Home

Lajme

Ardiana Dhimiter Mitrushi – Konglomerati njeri…

No Comments Argëtim Letersi

Sa shpesh po ndeshem me “aftësi” njerëzish që marrin zëdhënësa për të përcjellë dhe ngritur lart vlerat e tyre. Mirë që Belulët dhe Beluleshat nuk u shuan, por tellallët janë bërë akoma më injorantë se kurrë… Nëse unë kam aftësi nuk dua pëlqime, por argumentime për një përmirësim dhe përballje me realitetin. Nuk di se si duhet të reagoj kur fillojnë krahasimet midis njerëzve që kanë aftësi profesionale të ndryshme të pa krahasueshme…, dhe ky konflikt memdimi hedh poshtë punën kolosale të njërës palë opozitare artistike, dhe ngre në piedestal palën e favorizuar që nuk ka asnjë gjë të përbashkët ideo-artistike (për më shumë një formë koncepti organizues etj…) Nëse dikujt i shkëlqen talenti profesional, atëherë dritat janë aksesori percepitues vizual dhe jo ngritje e nivelit profesional… Kjo më formë idealizimi në art për mua humbet harmoninë e vërtetë në orkestrimin e vërtetë të jetës kudo qoftë…
Ju mirëpres në diskutim të hapur…
Konglomerati njeri…
Sot, “balancat” profesionale të bandave me talent i kishin marrë gurët e varreve dhe, me okë peshonin edhe pluhurin e kockave të kalbura nga kohët. Gurët e kandarëve fshatareskë ishin kthyer në thesë të çpuar thashethemesh, por që rrokanisnin një botë të tërë si daullet që i thërrisnin tellallit të vetë.
Me vete mbanin idetë dhe butaforinë e verbuar me drita diamantësh, por që vetë vrisnin karmën regjisoriale.
Tutorët “artistë” aktronin delirin e madhështisë të shkrimtarëve “Gjigandë” pesë pëllëmbë mbi tokë, por qorrazi aktronin në skenat kriminale të lyera me gjakun himenian të bukurosheve dhe këngëtareve, të cilat kishin rradhën e kërcimit “seksuri” profesionale dhe regjisoriale. Por, me arsyetime të dyanëshme si një shitblerje e zakontë “na nëm-ta dhashë” dhe me një shhhh!… të stërgjatur merrte shpërblimin e majmë ose burgun e heshtur diku larg dhe askush nuk mund t’a dijë…
A mos vallë detyrat regjisoriale ishin të tilla misterioze me role mbinjerëzore, apo ishin tutelat materiale tragjike të regjisë njeri?!… Sfondet i kishin përshtatur me dritëhijet që ndiqnin udhën, ndiqnin hijet që kishin harruar insitiktet, por që thërrisnin dhe rënkonin lirinë që ia vidhnin ndër sy. Përzgjedhjet muzikore drithëroheshin nga përkundjet hënës së përgjakur në gjumë, korret masive ulërinin me oktava nga robëria psiqike dhe seksuria plandemike.
Kupola para talentit njeri i kish ofruar oborrin e mbrapt’ të varfërisë. E kish piketuar pikërisht aje ku qindarkat kërcisnin bujshëm dhe të harruara në zjarrin mortor, si kotheret e fundit të bukës të bëra shkrumb e hi…
Zonjat stoike kishin mbërthyer paranë në nofullat që iu bulçisnin nga pesha. Zotërinjve ua kishin varur në kokë penisin atë vegël profesionale, por të talentuar ama… Ata platonikisht kishin vetëm një standart numërimi testikular nga një në dy dhe dy në një…, por shpesh aludonin ndoshta “P-jo?!… dhe rrallë me J-po?!…”.
Zotërinjtë shpesh kollaret i fshihnin nën sirtarin e hënës, por kostumin në krevat e kishin si një paraqitje tepër mikluese profesionale, kjo për përrallën me “Ding-Dong topesh” për gratë e flijuara të netëve në vijim. Lodhja ishte maramendëse dhe çuditërisht kërkonin kostumin e rradhës si shpërblim. Kostumi shpesh duhej i zi për hollim siluete në përsosmëri, i grinjtë në mbrëmjen e shijeve të profesionit “seksuri”, ndërsa i artë në diellin e nxehtë që hartonte kontinentet e rradhës nën sqetullat e palara që ndërsillnin me aromë të neveritshme djerse plot hijeshi.
Këto janë disa sitilime të vrullshme, të domosdoshme, të kërshëruara për syrin magjik mbase regjisorial, të etura për syrin epik aktoresk, të epshme në senset erotike për muzikë me ndjesi dhome.
Nga kjo plejadë artistësh, krijuesish dhe shkrimtarësh që dikur elituan në eskortën “makinë çmenduri”, pikërisht sot në ikonat kristiane të perëndisë jeni vetë Zoti, jeni shënjtorja e nderuar dhe e virgjëra Mari…
Në kështjella kanë ngritur flamurin me emrin lavdi, ku horri dhe horreshat vijnë si shpëtimtarë të kombit, me para paguajnë turpin, pa fitore ka stuhi…
Lojën dhe intervalet e jetës duhet t’i kuptojmë si një orkestër dhe libër në përsosmëri. Ato lindin me krijuesit muzikorë, orkestrat instrumentale, regjisorët dhe shkrimtarët për çdo edicion dhe libër të ri, por kurrë nuk mund t’a pranojmë si një grabitje të një sistemi konglomerati njeri…
Ardiana Dhimitër Mitrushi 01/08/2021…

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *