Home

Lajme

Teuta Shaqiraj – Rebelimi I Xhuljetes.

No Comments Argëtim Letersi

(Homazh për dashuritë e vrara)

“Oh Romeo, Romeo pse duhet të jesh ti Romeo”

  • pëshpëriste Xhuljeta,
    ne sytë e mallit tkurrej dashuria…
    E flladi i gushtit ndizte të kuqtë e afshit
    Romeo –Xhuljeta , si yje binin në mijra thermija,
    urata e fundit bie, nga duart e Shën Lorencit….

Ah, do doja të kridhesha në ëndrra, si ty Xhuljetë
dhe notat e shpirtit ti ktheja në muzikë.
Por kur shoh, si një grua a nënë venitet
shpirti mpaket, si sorkadhja plagosur në ferrishtë,
thahet e tretet në dhimbjen e saj,
si petale lulesh shpërthyer pa dashur n’acar,

Jo s’mundëm ti jap liri të heshturit pa çak,
se kordat e zërit më janë tharë
e fjalët brenda meje më kanë marrë inat
dalin me ofshamë, mbetur mbi buzë,
në prag, si dëshmitarë të vrarë, pa faj .

Po s’mundem o miq, heshtjen ta lë
të atrofizoje çdo muskul, nerv a zemër.
Me “dashurinë “e marrosur sot një njeri
si Ponc Pilat, arrogant, vdekjen mbolli,
mendjeshtryllës e dashurinë skutave treti.

Si meteor u shua në pellgun e lotëve, krua.
Iku…
duke marrë si pajë copëza ëndrrash të shqyera.
Iku….
duke marrë me vete oazin e dhimbjes kurban,
si shkëmbim “hyjnor “ për filiza jete lënë pas
në këtë botë të trullosur e të marrë…
Zhuljeten do e shohë përtej të padukshmes, vallë!?

Teuta Shaqiraj

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *