Të gjith kam për tu pushuar
6)Njëri-tjetrin panë në sy O bo bo qënka nevrik Duket që qënka i mënçur Do ket mbaruar në Amerik
7)Nuk dija se çfar të bëja Nuk dija nga ta filloja Dhe pastajë u mendova Thash zanatin ta nderroja
8)Nga çobanë bagëtije U bëra shef policie Ky zanat më kish lezet U bëra me pistolet
9)Mora policêt me radhë U thash do tu heq zëvarr Me mua zbëhet shaka Dit për ditë dua para
10)Fatin që kam patur unë Ska për ta patur njeri Tani jamë milardjerë Gjith njerzit më kanë zili
Ymer zotaj13-02-2021.
Bota prap do rregulloht
1)kush e priste,kush e dinte Se kjo mortje ,nga do vinte Asnje se keshte menduar Virusin e mallkuar
2)seç na prishi terezine E tmerroj gjith njerezine, Ku vemi e ku kalojm Njerzit dot nuk i takojm,
3)s’takohesh dot me njeri As ne rruge e as ne shpi Edhe kur takon nje mik Se puth dote se ke frik
4)vrusi erdhi nga kina Mbase na ben pune vaksina Vaksina po zberi pune Na mori te gjith nje lume
5)eshte virus i pa bese Por njeriu rron me shpres Keshtu paska qene e shkruar Qe te vuaj dhe ky bres.
Shen. i Redaksise V:O – Ky cikel me poezi eshte derguar nga vete Autori.
Janë të rrallë ata mërgimtarë të cilët nuk kanë ndjenja për vendin e lindjes, siç janë të rrallë disa gazetarë të cilët me apo pa vetëdije futen në shërbim te projektit famëkeq ” Përçaj dhe sundo ” mundohen në Kosovë të fusin përçamje në mes te popullit në Kosovë dhe mërgimtarve. Kumonën e këtyre gazetarve po e mbanë Valon Syla të cilin e ka pozicionuar TV7 dhe ngazëllehet fshehurazi si struc me dëshira dhe ide që i projekton thell në zemër kundër mërgimtarve. Mërgimtarët e lan vendlindjen për mbijetesë dhe për ta shpëtuar kokën, politika ishte e tillë, (largimi nga vendet e punes dhe ndjekjet e antarve te organizatave ilegale ….nga regjimi i asaj kohe) TV7- shi me qëllim të caktuar i bombardon mergimtarët me lloj-lloj fyerjesh, sidomos pas ndërrimit të pushtetit në Kosovë kur pothuajse 100% Mërgata e mbeshteti Vetevendosjen e cila po vinte në pushtet, ndaj, per këtë arsye filluan fyerjet e TV7 ndaj mërgimtarve. Mërgata edhe pse fizkisht e ndarë nga Vendlindja ajo për asnje çast nuk ishte e ndarë shpirtërisht nga Vendlindja, rasti i fundit per t‘ u çmallur me familjar dhe Kosovën na sprovoi edhe me tragjedi, rasti i fundit në Kroaci … Rast i dhimshëm, shumë i dhimbshëm…lutem që të mbetet i fundit rast tragjik për mërgimtarët, lutem edhe për të fundmet fyerje drejtuar mërgimtarve, por s‘ mund të them se do të jenë të fundmet fyerje përderisa në mesin tonë ka gazetar, mashë e doktrinës Përçaj dhe Sundo !