Home

Lajme

Ali Ahmeti,ky mercenar në shërbim të sllavizmit

No Comments Lajme Opinion

Prof.dr. Eshref Ymeri

Ali Ahmeti,

ky mercenar në shërbim të sllavizmit

Një shënim me tingëllim aktual pas kërkesës së mercenarit Ali Ahmeti për pajtimin

e shqiptarëve me serbët

Në kalanë e fshatit Sellcë të Maqedonisë, më 16 mars 2012, për të njëmbëdhjetën herë, u zhvillua aktiviteti me temë “Pranvera e Dinjitetit”, një manifestim ky që mbahet për të përkujtuar dëshmorët e rënë të luftës së vitit 2001. Me këtë rast, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi:

“Program i UÇK-së, është i pandalshëm siç nuk ndalet ky diell, pavarësisht se disa thera të vogla mendojnë se mund ta ndalin dritën e diellit. Amanet që nga rilindësit e deri tek ushtarët e UÇK-së e kemi të jetojmë të lirë në hapësirat ku ne jetojmë. Dhe ne do e bëjmë se nuk bën ndryshe , shqiptarët do frymojnë lirshëm dhe pa kufij”.

Nga kjo përshëndetje Ali Ahmetit, mësojmë se ai kërkon ta nanurisë popullin shqiptar në Maqedoni me pallavrat e veta karakteristike për jetesën e shqiptarëve pa

kufij. Por është halli se kufijtë po i ruajnë me xhelozi sllavogrekët. Me kësilloj deklaratash të paturpshme edhe gati 11 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, Ali Ahmeti, ky sulltan i popullit shqiptar në Maqedoni, po e vërteton në praktikë që është një tradhtar i regjur i kombit shqiptar dhe një shërbëtor besnik i sllavizmit.

Drejtori i Radios “Kosova e Lirë”, zoti Ahmet Qeriqi, shkruan:

“Luftëtarët e lirisë nuk e mirëpritën marrëveshjen, meqë ishin qind për qind të bindur se autoritetet sllavomaqedonase njohin vetëm një gjuhë, atë të forcës, e cila i detyroi ta nënshkruajnë armëpushimin, në të cilin kreu i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nuk diktoi kushte, edhe pse kishte forcë të diktonte dhe të mos i lëshonte armët nga dora, për shkak se në mënyrë direkte nuk ishte palë në bisedime… Dihet, po ashtu se asokohe, në Shkup, kishte shkuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, admirali Gregori Xhonson dhe i kishte bindur autoritetet e Qeverisë së Shkupit se nuk mund ta fitonin luftën kundër shqiptarëve, por mund ta ruanin shtetin e tyre, nëse do të nënshkruanin një marrëveshje, e cila do t’ i joshte shqiptarët mendjelehtë dhe do të ruhej status quoja edhe për një kohë të gjatë në këtë shtet të krijuar si Republikë jugosllave në vitin 1945 (Citohet sipas faqes së internetit “I robëruari s’ka ç’humb në luftë, përveç këmishës së zezë të robërisë”. 16 dhjetor 2009).

Pra, admirali Xhonson, si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, kishte shkuar në Shkup për të përcjellë

mendimin e kristalizuar të Evropës se shqiptarët janë mendjelehtë dhe ata mund t’i joshësh fare kollaj me çfardolloj marrëveshjesh në dëm të interesave të kombit shqiptar. Deklarata e admiralit Xhonson nënkuptonte tradhtinë e Ali Ahmetit në krye të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, i cili, për interesat e karrierës së tij të fëlliqur politike, ishte gati të bënte kurban interesat kombëtare të popullit shqiptar në Maqedoni dhe të shkelte mbi gjakun e dëshmorëve të rënë në beteja. Mendjelehtë nuk është kombi shqiptar, mendjelehtë nuk është populli shqiptar në mbarë trojet e veta etnike, mendjelehtë janë mercenarët dhe tradhtarë që dalin nga gjiri i tij, të cilët “për kolltuk dhe ylefe” shndërrohen në paçavure për të fshirë këpucët e të huajve. Deklarata e admiralit Xhonson, po ashtu, nxjerr në shesh një të vërtetë tragjike për kombin shqiptar: klasa politike shqiptare, në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup, është një mercenare e kualifikuar dhe tradhtare e çështjes kombëtare shqiptare.

Me këtë deklaratë prej tradhtari besnik të sllavizmit, Ali Ahmeti kërkon që ta vërë në gjumë popullin shqiptar në Maqedoni dhe të vazhdojë të përjetësojë pushtetin personal, duke u tërhequr zvarrë para shovinizmit sllavomaqedonas.

Tiranë, 16 mars 2012

Ardian Gjini shokon me mesazhin: Akuza se numri i vdekjeve prej ditësh nuk raportohej saktë

No Comments Aktualitet Lajme

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka shokuar me një postim në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ku ka insistuar se numri i vdekjeve ditore nuk po jepet saktë.

Konferenca për shtyp e ministrit Arben Vitia për situatën pandemike ka nxitur shumë reagime. Një nga ata që reaguan ishte edhe kryetari i komunës së Gjakovës, Gjini, i cili bëri të ditur se rastet e vdekjeve nga Covid-19 nuk po raportohen saktë.

“Po ashtu e dimë se rastet e vdekjeve nuk raportohen saktë. Numri i vërtetë nuk është raportuar, duke i shtyrë raportimet për disa ditë, ndërsa tani kur rastet janë grumbulluar, dalin shifrat në shesh”, ka thënë Gjini, përcjell Periskopi.

Mes tjerash Gjini ka treguar edhe për reduktimin e numrit të dozave të vaksinave të ndara për komunën e tij.

Më poshtë mund ta shihni postimin e plotë të Gjinit, ku insistohet për raportimin e shtrembëruar për vdekjet. /Periskopi/

Ardian Gjini

Nga 1700 doza të vaksinimit në ditë deri para një jave, qendra e vaksinimit në Gjakovë tani i jep më pak se 500.
Punëtorët shëndetësorë ishin të gatshëm të punojnë edhe të dielave por nuk u lejuan, me pretekstin se nuk lëshohet SISH.
Po vërtetohet, ashtu siq kryetarët e komunave e dinin por nuk flisnin sepse nuk donim ta rëndonim gjendjen, se vaksina ka pak.
Poashtu e dinim se rastet e vdekjeve nuk raportohrshin sakte. Numri i vërtetë nuk është raportuar, duke i shtyre raportimet për disa ditë, ndërsa tani kur rastet janë grumbulluar, dalin shifrat në shesh.
Shumica prej nesh jemi kursyer nga komentet, vetem për të mos e politizuar tragjedinë që na ka kapluar, por qeveria po bën politikë. Shumë keq!
E sonte hipokrizia shpërtheu!! Kërkojnë nga qytetarët që të vaksinohen, thuajse qytetarët po refuzojne të vaksinohen!?
Qytetarët nuk po mund të sigurojnë termine për vaksinim, kjo është e vërteta.
T’i fajësosh qytetarët kështu?? Kulmi i hipokrizisë.

I poshtëruar sepse besonte në Zot.

No Comments Argëtim Kuriozitet

Një djalë i ri që punonte në ushtri ishte vazhdimisht i poshtëruar sepse besonte në Zot. Një ditë kapiteni donte ta poshtëronte para trupave.
Thirri të riun dhe i tha: Djalosh hajde këtu, merr çelësin dhe shko parko xhipin përpara. I riu u përgjigj:
Unë nuk di si të ngas! Kapiteni u përgjigj: Atëherë kërko ndihmë nga Zoti yt! Na trego që ka!
I riu mori çelësin, shkoi drejt automjetit dhe filloi të lutet. Më pas parkoi xhipin me makinë ashtu siç donte kapiteni.
Kur doli ushtari i ri nga xhipi i pa të gjithë duke qarë. Të gjithë i thanë: ‘Ne duam t’ i shërbejmë Zotit tënd. Ushtari i ri u habit dhe pyeti-çfarë po ndodh? Kapiteni duke qarë hapi kapuçin e xhipit dhe i tregoi të riut :- se makina nuk ka motor!
Pastaj djali tha :- E sheh?
Ky eshte Zoti qe i sherbej, asgje nuk eshte e pamundur tek Zoti, Zoti qe i jep jete atij qe nuk ekziston. Ju mund të mendoni se këto janë gjëra të pamundura, por tek Zoti të gjitha gjërat janë të mundshme.
Po e lexon këtë, Zoti po punon për super mrekulli në jetën tënde. Thuaj ” Amin ” dhe #shpërndaje nëse beson në mrekullitë e Zotit!

Fadil Lushi – RIPOHIMI I NJË “MESELEJE” TË DENIGRUAR!

No Comments Argëtim Histori

ME SEBEP!
RIPOHIMI I NJË “MESELEJE” TË DENIGRUAR!
Sot e gjithë ditën e Perëndisë.., sot pas më se një gjysëm shekulli, nga kujtesa ime pamore dhe dëgjimore, në asnjë mënyrë, nuk më hiqet një “mesele” e vjetër dhe e vërtetë.., një ndodhi dehumane po aq deemancipuese! Ishte moti 1967. Asokohe, një nxënës, në një shkollë të mesme, nuk kaloi provimin nga një program mësimor.., dhe kur Kryetari i Komisionit, “mcuesit prej kursisti”, i kishte kërkuar notën kaluese, ai ishte përgjigjur: “Nxënësi NN, detyrimisht do përsëris vitin shkollor!” Arsyetimi i “mcuesit” prej kolaboracionisti, lëre që ishte banal, i pakuptimtë por edhe idiotesk! Nxënësi që nuk kaloi vitin, ishte çun i vetëm i një atdhetari, i cili dikur kishte vuajtur dënimin prej gjashtë vitesh në “PETROVA RUPA” të burgut famëkeq të Goli Otokut. “Çuditërisht”, nxënësi “ngelaq”, pas shumë vitesh, në Universitetin prestigjioz të Zagrebit, fitoi titullin Doktor i shkencave të Natyrës.., ndërkaq i biri “i alamet mësimdhënësit”, doktoroi diku në hapësirat e barakës prej dërrasash, të një vendkalimi kufitar!
Im atë, dikur thoshte: “Hileja nuk harrohet kollaj!”

Burimi/Facebook

Pritjes i erdhi fundi! Do ju ike mendja kur te shikoni sa shume veta do marrin pjese. Ja se kur fillon.

No Comments Argëtim Thashetheme

Programi më i ndjekur i dashurisë dhe më i komentuari nga publiku i gjerë e mediat rozë “Për’Puthen” fillon së shpejti, pikërisht të hënën e parë të shtatorit.Lajmin e bën të ditur vetë autòrja e programit Olsa Muhameti, nëpërmjet një bashkëbisedimi të hapur në llogarinë e saj Instagram.

Ajo tregon se puntata e parë e këtij programi do jetë pikërisht me datë 6-shtator dhe ndér 8 mijë aplikime online dhe jo vetëm vetëm 500 janë përzgjedhur për audicionet.Nga këto 500-vetëm 16-djem janë përzgjedhur të jenë pjesë e programit “Për’Puthen” aplikimi për djemtë tashmë është mbyllur pasi numri i djemve pjesëmarrës konkurrent në “Për’Puthen” është plotësuar.

Ndërsa përsa i përket vajzave, ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit, formati është i njëjtë dhe numri është më i reduktuar se i djemve.Deri më tani janë përzgjedhur vetëm 3-vajza por aplikimi për audicione vazhdon akoma, kujtojmë se akoma nuk kemi të përzgjedhur nga vendi fqinj, Kosova.

Një pyetje politikës, mediave, intelektualëve dhe opinionit publik në Shqipëri

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Për politikën , intelektualët, për mediat dhe për publikun në Shqipëri kisha këtë pyetje:cfarë i duhet Shqipërisë marrëveshja e minishengenit ballkanik i ndryshuar tani me emërtesën “Ballkan i Hapur”?

Marrëveshjen për “Ballkanin e Hapur”në Shqipëri e kanë kundërshtuar vetëm disa, e kanë pranuar jo pak asish, ndërsa të tjerët si politika,mediat,intelektualët dhe opinioni publik nuk kanë reaguar , gjë që do të thotë se janë dakord me marrëveshjen.

Pyetje shtrohet kështu pse dhe për cfarë i duhet Shqipërisë minishengeni ballkanik kur: shqiptarët deklarohen dhe janë populli më proeuropian në Ballkan. Pra cfarë i duhet Shqipërisë “Ballkani i Hapur” me Serbinë kur shqiptarët duan të integrohen në BE dhe kur kjo marrëveshje i shërben vetëm Serbisë.

Pse të integrohen shqiptarët në një marrëveshje me sllavët e ishJugosllavisë kur në atë marrëveshje nuk pranojnë të hyjnë as sllavët boshnjakë, malazez, kroatë e as sllovenët, pra as ishkombet dhe ishRepublikat e ishJugosllavisë !?

Dhe pyetja tjetër vazhdon me atë se: kjo marrëveshje Beograd-Tiranë -Shkup a nuk është një marrëveshje antiKosovë përderisa Serbia nuk njeh genocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës, nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe Serbia punon në maksimum për destabilizimin e Kosovës dhe kundër njohjeve ndërkombëtare të saj.

Pastaj, si hyn Tirana në një marrëveshje të tillë me Serbinë kur Serbia ka aleat strategjik Rusinë dhe Kinën, dy kundërshtarët më të mëdhenj të Perendimit si dhe dy kundërshtarët globalë më të mëdhej kundër shtetit të Kosovës?!

A e dinë politika,intelektualëet dhe mediat e shoqëria civile në Shqipëri se Serbia është bashkuar me bllokun tregtar të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik (EAEU) të udhëhequr nga Rusia?!

Ai i dinë të paktën minimalisht këto politika, mediat, intelektualët dhe shoqëria civile në Shqipëri, si dhe disa nga Kosova, dhe si është e mundur pranimi i kësaj marrëveshje në Shqipëri dhe nuk pati ndonjë reagim serioz kundër saj ?!

Kjo marrëveshje e Shqipërisë me Serbinë e me Maqedoninë e Veriut që ka dakordësinë, miratimin e zellshëm por edhe si nismëtar kryeministrin aktual të Shqipërisë, Edi Ramën , kjo është një marrëveshje e panevojshme, anti-BE, antihistorike dhe thellësisht antikombëtare.

Prandaj ftoj dhe bwj thirrje pwr mbështetje mbarëkombëtare Memorandumit të Akademisë Shqiptaro-Amerikane e tw Shkencave dhe tw Arteve të Nju-Jorkut në SHBA.

Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve e Nju-Jorkut në SHBA, miratoi këtë:

M E M O R A N D U M

Me të cilin hedhim poshtë “leksionin” fashist dhe racist antishqiptar të Edi Ramës, se kinse kritikuesit shqiptarë të racistit serb Goran Bregoviq, “janë fashistë” dhe “kategoria më e ulët njerëzore” !?

Mirëpo, kjo është një gënjeshtër dhe sajesë propagandistike ordinere antishqiptare, mbase tërë bota e di, ashtu si dhe Tribunali i Hagës (1993-2021) në Holandë janë në dijeni se fashistë dhe kriminelë barbarë janë serbët, që kanë kryer tri (3) gjenocide ndaj kroatëve, ndaj myslimanëve boshnjakë dhe ndaj shqiptarëve në Kosovë, Jo shqiptarët. Kjo është historia më e re e fashizmit gjenocidal serb në Ballkan, JO shqiptarët, as kroatët e as myslimanët boshnjakë (1989-1999). Kjo është e vërteta, të cilën nuk e pranojnë vetëm fashistët dhe profashistët serbë në Ballkan, e më gjerë.

PRANDAJ, kryeministri Edi Rama mund mund t’i quajë “fashistë” dhe të “kategorisë më të ulët” ataviste vetëm ata serbë, që kanë therur foshnja, nëna shtatzëna, fëmijë, kanë dhunuar vazja dhe gra shqiptare (mbi 22000), kanë vrarë, kanë masakruar dhe kanë kryer krime të gjenocidit ndaj shqiptarëve, myslimanëve boshnjakë dhe ndaj kroatëve (1989-1999), JO, assesi viktimat e tyre kroate, myslimane boshnjake dhe shqiptare në Kosovë, të cilët me të drejtë dhe me arsye të plotë ia kanë kritikuar mikun e tij serb Goran Bregoviq, i cili në rolin e racistit hulumtues “shekncor” arriti ta “zbulojë” gjenezën nacionale të Nënë Terezës-Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, duke e quajtur “JEVGË”!?

Si është mundur që ai kryeministër shqipfolës i Shqipërisë londineze (1913), Edi (Kristaq) Rama për hir të solidarizimit dhe të adhurimit të rokerit racist serb Goran Bregoviq, të gjithë kritikuesit shqiptarë të tij, t’i ketë quajtur si “kategori më të ulët njerëzore” dhe si “fashistë serbë të Beogradit” , të cilët, sipas tij, e kanë kritikuar këngëtaren e njohur shqiptare “Dua Lipën vetëm pse është shqiptare”. Sipas mendjes së sëmurë të Edi Ramës, “dallimi i vetëm mes fashistëve shqiptarë nga fashistët serbë të Beogradit, është gjuha, ngaqë fashistët serbë kritikojnë serbisht, kurse fashistët shqiptarë kritikojnë në gjuhën shqipe” !

Këtë turp, këtë racizëm, këtëdiskriminim, këtë gënjeshtër dhe këtë shpifje ndaj kritikuesve shqiptarë, i bëri: (A) Për ta lartësuar dhe himnizuar këngëtarin serb Goran Bregoviq, i cili ishte “mysafir special” në Festivalin e Birrës në Korçë

(gusht 2021) dhe (B) Gjoja për ta dëshmuar veten si “alturisti më i madh në botë” se nuk i urren serbët e as Bregoviqin e tyre, i cili Nënë Terezën e quajti “JEVGË”, duke ia mohuar identitetin nacional shqiptar ! Aferim, ky është “humanizmi” dhe “shqiptarizmi” i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili nderoi dhe dekoroi Bregoviqin me “Çelësin e Qytetit të Tiranës (2014) !?

Ndërkaq, shtatë vjet më pas (2021), për herën e dytë Goran Bregoviqin e fton dhe e falënderon për pjesëmarrjen e tij në Festivalin e Birrës në Korçës, duke e “ngritur në qiell” si “këngëtar me famë botërore”!? – Ndërkaq, kritikuesit e tij shqiptarë i poshtëroi dhe i shpifi si “fashistë” të kalibrit fashist serb të Beogradit, sepse ia prekën keq ndjenjat, besimin, dashurinë idilike dhe miqësinë “platonike” ndaj serbëve dhe ndaj Serbisë së Madhe të Aleksandër Vuçiqit (president aktual) dhe të Goran Bregoviqit, të cilin Edi Rama (dikur si kryebashkiak i Tiranës) më 2014 e dekori si Qytetar Nderi, duke ia dhuruar “Çelësin e Qytetit të Tiranës”, edhe pse rokeri Bregoviq një vit më parë, saktësisht më 2013, Nënë Terezën Shenjëtore Shqiptare, e quajti “JEVGË” në gazetën londineze “The Guardian”. (Shih: https://ëëë.theguardian.com/music/2013/mar/08/goran-bregovic-remind-people-gypsy-culture-given ).

Rama përqafon Vuçiqi dhe Bregoviqin, kall shqiptarët, duke i quajtur “fashistë” dhe “barbarë” !!!

Ky paradoks antikombëtar provon sondën e hekurt të urrejtjes dhe të armiqësisë së kryeministrit Edi Rama kundër të gjithë atyre shqiptarëve (brenda dhe jashtë Shqipërisë Etnike), që nuk mendojnë njësoj sikurse ai; që nuk e shohin dhe, nuk e kuptojnë “botën ballkanike” serbosllave sikurse ai; që nuk gënjejnë, nuk mashtrojnë dhe, nuk manipulojnë njësoj sikurse ai; që nuk e duan dhe, nuk e respektojnë Aleksandër Vuçiqin njësoj sikurse ai; që nuk e çmojnë dhe, që nuk e lartësojnë rokerin racist serb Goran Bregoviq, njësoj sikurse ai, që nga ditët e rinisë së tij, duke e dëgjuar fshehurazi “rokenrollin serb”; që nuk e kuptojnë dhe nuk e interpretojnë historinë, propagandën, diplomacinë dhe

politikën e Serbisë pushtuese, gjenocidale dhe kolonialiste sikurse ai (duke apeluar shqiptarët e Kosovës, që ta harrojnë të kaluarën historike nën kudhrën dhe çekanin e shfarosjes nga gjenocidet e derisotme serbe (1878-1999); që nuk e izolojnë Kosovën nga “Ballkani i Hapur” sikurse ai së bashku me Vuçiqin dhe me Zaevin; që nuk i quajnë dhe, nuk i shpifin shqiptarët si “fashistë serbë të Beogradit” sikurse ai; që nuk i quajnë shqiptarët “kategori më e ulët njerëzore” sikurse ai, sepse ia kanë stigmatizuar mikun e dashur serb, Goran Bregoviq, për shkak se ai pa asnjë të drejtë morale dhe njerëzore, Nënë Terezën e ka quajtur “JEVGË” ; që nuk heshtin para këtij ataku antihuman çnjerëzor-mohimin e identitetit nacional shqiptar të Nënë Terezës, sikurse ai. Mirëpoi duhet të jesh i krisur mbi 100%, të heshtësh RACIZIMIN e këtillë brutal të serbit Goran Bregoviq ndaj Nënës Terezë të Shenjtë. Të gjithë ata njerëz, që nuk e kanë denoncuar dhe, nuk e kritikojnë këtë racizëm sui generis të Bregoviqit ndaj Nënë Terezës, që pa asnjë shkas, e ka quajtur “JEVGË”, janë antihumanistë, mashtrues dhe fallso, edhe para Zotit, edhe para drejtësisë, edhe para së vërtetës, edhe para bamirësisë gjithënjerëzore.

Nuk është njerëzore të gënjesh dhe t’i etiketosh kritikuesit shqiptarë të Goran Bregoviqit, hiq më ndryshe sesa “fashistë”, duke i krahasuar me fashistët serbë të Beogradit, dhe duke i përkufizuar si “kategori më të ulët njerëzore”, që do të thotë “barbarizëm”.

-Jo, or miku besnik i Bregoviqit dhe i Vuçiqit, Edi Kristq Rama, ti ke përqafuar tezat akuzuese serbomëdha, ashtu si ultranacionalistët serbë, duke i “kryqëzuar” shqiptarët si “fashistë” dhe si “kategoria më e ulët njerëzore”, por shqiptarët nuk janë fashistë e as terroristë siç pohojnë dhe gënjejnë vrasësit e tyre serbë, por ishin luftëtarë kombëtarë për çlirimin dhe lirinë e vendit të vet-Kosovës nga armiku shekullor gjenocidal serb (1912-1999). Pra, i gjori kryeministër Edi Rama mos gënje, mos manipulo, mos etiketo dhe mos shantazho shqiptarët e Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike, sepse

shqiptarët nuk janë fashistë e as barbarikë, por miqtë e tu serbë janë fashistë dhe barbarë, të cilët kanë kryer tri (3) gjenocide kundër kroatëve, kundër myslimanëve boshnjakë dhe kundër shqiptarëve në Kosovë, ku kanë vrarë dhe masakruar me qindra e mijëra sish, i kanë plaçkitur dhe i kanë djegur me gjithë pasurinë e tyre (1989-1999).

Amerika, NATO-ja dhe BE-ja mbështetën shqiptarët e Kosovës, se ishin çlirimtarë, që luftuan fashizimin dhe gjenocidin serb !

Ndryshe, sikur shqiptarët e Kosovës, të kishin qenë “fashistë” dhe “barbarikë” të “kategorisë më të ulët njerëzore” siç i ka shpifur kryeministri Edi Rama, as Amerika e as Evropa Perëndimore nuk do t’i ndihmonte në luftën e tyre për çlirimin dhe për lirinë e Kosovës. Mirëpo, pikërisht se ishin të zgjuar, të vetëdijshëm, të guximshëm, luftëtarë trima e vizionarë, të civilizuar në shkallë evropiane dhe botëroe ia arritën, që të përfitojnë: NJË SUPERFUQI BOTËRORE-AMERIKËN ME PRESIDENTIN E SAJ BILL CLINTON NË KRYE, SI DHE FUQITË E MËDHA EVROPIANE-ALEATE TË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS.

Kjo është e vërteta për shqiptarët e Kosovës, të cilët së bashku me UÇk-në, me Amerikën, me NATO-n dhe me BE-në, e ndoqën Serbinë pushtuese gjenocidale nga Kosova (24-mars -10 qershor 1999). Këtë histori të lavdishme çlirimtare kombëtare, antikoloniale dhe antigjenocidale, shqiptarët e Kosovës nuk do ta harrojnë kurrë, por do ta mbajnë mend përjetësisht si fitoren më të madhe dhe më vlefshme në historinë e Kosovës së Shqipërisë Etnike.

Prandaj, u ka ardhur fundi intrigave, porovokimeve, mashtrimeve, gënjeshtrave dhe manipulimeve të kryeministrit Edi Rama në kurrizin e shqiptarëve të Kosovës dhe, të vet shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, duke qenë se ai ka marrë anën e mbrojtjes së interesave politike, ekonomike, tregtare të Serbisë dhe të Rusisë në Ballkan.

-I ka ardhur fundi politikës, propagandës dhe diplomacisë së Edi Ramës në përzierje të çështjeve të brendshme të Kosovës, i cili së bashku me presidentin Aleksandër Vuçiq formuan të ashtuquajturin “Ballkani i Hapur”, me qëllim që përmes tij, t’u hapin rrugë Moskës dhe Pekinit, që të konfrontohen drejtpërdrejt me Amerikën dhe me NATO-n në Ballkan. Kush nuk e sheh këtë rrezik potencial, do të digjet nga realiteti.

Gjithashtu, kjo politikë e rrezikshme e tandemit Vuçiq-Rama i ngjet politikës së jashtme të viteve ’90 të kryediplomatit irakian Tarik Azis, i cili e bindi Sadam Huseinin, që Iraku ta okuponte Kuvajtin. Mirëpo, së fundi e paguan me çmimin më të lartë, ngase Amerika e shpëtoi Kuvajtin nga shthurja e tij si shtet.

Duke qenë se politika, propaganda dhe diplomacia e Edi Ramës kanë marrë anën e Beogradit, të Moskës dhe të Pekinit, ka ardhur momenti i fundit, që ky të parandalohet nga një politikë e tillë e rusifikimit të Ballkanit.

Për të paradaluar një rrezik dhe të tragjedi të këtillë të destabilizimit të sigurisë dhe të paqes në Ballkan, Qeveria e Kosovës nevojitet që urgjentisht të mbledhet me shtetet anëtare të Kuintit në Prishtinë (Amerika, Franca, Gjermania, Italia dhe Britania e Madhe), që të marrin masa konkrete të diplomacisë preventive për të paralizuar veprimet politike, propagandistike dhe diplomatike të Beogradit, të Tiranës, të Moskës dhe të Pekinit, të orinetuara kundër interesave strategjike, gjeopolitike, gjeoekonomike, tregtare dhe ushtarake të Amerikës, të NATO-s dhe të BE-së në Ballkan, me fokus të veçantë në Kosovë, me qëllim që ta fshijnë shtetësinë e pavarur të saj, ashtu siç po i konvenon Beogradit, Moskës, Pekinit, Bukureshtit, Bratisllavës, Athinës, Nikozisë, Madridit…etj.

Tandemi Vuçiq –Rama-pasues të dobët, por të rrezikshëm të Titos

Pa asnjë dilemë, se Aleksandër Vuçiq dhe Edi Rama janë ndër eksponentët më të rrezikshëm të inetresave komplementare të Amerikës dhe të aleatëve të

saj evropianoperëndimorë, seepse formuan “Ballkanin e Hapur” sipas idesë së “Federatës Ballkanike” të Josip B. Titos (1945-1980), që ipso facto synonte të ishte një shtet unik i madh i sllavëve të Jugut të Ballkanit me një sipërfaqeve prej “ 395 mijë kilometra katërorë; me 31 milionë banorë, me kryeqytet Beogradin. Në këtë projekt do të përfshihej edhe Kosova si njësi e Shqipërisë federale, Bullgaria, Rumania, disa pjesë të Greqisë, pjesa evropiane e Turqisë, si dhe disa pjesë të Austrisë, do t’i bashkoheshin Sllovenisë”.

Një ëndërr të tillë të Projektit të “Federatës Ballkanike’ të Titos për krijimin e një Federate të Madhe Sllave, e kanë hedhur në letër, përkatësisht në projektin e ri “Ballkani i Hapur” kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbusë, Aleksandër Vuçiqi dhe kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, me të vetmin qëllim që të ringjallin sferat e interesit të Serbisë, të Rusisë dhe të Kinës në Ballkan. Kjo është prapavija e thellë dhe e rrezikshme politike e “kovaçëve” të “Ballkanit të Hapur”, që ta përdorin si armën më të fuqishme paqësore për të ndihmuar Moskën dhe Pekinin, që me ushtritë dhe me armatimet e sofistikuara moderne të tyre, të hyjnë në Kosovë, me qëllim të rusifikimit të saj dhe të Shqipërisë në veçanti, si dhe, në përgjithësi të “Ballkanit Perëndimor”.

Edi Rama të shpallet persona nongrata

Sa më sipër, konsiderojmë se, për të parandaluar një rrezik të këtillë të rusifikimit të Kosovës dhe të hapësiave të tjera të Shqipërisë Etnike në Ballkan, është e domosdoshme, që Qeveria e Kosovës me institucionet e saj përkatëse shtetërore, urgjentisht të kontaktojnë me përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të Kuintit në Kosovë (Amerika, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermania), në mënyrë që të marrin masa urgjente për paralizimin e politikës, të propagandës dhe të diplomacisë serbo-ruse të kryeministrit të Shqipërisë, Edia Rama, duke kërkuar shpalljen e tij si PERSONA NONGRATA, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Amerikë, në Francë, në Itali, në Britaninë e Madhe dhe në Gjermani, sepse kjo është masa më efektive për të parandaluar dhe izoluar

kryeministrin Edi Rama nga sjelljet dhe nga veprimet e tij të dëmshme dhe subversive kundër interesave strategjike dhe ushtarake afatgjata të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan. Edi Rama është rreziku më i madh jo vetëm për Kosovën, për Shqipërinë, por për gjithë Ballkanin, sepse ka rënë tërësisht nën ndikimin dhe dikatitn e politikës, të propagandës dhe të diplomacisë ruso-serbe kundër interesave vitale afatgjata shqiptaro-amerikane dhe evropianoperëndimore. Kjo është asyeja thelbësore, pse Edi Rama ka gjetur mbështetjen e gjithanshme të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, sepse , pikëspari i ka premtuar dhe garantuar se, Shqipëria nuk do ta paditë Serbinë për kryerjen e gjenocideve në Kosovë dhe në territoret e tjera të Shqipërisë Etnike (1878-1999). Përkundrazi, përzihet në punë të brendshme, duke predikuar ligjërata bajate kinse paternaliste, se shqiptarët e Kosovës, “duhet ta harrojnë të kalurën” tragjike nga gjenocidet shekullore serbe, dhe të pajtohen e të “përqafohen” me serbët, edhe pse Serbia nuk po e njeh Republikën e pavarur të Kosovës, e as të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, por po i mban nën hekurat e skllavërisë kolonialiste dhe gjenocidale (1878-2021).

Duke qenë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka lidhur paktin “Ballkani i Hapur” (29 korrik 2021) me presidentin serb Aleksandër Vuçiq dhe me kryeministrin sllavomaqedon Zoran Zaev, në dëm të interesave gjeopolitike, ekonomike dhe shtetërore të Kosovës, pa e njohur Beogradi zyrtar brenda kufijve të saj, ashtu siç e kanë njohur mbi 100 shetete anëtare të OKB-së, u sugjerojmë: Qeverisë së Kosovës, shteteve anëtare të Kuintit në Kosovë (Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë), që kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ta neutralizojnë nga bashkëpunimi i ngushtë me Beogradin, me Moskën dhe me Pekinin, duke e shpallur PERSONA NONGRATA. Ndryshe, destabilizimi i sigurimit dhe i paqes në Ballkan, do të jetë i pashmangshëm, ku si rrjedhim pritet të konfrontohen Amerika dhe NATO-ja me trupat serbe, ruse dhe kineze etj

Për Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve, Nju-Jork, SHBA.

Prof.Dr. Skënder Kodra (kryetar),

Prof.Dr. Mehdi Hyseni (nënkryetar)

Nju-Jork, më 29 gusht 2021

Gjergj Dedaj – Stop krimit dhe vrasjes se qytetarve!

No Comments Aktualitet Lajme

Stop krimit dhe vrasjes se qytetarve!
Doreheqje ose shkarkime!
Te shkarkohet urgjentisht presidentja perqarese dhe jounifikuese Osmani, si dhe te bjere Qeveria moniste e Kosoves, e cila eshte pergjegjese e gjendjes alarmante dhe tragjike me virusin ne Kosove!
Joshja e mergates per vota,ne menyre te pa kontrolluar dhe pa asnje krter apo standard pandemie, hapja diletanteske, dasmat dhe ahengjet folklorike, klubet e nates,diskotekat pa asnje kontroll, hedonizmi primitiv infantil, prioriteti i luftes se eger per pushtet dhe nepotizem,ka bere qe Kosova te jete “kampione” ne listen e zeze botetore me infektime dhe numrin e vdekjeve!
Politika klanore perqarese e presidentes Osmani dhe keqmenaxhimi institucional i i rritjes se virusit Covid-19, duhet te ndeshkohet dhe per kete situate drastike, ndeshkimi me i vogel fillestar eshte doreheqja ose shkarkimi!

Burimi/Facebook/Gjergj Dedaj

Ndahet nga jeta këngëtari i mirënjohur dhe Artisti i Merituar, Sherif Merdani

No Comments Aktualitet Lajme

Këngëtari i njohur Sherif Merdani është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare. Mësohet se “Artisti i Merituar” vuante nga një sëmundje e rëndë.

Sherif Merdani ka qenë këngëtar i muzikës së lehtë shqiptare. Ai ka marrë pjesë në Festivalet e Këngës, por pas festivalit të 11-të, Merdani u burgos nga regjimi i asaj kohe, ku qëndroi për 11 vite.

Pas viteve ’90, Sherif Merdani ka shërbyer edhe si diplomat në Ambasadën e Shqipërisë në Romë. /tvklan.al

Sherif Merdani flet për herë të parë për gruan 21 vite më të re: M'u duk e  imët, por joshëse
Sheriff Merdani reveals the secrets of Sanremo: Alketa Weysiu tears me over
Secret report… Why was Sherif Merdani arrested in Librazhd, the words that  took him to prison …?! – Memorie.al
Sheriff Merdani reveals the secrets of Sanremo: Alketa Weysiu tears me over
Rrëfimi i Visar Zhitit për të vëllanë: Ditën kur u martua, Sherif Merdani i  këndoi nga Qafë-Bari! Si u përlot Toto Cotugno kur mori vesh pse ishte  burgosur këngëtari

Dilaver Goxhaj – LUFTA E VLORËS PËRMES POEZISË POPULLORE

No Comments Argëtim Histori

Vjershëria popullore shqiptare, thotë Ismail Kadare, u rrit gjer në përmasat e një universi, me një zotësi të saj vetjake të habitshme, që ka qenë njëkohësisht epos dhe kronikë e përditshme, shtyp dhe universitet, kalendar dhe pedagogji. Edhe në rastin e Luftës së Vlorës të vitit 1920 i gjejmë të gjitha këtë aftësi të saj në përsosmëri. Arti poetik popullor edhe për këtë faqe të histories sonë është renditur si plotësues apo korrigjues i saj, krahas artit të kultivuar dhe historisë së shkruar.

Lufta e Vlorës filloi më 5 Qershor 1920 dhe më 3 Shtator 1920 u festua me madhështi fitorja, kur forcat kryengritëse hynë në Vlorë.

Dimë që Luftrat Ballkanike 1912-1913 i thelluan shumë kontraditat midis shteteve të Ballkanit ashtu edhe midis Fuqive të Mëdha. E gjithë Shqipëria në këtë peridhë vuante ngaqë mungonte bashkimi: Shkodra qe më vehte; në Durrës sundonte Esat Toptani si vegël e bindur e shovinistëve të huaj; Vlora u pushtua nga Italia; viset e Shqipërisë Veriore u pushtuan nga Serbia; Greqia mbante pushtuar viset e Shqipërisë së Jugut.

Duke shfrytëzuar këto rrethana, më 26 prill 1915 hartohet në fshehtësi Traktati Famëkeq Londrës, një nga aktet ndërkombëtare më të errëta që mund të përmenden, sipas të cilit Shqipëria ndahej midis Italisë, Serbisë dhe Greqisë.

Italia “mike”

bëri dhelpërinë:

“Të mos ipet Vlora

me Sazan nisinë,

tjetrën le ta marrë

Serbi me Greqinë”.

Italia, duke qenë se fuqitë e Antantës i pranuan kërkesat e saj për pushtime sipas atij Traktati, shpejtoi dhe në maj 1915 zbarkoi në Sazan e Vlorë, duke pas edhe pëlqimin e Anglisë dhe të Francës.

“Ky Adriatiku ndjerë,

Pse s’bën valë këtë herë,

Valë, dallgë dhe furtunë?”

“Sepse Vlorën na e zunë,

Topat në Sazan i prunë,

Kundrejt Kaninës i vunë”.

Mirëpo, në 1915 Austro-Hungaria e rimori veten dhe në fund të po atij viti ushtritë gjermane, austriake e bullgare pushtuan Shqipërinë e Veriut dhe arritën deri në Vjosë, duke e thyer Frontin Serb.

O moj Shqipëri e bardhë,

Gjith’ bota ta kanë sevdanë!

Në fund të 1916-s Italia pushtoi edhe Himarën; forcat francize vinë në Korçë dhe më 16 dhjetor 1916 shpallën Republikën e Korçës; më 23 janar 1917 u shpall autonomia e Shqipërisë nga austriakët në Shkodër; më 3 qershor 1917 shpallet nga italianët në Gjirokastër “Shqipëria e pavarur”.

Më 9 dhjetor 1919 me anë të memorandumit, fuqitë e mëdha i japin Italisë si pjesë të vetën Vlorën bashkë me krahinat e saj, duke marrë më herët edhe pëlqimin e Qeverisë së Durrësit me në krye Esat Pashën, sipas traktatit të 20 gushtit 1919. Të gjitha këto e trimëruan Italinë dhe, në prag të 28 Nëntorit 1919, komanda italiane urdhëron që të mos festohej më Dita e Flamurit Shqiptar se, sipas saj, Vlora nuk i përkiste më Shqipërisë. Ky urdhër shpërtheu demonstratën e popullit të Vlorës me në krye Jani Mingën:

Vlora, Vlora, Vlora, Vlora!

Buçet kënga për liri,

Ja do mbetet Vlora jona,

Ja do bëhet gur e hi!

Si rrjedhojë, në dhjetor 1919 krijohet Komiteti i Fshehtë, që më vonë u quajt Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare, me qendër në Tiranë dhe, në prill 1920 ky Komitet vjen në Vlorë, ku u organizua një mbledhje me përfaqësuesit e borgjezisë së qytetit e të fshatrave dhe u zgjodh Këshilli i Mbrojtjes Kombtare prej 32 veta, si dhe Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare i përbëhej prej 12 vetash.

Më 14 janar 1920 Anglia, Franca dhe Italia bien në ujdi për t’i dhënë Serbisë luginën e Drinit, Shkodrën e Shëngjinin; Greqisë Korçën e Gjirokastrën, duke vënë kështu në jetë Traktatin e fshehtë të Londrës.

Italia me Greqinë,

Si rruspia me rruspinë,

Në një marrëveshje vinë,

Të fshehtë e bënë tertipnë,

Që të ndajnë Shqipërinë,

“Këtë unë e këtë tinë”!

Në këto kushte, më 21 janar 1920 mblidhet Kongresi i Lushnjë.

I pari Kongres që u bë,

në qytet të Lushnjësë.

Andej dolli qeveria.

-Çfarë vendime muarnë,

për qeverinë e Durrsitë?

-Të luftohet tradhëtia,

poshtë, poshtë Italija!

Kongresi e quajti të rrëzuar Qeverinë e Durrësit dhe emëroi delegacionin e saj për në Konferencën e Paqes në Paris, e cila qe hapur më 18 janar 1919, ku kishte shkuar edhe delegacioni i qeverisë së Durrësit bashkë me Esat Toptanin në pritje të kthimit të tij në Shqipëri me ndihmën e Beogratit për të marrë pushtetin duke rrëzuar qeverinë e dalë nga Kongresi Lushnjës, se vetëm me ndihmën e Esatit Beogradi mund të merrte territore shqiptare. Për këtë qëllim Beogradi ishte kundër depërtimit të Italisë në Ballkan.

Më 11 shkurt 1920 qeveria kombëtare u vendos në Tiranë.

Në mars 1920 bashkohet me qeverinë e Tiranës Shkodra; në prill Girokastra; në fund të majit 1920 u bashkua edhe Korça. Ndërkohë Italia mbante të pushtuar Vlorën, Tepelenën dhe Sarandën. Forcat serbe e malazeze pushtuan Dibrën dhe Malësinë e Veriut. Greqia mbante të pushtuar 26 fshatra shqiptare sipas marrëveshjes së Kapshticës.

Gjëndja keqësohet edhe më shumë pasi, Esat Pasha që nga Parisi, në bashkëpunim me shovinistët serbo-malazezë e grekë, vë në lëvizje njerëzit e tij, duke krijuar banda të armatosura në Dibër, Tiranë e deri në Rrogozhinë për rrëzimin e qeverisë së Tiranës.

Shqipëria ishte në prag të luftës civile. Atëhere ministri pa portofol, patrioti revolucionar Bajram Curri, kryen edhe një herë detyrën e lartë ndaj atdheut, kryeson forcat qeveritare, shpartallon kryengrytësit esadistë dhe i siguron qeverisë qetësinë për të vazhduar veprën e bashkimit.

Shokë, rroftë Bajram Curi,

Që për Shqipërinë nguli.

Ahmet Zog, o faqe zi,

Vdiq Esati, u ngjalle ti.

Qeveria e Tiranë e kryesuar nga Sulejman Delvina ngulte këmbë që çlirimi i pjesëve të pushtuara të arrihej në rrugë diplomatike, ngaqë kishte anëtarë të qeverisë që besonin se Shqipëria nuk do të ishte në gjendje që t’i bënte ballë një lufte me Italinë, prandaj dhe nuk u solidarizua haptazi, me qëllim që të kish mundësi të shfrytëzohej rruga diplomatike.

Kryeministri Sulejman Delvinë, fshehurazi nga Ahmet Zogu (Ministër i Brendshëm) merret vesh me përfaqësuesit e Vlorës lidhur me përgatitjet e luftës, duke i mbajtur këto lidhje të fshehta gjatë gjithë Lufës së Vlorës.

Fshatarësia e Vlorës dhe vegjëlia e qytetit nuk e duronte dot Vlorën të pushtuar.

Borgjezia e vendit si dhe disa bejlerë u solidarizuan me luftën e Vlorës, kurse klasa e çifligarëve u bashkua me Italinë.

Bejlerët nga Risilia

Thonë: rroftë Italia,

Të na rrojë edhe ca kohë,

se na hanë oriz fëmija.

Kaninjotë jazëk u qoftë,

Mahmut Efendiu ç’thotë?

Me bujqit po bën dava,

“Populli të drejtë s’ka!

Për ne Italia rroftë,

Me makarona na mba1

Më 18 maj 1920 ushtria italiane shpall shtetrrethimin.

Më 20 maj 1920 u organizua Mbledhja e Barçellasë, ku u vendos që të lihen mënjanë grindjet e mëparshme e të pajtohen gjaqet si dhe të njoftohej popullsia se, në rast se Italia nuk do të pranonte të largohet tërësisht nga Vlora, do t’i shpallej luftë.

Kush është burrë shesh për shesh,

Kush të vritet le të vdes,

Kush të rroj’, me nder të jesë,

Vatanin do ta qerdhesë.

Njëkohësishtë u dërguan delegatë në Berat, Korçë, Tiranë, Gjirokastër, Elbasan, Durrës e gjetkë ku u krijuan komisione të posaçme, që do të kujdeseshin për ndihmën kur të shpërthente lufta. Në Barçella u bisedua çështja e organizimit të formacioneve luftarake, çështja e armatosjes, si dhe u caktuan anëtarët e Komitetit që do të përgatisnin planin e kryengritjes.

Më 24 maj 1920 u përzunë italianët nga Kurveleshi.

Më 29 maj 1920 u mblodhën në mal të Beunit, afër Smokthinës, për të marrë pjesë në mbledhjen pranë Komitetit mijëra luftëtarët vullnetarë nga zonat e pushtuara ku ishin formuar çetat vullnetare: vlonjatë, tepelenas, kurveleshas, Lumi Vlorës, mallakastriotët dhe himariotë:

“Po pleqtë e Bregut ç’thonë?”

“Është e mira që të shkojmë,

Vëllezërit t’i ndihmojmë,

Ta dëgjojmë shoqi-shoqnë”.

Vendimi më me rëndësi i kësaj mbledhjeje ishte: shpallja e luftës kundër pushtuesve italianë:

“Në Beun seç u mblodhë

Dymbëdhjetë komisionë.

Edhe mbledhjen e filluan,

Muarn letrën dhe po shkruajn,

E shkruajnë për Piaçentinë,

Të lërë Vlorën të lirë”.

Njëkohësisht u bë i njohur Shtabi i planizimit dhe drejtimit të Luftës, (Alem Mehmeti nga Tragjasi, Hamit Selmani nga Dukati, Murat Miftari nga Tërbaçi, Halim Xhelua, Beqir Veliu dhe Osman Haxhiu):

Barçellaja bëjnë terpinë,

Ç’i shënuan parësinë:

Alem aganë e Hamitnë,

Murat Miftar e Halimnë,

Beqir e Osman Haxhinë!

Çetat u ndanë në katër pjesë: çetat që do sulmonin garnizonin Italian të Kotës; ato në Drashovicë; ato në Gjorm dhe çetat që do të sulmonin në Llogara, si dhe u caktuan komandantët e njësive të çetave dhe më së fundi u bë betimi.

Ti Selam do shkosh në Vlorë

Komanndant mbi tre taborë!

Salami ia hipi kalit,

Në tel foli gjeneralit:

“Dil steresë e jo limanit,

Të shohësh djemtë e vatanit!”

Më 3 qershor 1920, e premte, Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare i dergon komandantit të forcave italianë në Shqipëri Setimio Piaçentinit një letër:

Njëzetën proto qershorë,

Një letër seç e dërgojnë,

Nga Beuni për në Vlorë.

Ajo letër ishte Ultimatum para se të fillonte lufta, e shkruar në gjuhën fërngjisht:

Ultimatum i dërguan

Nga Beuni Piaçentinit,

Me kondita për një javë

Vlora të jetë e liruar.

Ultimatumi u dërgua me Mehmet Selimin nga Mallkeqi dhe Manxhar Selfo nga Shkoza.

Te porta në konsullatë,

Mehmet trimi dha një kartë.

Ultimatumi hidhte poshtë Traktatin e Londrës. Ndër të tjera në ultimatum thuhej: “Nuk jemi aq të marrë të mos kuptojmë që, nuk mundet një grusht shqiptarësh t’i shpallin luftë një fuqie të madhe si Italia, por fuqia italiane, sado e madhe që të jetë, nuk mundet kurrë të ndalojë shqiptarët të vdesin për lirinë e nderin e atdheut të tyre”.

Me anë të ultimatumit Komiteti kërkonte përgjigje deri në ora 19.00 të datës 4 qershor 1920.

Komandanti i forcave pushtuese italiane në Shqipëri, me shtabin e tij prej 12 gjeneralësh, nuk i dha rëndësi dhe as që begenisi t’i përgjigjej ultimatumit.

Ditën e shtunë më darkë,

Sa mbaroi ultimatumi,

Në një orë e më çdo anë,

Përnjëherë filloi sulmi.

Forcat italiane përbëheshin prej dy divizione këmbsorie: divizioni 13-të, nën komandën e gjeneralit Raimondo, dhe divizioni i 36-të nën komandën gjeneralit Pulieze. Përveç këtyre dy divizioneve kishte disa brigada autonome, reparte të logjistikës, reparte bersaliere malore, disa repartee autonome artilerie, xhenjoje, karabinierësh, autoblionda, tanke, një skuadrile aeroplanësh dhe një skuadrile të forcave detare. Forca të tjera të mjaftueshme kishin zënë pozita gjatë rrugës Vlorë-Gjirokastër e Vlorë-Himarë, si dhe në Tepelenë, në Dukaj, në Kotë, në Gjorm, në Himarë, në Llogara, në Babicë, në Drashovicë, në Mavrovë, në Selenicë, në Sevaster etj.

Vullnetarët shqiptarë ishin armatosur dikush me armë, dikush pa armë, dikush me fishekë, dikush pa fishekë, zhveshur e zbathur, pa xhenjo, pa artileri, pa spitale, pa kuadro ushtarake për luftë, etj. Logjistikë ishte fshatarësia e tyre. Në Vlorë ndodhej një milici prej 1000 milicë shqiptarë të rekrutuar prej bejlerëve të Vlorës e të Risilisë, të cilëve u bëri thirrje Komiteti që t’i bashkoheshin kryengritjes, dhe ata iu bashkuan asaj.

Atë raport forcash muza popullore e ka shprehur më mirë se çdo historian ushtarak:

Andej bomba e ballona,

Mitralozë edhe vaporë;

Këtej një flamur valon,

Udhëtonte për në Vlorë.

Andej dinamit e topa,

Një mijë gjyle në një orë,

Këtej një shpatë copa–copa

Dhe një kobure në dorë.

Plani ishte që fillimisht të goditeshin njëkohësisht të gjitha garnizonet italiane jashtë Vlorës, të ndërpriteshin menjeherë linjat telefonike mes garnizoneve dhe mes atyre dhe komandës në Vlorë.

Urdhëri për sulm u dha në 5 qershor 1920, ku menjeherë u prenë linjat e komunikimit të italianëve.

Nëndëqint’ e njëzet viti,

Mu më pesë qershor,

Rrethi Vlorës krye ngriti,

Të drejtat e tij kërkon.

Në mesnatë, me të gdhirë 6 qershori 1920, kryengritja filloi në çdo kënd të viseve të pushtuara, duke u goditur menjëherë Kota, Tepelena, Gorishti, Dukati, Drashovica, Mazhari, Gjormi, Matohasanaj dhe Llogaraja.

Drashovica u muar pas dy orë luftime të ashpra, si dhe u çliruan Vajza, Mavrova, Dukati, Mazhari, Matohasanajt, u morën dhe postkomanda të tjera armike.

Shumë e ashpër u bë lufta për çlirimin e Kotës dhe Gjormit duke gdhirë 6 qershori 1920.

Telatë po venë e vinë,

Lidhet Kota me Kaninë,

Flet Goti me Piaçentinë:

-Qysh do bëjmë ne nashtinë,

Se shqiptarët errinë,

Gjorm zunë e poshtë po vinë,

Janë përmbi katër mijë,

Si breshër me kërcëllimë!

Në Kotë nën komandën e Gjenerakllit Enriko Gotti, italianët kishin një regjiment këmbsorie, bateri malore me artileri, mitraliza të rëndë, transhe të rrethuara me tela me gjëmba. Ja si e pasqyron muza popullore.

O djema, ç’qënkej kjo Kota!

Më e bukur nga Evropa,

Bytim mitralozë e topa.

U ndez vedi, gjëmon toka.

Pas 6 orë luftimesh u muar dhe garnizoni i Kotës. Në sulmn mbi Kotë morrën pjesë çetat: Salarisë, Smokthinës, Koculit, Vajzës, Gorishtit, Gusmarit, Plloçës, Shkozës, Mesaplikut, Mavrovës, Velçës, Kaninës dhe qytetarë të Vlorës.

Nuk harrohet Kota kurrë,

Kur mbi tela shkonim ne

Edhe kur Selam Musai

Shkrepte natën si rrufe!

Armikut në Kotë iu vranë shumë ushtarë përfshi edhe gjeneralin Enriko Gotti si dhe koloneli Kavallo, dhe iu zunë robër rreth 600 të tjerë. Robërit e luftës u çuan në Vajzë të Tepelenës, 25 km larg Vlorës.

“Mbi Kotë ia bënë: Hopa!

I prenë telat me kamë,

Gjeneralit iu pre koka,

Ushtarët iu zunë të gjallë.

As për të besuar ishte

që një popull për ibret,

dymijë robër t’ia zinte,

Italisë goxha dovlet”.

Në Kotë u vranë dhe një numur jo i vogël luftëtarësh, midis tyre komandanti çetës së Shkozës, luftëtari i vjetër, Kanan Mazia:

Kanan Mazia nga Shkoza,

Me një mjekër copa-copa.

Kanan t’u prish bukuria.

“Shqipëria të na rrojë,

Ç’ka se mbeta unë pa gojë!”

Çetat e Tragjasit, Gjormit, Bolenës e të tjera sulmuan forcat italiane në Gjorm, në kohën kur u bë edhe sulmi mbi Drashovicë:

Atje te hani në grykë,

Te ura në Drashovicë,

Qëllon top’ i Italisë;

Ka nijet që ta vithisë

Komisjon’ e Shqipërisë.

Të keqen ia kanë marrë,

Se ka trima kordhëtarë.

Njëkohësishtë, paralel sulmit në Kotë, Gjorm e Drashovicë, filloi sulmi edhe në Llogara nga çetat e Tërbaçi, Radhimës, Lepenicës e tjerë.

Aferim, more Tërbaçë!

Tetëdhjet’ karabinierë,

Poshtë tutje i krethtë.

Karabinierë e marshallë,

Dyfekët sheshit i lanë!

Luftimet këtu zgjatën tri ditë dhe pas tri ditë luftimesh të ashpra ushtarët dhe oficerët italianë që kishin mbetur gjallë, u dorëzuan.

Piaçentini kur dëgjoi

mandatën e Llogarasë,

u mahnit e s’e besoi

që ta gjen koqja e belasë.

Qendra më e fuqishme në viset e pushtuara nga ushtria italiane, pas Vlorës ishte Tepelena, ku armiku kishte batalion këmbsorie, artileri, reparte karabiniere, mitraloza të rëndë dhe lloje të tjera armatimesh, ndërsa rreth Kalasë së Tepelenës armiku kishte hapur llogore dhe rrethuar me tela me gjemba. Në këto luftime muarën pjesë çetat e fshtarave të Tepelenës dhe disa të Kurveleshit: Golëm, Progonat, Lekdush etj. Më 10 qershor, pas pesë ditë luftimesh të ashpra, komandanti i forcave italiane, major Kalçini me 6 oficerë e me një turmë të madhe ushtarësh, arritën të dalin nga rrethimi dhe u nisën për në Vlorë, por në Memaliaj u ndalën nga forcat që qenë lënë në rezervë dhe u kapën robër.

Historia flet më fortë

Ç’bënë dyfeqet me gjalmë,

Si në Tepelenë e Kotë,

Çobanët mbi gjeneralë.

Për t’i ardhur në ndihmë forcave në Tepelenë Vlora dërgoi dy batalione bersalierësh, por nuk mundën të arrinin.

Më 8 qershor 1920 kryengritësit u afruan qytetit të Vlorës deri në Asna ku u ndez lufta. Po në këtë datë, në të zbardhur të ditës kryengritësit sulmuan në qafën e Babicës e në Kaninë. Lufta zgjati deri në mëngjes.

Më 9 qershor kryengritësit muarën edhe një sërë fshatrash të tjera.

Rezultatet e pesë dutëve të para të luftës qenë të shkëlqyeshme; përveç të vrarëve armikut iu zunë 1200 robër si dhe shumë materiale luftarake.

Pesë sulmet e suksesshme: Kotë, Drashovicë, Llogara, Tepelenë, Gjorm siguruan përmbysjen e plotë të qëllimeve të armikut. Mbeteshin në duart e armikut vetëm Vlora dhe Kanina. Për hakmarrje Gjenerali Piacentini urdhëron arrestimet në masë, çnderimin e femrave në Vlorë, djegien e shtëpive dhe të dyqaneve, arreston dhe i çon në Sazan 1400 shqiptarë si dhe i kërkon qeverisë së Romës forca të reja. Repartet ushtarake që qenë në Sarandë e në Gjirokastër i kishte përqëndruar në Vlorë. Vlora dhe Kanina qenë fortifikuar si dhe rrethuar me tela me gjemba. Çetat vullnetare shtrënguan rrethimin e Kaninës dhe të Vlorës. Çeta e Rëzës iu afrua kalasë së Kaninës; çeta e Smokthinës do të sulmonte përgjatë brigjeve të Qishabardhës; çeta e Kudhësit do të merrte drejtimin e rrugës së vjetër; çetat e Kurveleshit dhe të Tepelenës shkuan nga Babica dhe këtu u ndanë në tre drejtime: Selam Musai me 57 tepelenas në një drejtim; Rakip Duka me çetën e Gusmarit, Golëmit, Lekdushit dhe pak progonatas në një drejtim tjetër; Riza Runa me çetën e Nivicës, Rexhinit, Libohovës e Nepravishtës në një drejtim tjetër, por me objektiv bashkëqëndror. Të 17 vullentarët Veliqotë u ndanë më tresh që të shërbenin edhe si kjallauzë për çetat e Kurveleshit ngaqë e njihnin terrenin shumë mirë. Çeta e Mallakastrës së Sipërme do të zbriste në Risili. Çeta e Mallakastrës së Poshtme do të vinte nga Narta. Çeta e Mavrovës nga qafa e Fierit. Sektorin më të rëndësishëm, sekrorin e Babicës, e kishin çeta e Lopsit dhe ajo e Salarisë.

Luftë e madhe në Babicë

Me tela, me alitrikë,

Aty nata bëhej ditë.

Shumë çeta të tjera qëndruan në rezervë përreth Vlorës dhe Kaninës, ndërsa disa të tjera në Drashovicë.

Më 9 qershor, para se të fillonte sulmi, komanda e kryengritjes i dërgoi një thirrje komandës italianë, gjeneral Piaçentinit, duke i kërkuar të zbraste Vlorën, dhe përfundonte me fjalët: “Përndryshe përgjegjësia do të përfundoi mbin ju”. Por komanda italiane vijonte t’i nanvleftësonte kryengritësit, ngaqë qeveria e Romës u pat premtuar ndihma. Qëndrimin e qeverisë së Romës e inkurajonte edhe qëndrimi i Jugosllavisë dhe i Greqisë duke i premtuar ndihma.

Më 10 qershor në mëngjes, bateritë e luftanijeve dhe një aeroplan goditën kodrat ku ishin kryengritësit dhe forcat e këmbsorise kaluan në sulm për të pushtuar kodrat, por pa sukses.

Më 11 qershor duke gdhirë 12 qershori Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare lëshoi urdhërin për sulm mbi Vlorë dhe Kaninë.

Nga qafa e Vlorës sulmuan çetat e Smokthinës, Gorishtit, Kudhësit:

Atë ditën e xhuma,

Në Qafë përmbi kala,

Smokthinë, Velçë e Vajza

Bëjnë hyxhim përmbi ta!

Gjysm’ e djemve na u vra!

Ndërsa nga kodrat e Babisës sulmuan çetat e Lopsit e të Salarisë me Selam Musanë e Dule Dalanin në krye.

Te spitali, më të dalë,

Ballë për ballë me xheneralë;

Flakën shoshoqit ia dhanë:

Një në zemër, një në ballë!

Selam Musa Salaria,

Po të qan gjithë Shqipëria!

Luftëtarët kaluan gardhin e telave me gjemba duke vënë mbi ta degë e guna dhe hynë në ullishtet përmbi spital. Nga lagjia e Topalltisë sulmuan çetat e fshtrave të Vlorës. Mbi Kaninë u hodhën çetat: e Rëzës, Tërbaçit, Bolenës, Kallaratit etj.

Bolenës hallall i qoftë,

E dha fjalën, më s’u nda,

Doli xhenerali, thotë:

“Nga m’u futën në kala?!”

Forcat italiane përveç zjarrit me artileri dhe gjithë llojet e tjera të armëve verbonte kryengritësit me prozhektorë. Brenda 30 minutave lufta u përhap gjithandej. Në mëngjesin e 12 qershorit kryengritësit arritën në shtëpitë e para të qytetit. Në këtë betejë dhanë jetën komandanti i çetës së Salarisë Selam Musai, i çetës së Dhëmblanit Dule Dalani.

Kush vete gjer në spital?

Dulja me Selam Musanë.

Met Selimi një trim djalë,

Merrte hakë për Selamnë.

Por u vra edhe komandanti i çetës së Gusmarit, Xhafer Meta, e shumë të tjerë.

Do këndoj një këngë trimi,

Xhafer leshëra bërshimi,

u fole djeme: Ku jinni?

Ua bëre djeme me dorë,

bëni uxhum për në Vlorë,

përmbi tela të kaptojmë,

vdekjen të mos e mendojmë,

Shqipërinë ta çlirojmë.

Komanda italiane, kur e pa se të gjitha kundërsulmet e forcave të veta u thyen nga vullnetarët, atëhere i dergoi njoftim Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare që të tërhiqte forcat, në të kundërt do të therreshin të gjitë të internuarit në Sazan dhe Vlora do të bombardohej dhe do t’i vihej zjarri. Komiteti urdhëroi tërheqjen e forcave nga qyteti.

Komandanti i forcave të pushtimit në Shqipëri, Piaçentini, së bashku me gjeneralin Raimondo u thirrën me urgjencë në Romë dhe u kthyen në Vlorë më 15 qershor 1920 me forca të reja, me bindjen se do t’i mbysnin në gjak kryengritësit.

Më 13 qershor bie qeveria italiane e kryesuar nga Nitti, e diskredituar nga rezultati i disfatës të saj në çështjen shqiptare. Kur erdhi në fuqi qeveria e Gjolitit, i kërkoi parlamentit që të tërhiqeshin forcat nga Shqipëria, por parlamenti nuk e miratoi, ngaqë deputetët reaksionarë dhe ministrat e qeverisë, që përbënin shumicën, ishin të bindur se do ta mbysnin me gjak kryengritjen.

Po atë ditë, më 13 qershor 1920, vritet në Paris tradhëtari Esat Pashë Toptani nga studenti 25 vjeçari Avni Rustemi.

U ngren’ policët e vanë:

“Kush e qëlloi pashanë?”

-Unë e vrava qerratanë,

Se punonte propagandë

Me Serbinë e me Junanë.

Në 16 qershor, përmes spiunëve, komanda italiane mësoi se një pjesë e luftëtarëve kishin shkuar pranë familjeve për të festuar Bajramin, dhe vendosi ta shfrytëzonte rastin. Në 17 qershor forcat armike zunë malin e Shashicës dhe më 18 qershor urdhëruan sulm në front të gjerë me më shumë se 5.000 forca, të mbështetura me zjarr masiv artilerie dhe bombardim e mitralim me avjona. Luftëtarët rrëzuan një prej avjonave:

Në fushë të Peshkëpisë,

Ra ballon’ i Italisë.

Këta djemt’ e Shqipërisë,

Me manxerin e Turqisë,

E hodhën në shesh si mizë.

Pas disa orë luftimi, forcat italiane tërhiqen me turp.

Tanët ranë, në bark u shtruan,

I lanë sa u afruan.

Trimat tanë, të zot e gjakut,

Ç’u hapën zhapën e barkut.

Dyfeqet e Italisë,

Bëm ja bëjnë, e dot nuk vrisnë.

Në aksionin e 18 qershorit armiku pati rreth 200 oficerë e ushtarë të vrarë, ndersa nga vullnetarët vetëm një i vrarë!

Qeveria italiane e Gjolitit dergoi për bisedime me qeverinë e Tiranës Baronin Alioti, i cili mbriti në Vlorë më 2 korrik dhe në 4 korrik niset për në Tiranë. Ndërkohë Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare u dha urdhër luftëtarëve të tërhiqeshin në pozicionet e tyre, për të pritur rezultatin e bisedimeve. Në këtë periudhë shkojnë në Vlorë vullnetarë nga të gjitha trojet shqiptare:

Në këtë luftë të shënjtë,

S’lufton vetëm Labëria,

Po i gjithë atdheu i shtrenjtë,

Lufton gjithë Shqipëria!

Bisedimet po zgjateshin, herë në Tiranë e herë në Durrësë. Deri më 8 korrik bisedimet nuk dhanë ndonjë rezultat. Kështu që Baron Alioti kërkoi që edhe lufta të pushonte dhe Italia të qëndroi në Sazan dhe në Skelën e Vlorës. Këto ngjarje shqetësuan kryengritësit dhe niset një delagacion për në Tiranë, i cili i kërkon qeverisë së Sulejman Delvinës që të mos bëjë lëshime dhe të mos e pranoi kërkesën e italianëve.

Në Tiranë, më 9 korrik, populli mori pjesë në një miting të madh dhe tregoi indinjatën e tij kundër pretendimeve italiane, duke kënduar dhe brohoritur “Rroftë Vlora jonë!”

Duke parë se bisedimet nuk kishin të mbaruar, Komiteti Mbrojtjes Kombëtare vendosi të rifillonte sulmi për çlirimin e Vlorës. Sulmi filloi më 22 korrik 1920, në ora 22.00.

Më njëzetë e dy korrikut,

Kaptuan telat me gjëmba,

Iu futën armikut brënda,

S’ju tremb syri e s’ju droth zemra,

Se një herë i kish bërë nëna.

Të gjitha çetat u hodhën në sulm. U muar Qafa e Koçiut. Lufta vijoi deri në mesditën e së nesërmes. U vranë 500 ushtarë e oficerë italianë por dhe shumë kryengrotës.

Qafë e Koçiut, moj grykë,

Ç’hata bëre atë ditë,

Nga gjylet që pëllcisnë,

Katërqind e ca shehitë,

Katërqind e ca të vrarë,

Vallë qysh e dhanë xhanë?!

Pa ujë e pa njeri pranë?!

Le të dalim dhe ne gratë,

Të marrëm peshqir e napë,

T’u njomim buzën e thatë,

T’u shpiem buk’ e fishekë,

T’u hapim ndonjë hendek!

Qeveria e Romës, për t’i shpëtuar konseguencave të mëtejshme, nëpërmjet Komandës së Vlorës kërkon nga Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare që të ndalej sulmi dhe deklaroi se do bisedonte me qeverinë e Tiranës për zbrazjen e Vlorës.

Më 28 korrik vjen në Tiranë konti Manzoni. Bisedimet do të vijonin në bazë të pranimit nga pala italiane për zbrazjen e Vlorës. Vetëm çifligarët që qenë lidhur prej kohe me pushtuesin, si Myfit Libohova, Mustafa Kruja, Fejzi Alizoti, bejlerët e Vlorës, të Risilisë etj, nuk u pajtuan dhe mbajtën qëndrim armiqësor karshi Luftës së Vlorës.

Sipas marrëveshjes, tërheqja e forcave italiane do të fillonte më 17 gusht 1920 dhe pas 15 ditësh qeveria e Tiranës do të dërgonte focat e xhandarmërisë për të marrë në dorëzim administratën e qytetit. Me zbrazjen e Vlorës do të bëhej edhe lirimi i të burgosurve nga të dy palët.

Protokolli i bisedimeve nuk e sqaronte mirë çështjen e Sazanit dhe kjo për verbësinë e qeverisë së Tiranës, për faj të Ministri të Jashtëm të saj, Mehmet bej Konica. Italianët përdorën dredhinë e pabesinë dhe e mbajtën të okupuar ishillin e Sazanit, i cili mbeti i pushtuar deri më 22 tetor 1944, kur u çlirua përfundimisht nga Br.12 S Partizane. Edhe këtë radhë Sulejman Delvina nuk dijti të shfrytëzonte pozitën e fitonjësit në interest ë atdheut.

Më 17 gusht 1920 italianët përqëndrohen në Skelë, filluan largimin.

Më 28 gusht 1920 lirohen 1200 robër oficerë e ushtarë italianë që mbaheshin në kampin e Vajzës, ndërsa italianët liruan 1400 të internuarit e të burgosurit në ishillin e Sazanit.

Më 2 shtatoe 1920, 15 ditë pasi kishte filluar largimi i forcave italiane, Vlora dhe Skela u zbrazën.

Më 3 shtator 1920 hynë në Vlorë forcat kryengritëse dhe u festua me madhështi dita e shpëtimit nga zgjedha e huaj e Shqipërisë. Dhe populli atë ditë këndoi:

“Moj Vlorë, po të lirojmë

nga kthetrat e Italisë,

se pa ty ne s’mund të rrojmë,

që je djepi i lirisë”.

Fshatarësia dhe vegjëlia e qytetit mbetën përsëri në mëshirën e çifligarëve dhe fajdexhinjëve. Krerët borgjezë të Komitetit të Mbrojtje u hoqën mënjanë e u ndanë nga masat e popullit:

Thotë Vrioni me Toptanë,

Vërlaci me gjithë Syrjanë (Vlora):

“S’bëhen punët me fjalë,

Tonat janë e do t’i mbajmë

Çifligjet edhe rajanë,

Ku është dëgjuar kjo,

Të heqim dorë nga to?!

Gjithë epopenë e Luftës së Vlorës të vitit 1920 e ka përmbledhur në pak vargje rapsodi dhe patrioti nga Vunoi i Himarës, Thanas Beni:

Evropa shkruajnë e thonë

“Çështë kështu që dëgjojmë?”

“Bëhet dyfek në Vlorë,

Shqipërtarët po luftojnë

Me një mbret dyzet milionë”.

“Po me se luftojnë vallë?”

“Me sopata me hanxharë,

Dyfekët lidhur me gjalmë,

Fishekët në xhep i mbajnë”.

Skender Zogaj – Dëshmia autentike/ GORAN BREGOVIÇI-SPIUN I SHËrBIMIT TË SIGURIMIT TË TITOS DHE MILLOSHEVIT

No Comments Lajme Opinion

Pjesëmarrja e këngëtarit Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë, jo vetëm që i hodhi hije të keqe, por e njollosi keq dhe e lëndoi rëndë krenarinë lavdiplote të qytetit historik dhe djepit të kulturës e të arsimit dhe të vlerave më të shenjta shpirtërore të traditës shekullore shqiptare. Korçën që nuk kanë mundur ta thyejnë perandoritë, e gjunjëzoi dhe e turpëroi një palo këngëtar i ndyrë serbo-sllav, “yll” i sajuar më shumë se sa për talentin artistik, për meritat prej spiuni të rafinuar të SDB – Shërbimit të Sigurimit të Shtetit të ish-Jugosllavisë, në regjimin e Titos e të Millosheviçit, dhe tash i dreqërve të mallkuar adhurues të serbo-sllavizmit sot.
E vërteta e pamohueshme për Goran Bregoviçin, që e turpëroi Korçën, e cila i pranoi “vezët e qyqes” që ia solli autori i “Kallashit” me shpresën që të vazhdohet shumëzimi i racës hibride të anti shqiptarizmit, fatkeqësisht, u vërtetua se edhe në Korçë ka rrënjë të thella si gjithandej në Shqipëri e rretherrotull saj. Kjo nuk prish punë, sepse edhe racat e specieve më të ndyta janë të pacenueshme, e kanë vendin e tyre. Mirëpo, e vërteta për to duhet të thuhet: Goran Bregoviçi, me nënë serbe e baba kroat, është spiun i thekur, shumë më i suksesshëm se sa si rockstar, sepse profesioni i spiunit që e ushtron edhe sot, ia ka dhënë famën dhe të gjitha sukseset e deritashme. Këtë e vërteton dëshmitari autentik, Zhivan Velisavljeviçi, ndihmës Shef i Departamentit të Shërbimit të Sigurimit të Shtetit të ish-Jugosllavisë, rekrutuesi i Goranit, i cili vite më parë për mediat serbe ka treguar për Goranin dhe bashkëpunëtorët e tij nga bota muzikore në ish-Jugosllavi. Po e sjellim të plotë shkrimin “Rock scena i DB” (Rock skena dhe Sigurimi shtetëror), publikuar në “Srpska politika” më 28 mars 2010.
E vlenë të lexohet me kujdes!
ROCK SKENA DHE SIGURIMI I SHTETIT
Kur jeni kënaqur me disa grupe muzikore, me këngëtarët dhe me muzikën e tyre, nuk e keni pas idenë se pas tyre ka qëndruar një organizim shumë më i madh dhe më i fuqishëm sesa vetë grupet dhe këngët. Pas tyre ka qëndruar Shteti përmes veprimeve të një grupi të veçantë të Sigurimit të Shtetit, i cili i ua ka diktuar të rinjve cakun e duhur, në mënyrë që Tito të evitonte rrezikun nga rinia radikale, e cila për nga natyra e saj është rebele dhe kërkon gjithmonë diçka tjetër, diçka më shumë sesa që ka.
Të rrallë janë njerëzit nga Shërbimi i Sigurimit Shtetëror të ish-Jugosllavisë, të cilët pranojnë të flasin për veprimet, në të cilat kanë marrë pjesë, gjatë regjimeve të kohës së Titos dhe Millosheviçit. Njërën nga ndodhitë më specifike e ka ish-ndihmësi i dikurshëm i krye shefit të Departamentit të Sigurimit të Shtetit, Zhivan Velisavljeviç, i cili është pensionuar në fillim të vitit 1990 me dekret të presidentit të atëhershëm të RFSJ.
Velisaljeviç tash jeton në shtëpinë e tij familjare në vendlindjen e tij në Lojanicë, afër Shapcit. Shtëpia e tij është larg asaj që publiku do ta imagjinonte që mund të ishte një shtëpi e një spiuni të pensionuar. Nuk ka mure të larta, as dyer të hekurta që hapen e mbyllen me komandim nga distanca, nuk ka as në roje qen të racës Doberman. E megjithatë, shtëpia e Velisavljeviçit edhe pse me pamje si shumica e shtëpive në këtë zonë, brenda ka diçka që e bën atë të dallohet. Në tavanin e rregulluar me shumë kujdes, Velisavljeviç ka një koleksion prej disa mijëra regjistrimesh LP – disqe të muzikës, ekskluzivisht të muzikës argëtuese dhe rock-muzikës, të krijuara në RSFJ. Kur e pyetëm a je diskofil, Vesisavjeviç sqaroi se, disqet nuk ishin për argëtimin e tij, por ato ishin mjetet e tij të punës. Këto disqe me vlerë nominale nuk mund të tjetërsohen dhe as t’i përvetësojë askush, sepse i ka nga Departamenti i Sigurimit të Shtetit, që ia ka dhënë atij në posedim me revers.
Operacioni “Miljacka”
Velisavljeviçi angazhimin në Shërbimin e Sigurimit e ka filluar në vitin 1968, kur demonstratat e studentëve seriozisht e trondisin Titon, i cili edhe pse në fillim arriti t’i qetësojë ata, pikat e reja të nxehta po rishfaqeshin vazhdimisht. Në atë kohë Tito sapo e kishte përfunduar krizën e Plenumit të Brioneve dhe i del përpara kriza studentore, e gjithashtu sinjal i keq ishte edhe invadimi rus në Republikën Çeke, prandaj duhej menduar seriozisht për qetësimin e situatës. Për këtë qëllim, Tito në një takim të fshehtë e shtron në diskutim situatën duke kërkuar të vlerësohej se si dhe cili front duhej zgjidhur më së pari? Veljko Vlahoviç ka propozuar që RSFJ të sigurojë bombën atomike, e cila do të ishte garantuese e sovranitetit. Edvard Kardelj e ka theksuar afrimin kah pakti i NATO –s, kurse Stane Dolanc paraqitet me propozimin më të çuditshëm dhe bizar. Dolanc ka shpjeguar sesi CIA, duke shfrytëzuar muzikën e grupeve fuqishëm të mbështetura në hedonizëm dhe në përdorimin e pijeve e drogës, ka arritur të zbusë frymën luftarake të protestave të studentëve në Amerikë dhe shumë të rinj progresivë t’i bëjë kllounë të parrezikshëm dhe të pa ide të qarta revolucionare! Dolanc ka konsideruar se diçka e tillë mund të bëhet edhe me rininë tonë. Veljko Vlahoviç nuk u pajtua, sepse mendoi se të rinjtë e Jugosllavisë ishin më të shëndetshëm dhe më të pjekur se amerikanët, por Titos propozimi i Dolanc iu duk më shumë argëtues. Në fund, Dolancit i jepet drita e gjelbër dhe operacioni pagëzohet me emrin e koduar “Miljacka”, sipas lumit në Sarajevë, pasi Tito e ka parasysh luftën që ishte fituar në Bosnjë, prandaj të gjitha betejat e reja duhet të fillonin nga aty. Miljacka dukej si toponimi më urban në atë republikë. Dolanci në bashkëpunim me ndjekësit e tij më të afërt, si Srdan Andrejeviç dhe Obrad Gjorgjevc zgjodhi të riun Zhivan Velisavljeviç për të udhëhequr operacionin “Miljacka”, i cili e ka drejtuar këtë operacion për plot 22 vjet.
“Rekruti im i parë natyrshëm ishte Goran Bregoviç. Me të nuk kishte asnjë problem, sepse atij i pëlqente ideja e Jugosllavisë, e seksit dhe drogës, kështu që ne lehtë u morëm vesh”,- ka treguar Velisavjeviçi.
“Me Bregoviqin madje, unë aplikova një sistem që Shërbimi e shfrytëzonte me kriminelët, të cilëve ua lejonte të vidhnin jashtë dhe të gjenin strehim në Jugosllavi, në këmbim të kryerjes së ndonjë pune për ne. Kështu edhe unë ia lejova Bregoviçit të vidhte këngë të huaja, që t’i publikonte ato si të tijat, por duke propaguar atë që neve na duhej”.
Samiti në Skenderija
Zdravko Çoliç nuk ishte aq i lehtë për t’u rekrutuar. “Zdravko Çoliç ishte një interpretues jashtëzakonisht i talentuar dhe atë nuk mund ta rekrutonim lehtë. Ai nuk kishte asgjë kundër nesh, por nuk donte që t’i detyrohej askujt asgjë”.
Por, kur u arrestua në Ohër, për shkak të këmbimit të valutave të huaja, Velisavljeviç e gjeti rastin e volitshëm të përfitimit: “E vizitova në burgun e Ohrit dhe u morëm vesh për pesëmbëdhjetë minuta”.
Në sektorin e Velisavjeviçit në kuadër të Resorit për Sigurimin shtetëror, kur u mor vesh se Çoba ishte rekrutuar, u shfaq histeria e pastaj nisi paniku, kur kuptuan që ai kishte nevojë për këngë të mëdha – hite! Një pjesë e Shërbimit dyshoi në Kornelie Kovaçin dhe u vendos që e gjithë pop skena jugosllave të qëndronte pas Çoliqit.
“Organizuam një takim të fshehtë një natë në Skenderija. Gjashtë avionë RV dhe PVO sollën të gjithë kompozitorët kryesorë të pop muzikës së vendin tonë. Erdhën: Arsen Dediç, Djordje Novkoviç, Kornelije Kovaç, Bojan Adamiç, Zika dhe Radovan të grupit “Zana”, Momçilo Bajagiç, Zlaja Arslanagiç i grupit “Crvena Jabuka” (Molla e kuqe), Iztog Turk, Jasenko Houra, Jura Stubliç, Vladimir Divljan, Zoran Kesendriç dhe shumë të tjerë. I vendosëm në Skenderija. Ata ishin plotësisht të papërgatitur për atë që i priste. Pastaj unë dola në podium (foltore), u ndjeva sikur të isha Tito dhe u thashë se të gjithë ishin të detyruar të përgatisnin nga një këngë për albumin e rikthimit të Çoliçit”.
Velisavljeviç as sot nuk mund ta fshehë kënaqësinë e tij. Ekipi i kompozitorëve pastaj u rikthyen pas me aeroplanë nëpër qytetet e tyre dhe fillojnë punën për këngët. Por, në Shërbim kishte nervozizëm, sepse numri aq i madh i njerëzve nuk mund të kontrolloheshin në mënyrë të sigurtë. Kështu që në fund vendosëm që Bregoviçi të bënte gjithë albumin, në mënyrë që sekreti për këngët të mos dilte në publik.
“Albumi i rikthimit të Çoliçit në një moment dukej se do të ishte albumi më i madh në historinë e muzikës pop. Dukej se ky sukses do të ishte për Çoliqin, sikurse “Smile” ishte për Beach Boys, prandaj këtë ne nuk duhej ta lejonim. Çoliçi i duhej Jugosllavisë vetëm për atë moment, prandaj në fund gjithçka ia besuam Bregoviçit për ta zgjidhur!
Shiritat e Luftës
Shërbimi i Sigurimit të Shtetit ishte përgjegjës edhe për përgatitjen e albumeve konceptuale që kishin funksionin e transmetimit në eter në rast lufte, apo edhe në rast të një apokalipsi bërthamor.
“Këto janë të ashtuquajturat Albumet e Kiametit, kështu i quajtëm në Shërbimin e Sigurimit, sepse në këto shirita ishin të regjistruara këngët e fundit të botës, këngë me të cilat ky popull do të duhej të mbijetonte dimrin bërthamor. Në krijimin e këngëve ka punuar ajka e skenës jugosllave në bashkëpunim me një ekip psikologësh të zgjedhur.
Janë disa këngë dashurie që i kemi testuar te kafshët. Dhe me të vërtetë, kur këto kënga ua lëshonim, muzika ndikonte që ato të çiftëzoheshin përmes sekretimit të hormoneve të caktuara. Këngët e këtilla në parim janë krijuar për njerëzit që në rast të qëndrimit në bunkerë pas një lufte bërthamore të stimulohen për vazhdimin e trashëgimisë së racës së tyre. Lëshimi i një kënge të tillë në eter në rrethana të rregullta ishte vepër penale! Ato regjistrime ndodhen edhe sot e kësaj dite në kasafortën e Shefit të SDB (Shërbimi i Sigurimit të Shtetit)”.
Velisavljeviç ngurron të flasë për këto këngë, por pas insistimit të madh, ai tregon se disa prej këtyre këngëve janë shkruar nga Kiki Lesendriç dhe janë kënduar nga Zana Nimani, Anja Rupel dhe Marina Peraziç. Kur e pyetëm, nëse ato këngë ishin të ngjashme me krijimet e tyre të mëparshme, Velisavljeviç buzëqeshi dhe në mënyrë lakonike u përgjigj: “Denis dhe Denis janë për këtë çerdhe…”.
Agjentët e dyfishtë
Agjenti Velisavljeviç thotë se në praktikën e tij është takuar vetëm një herë me një agjent të dyfishtë. Ky ishte rasti i Iztok Turk, udhëheqësi dhe autori kryesor i grupit Videosex.
“Iztok ka punuar për ne. Diku gjatë albumit “Lacrimae Christi”, ai është kontaktuar nga shërbimi gjerman BND. Ai donte të ndërpriste kontaktin me ta, por ne këmbëngulëm që ai ta vazhdonte”.
Kur shpërbërja e Jugosllavisë po afrohej, Velisavljeviç pohon që edhe besnikëria e Iztokut po zhvendosej kundrejt gjermanëve.
“Unë nuk jam i sigurtë se Turku e tradhtoi Jugosllavinë, mendoj që ai ishte lojal ndaj saj deri në fund, por me kalimin e kohës, gjithnjë e më pak. Kjo dëshmohet nga përpjekjet e tij të dështuara për të regjistruar këngë në anglisht me Videosex-in”.
Sipas Velisavljeviç, regjistrimi i këngëve në gjuhën angleze ishte një provokim i qëllimshëm në të gjitha qendrat e shërbimit inteligjent gjerman, i cili kishte qëllim kolonizimin e skenës muzikore jugosllave.
“Ata donin të margjinalizonin bendet tona duke i nxitur që të regjistrojnë këngë në gjuhën angleze, me qëllim të t’i ndajnë nga auditori vendas, e në anën tjetër nuk ua dhanë shansin e vërtetë në skenën e huaj. Për fat të mirë, gjermanët patën sukses vetëm me grupet alternative. Ne arritën që Bregoviçin, Çorbën dhe Azrën ta mbanim nën kontroll të hekurt”.
Albumi “Divlje jagode” (Luleshtrydhet e egra) në anglisht ishte një komplot klasik MI6. Ata në atë periudhë i mbajti si agjentë të tij famëkeqi Entoni Monkton, i cili e filloi karrierën e tij si operativ i rock n’ roll-it për RSFJ-në dhe e përfundoi duke shërbyer në Beograd.
“Për fat të mirë, DB kishte njeriun e vet në grup. Alen Islamoviç ishte njeriu ynë dhe ai nga brenda ua shkatërroi karrierën angleze “Luleshtrydheve të egra”. Islamoviçi ishte element i shëndetshëm në atë grup dhe kjo është arsyeja që ne e shpërblyem atë me pozitën e këngëtarit në “Bjelo dugme” (Pulla e Bardhë)”.
Velisavljeviç edhe sot e konsideron veten jugosllav. Ai beson se vetë shërbimet republikane të Sigurimit Shtetëror kanë punuar kundër shtetit të përbashkët, madje edhe në fushën e rock n’ roll-it.
Jasenko Houra ishte njeriu i Shërbimit Republikan Kroat. Unë u dërgova letra disa herë për ta vënë atë në dispozicion për ne në shërbimin federal, sepse ai është një muzikant i talentuar, por ata kanë refuzuar dhe i shpikën disa formalitete. Unë me përgjegjësi të plotë vërtetoj se kënga e tij “Për nënën time” (Kroacia trëndafili i fundit) është tëlyeni i departamentit të Zagrebit”.
“Nuk ka të pafajshëm,- vazhdon Velisavljeviç – kur vumë re se Zoti dhe kisha përmenden shpesh në këngët e Pilotit, ne e thirrëm në bisedë informative Zoran Lesendriçin, për të parë se për çfarë bëhej fjalë. Gjatë natës, shefi i departamentit të Beogradit na telefonoi dhe na tha se ai ishte i tyre. Ne u detyruam që ta lironim. Atëherë unë e kuptova se çdo shërbim republikan e ka grupin e vet.”
Magjistrala e Ibrit
“Luftë nuk do të kishte pa propagandë dhe grupe si “Prljavo kazalište” (Teatri i ndytë)”,- thekson Velisavljeviç, i cili është i bindur se është naive të mendohet që lufta midis shërbimeve sekrete ishte më e zbutur në fushën e skenës rock sesa në fushat e tjera.
“Skenari “Magjistralja e Ibrit” u aplikua për herë të parë në Krcun dhe herën e dytë në Drazhen Riç”.
Velisavljeviç me përgjegjësi vërteton se me aksidentin në trafik të një anëtari të “Crvena Jabuka” (Molla e kuqe), punët nuk ishin biznes i pastër.
“Zlaja shumë shpejt u largua nga grupi, ai ishte një engjëll, një nga operativët e mi më të dashur, një jugosllav i vërtetë”,- thotë Velisavljeviç. “Unë mendoj se do të ishte interesante, nëse Zhera ndonjëherë flet, sepse ai e di gjithë historinë”.
Skena aktuale
Velisavljeviç nuk e ndjek skenën aktuale, qysh kur ka dalë në pension. Sidoqoftë, ata që sheh në televizion dhe në internet nuk ngjallin besim tek ai.
“Shumë njerëz të talentuar shkuan në muzikë popullore, ndërsa në skenën rock, shumë grupe këndojnë në anglisht dhe kjo nuk vlen asgjë! Skena ka qenë shumë më e mirë, derisa e kontrollonte DB, sepse ne e kemi ndihmuar edhe në mënyrë kreative, kur është përballur me kriza”.
Velisavljeviç krenohet për faktin se DB për këngën “Lipe cvatu” kishte angazhuar tre profesorë të Akademisë së Muzikës dhe një profesor të letërsisë për ta ndihmuar Bregoviçin që ta sajonte këtë këngë.
“Sot më nuk ka ambicie të tilla, për fat të keq. Kam frikë se Sigurimi Shtetëror nuk i kontrollon më ato as ato grupe që vet i ka themeluar”.

Burimi/Facebook