Home

Lajme

MEDIAT SERBE: DHJETË SHTETE JANË TË GATSHME T’I TËRHEQIN NJOHJET E PAVARËSISË SË KOSOVËS

No Comments Aktualitet Lajme

Dhjetë shtete janë të gatshme t’i tërheqin njohjet e pavarësisë së Kosovës nëse vendi nis procesin e shtimit të njohjeve.

Siç shkruan gazeta serbe “Politika”, janë garanci të forta që këto vende ia kanë dhënë Beogradit.

Gazeta thotë se këto vende mendohet të jenë nga Afrika dhe Azia, por nuk i ka përmendur me emra, kryesisht për shkak të, siç shkruan kjo gazetë, “presionit të mundshëm ndaj të cilit do të mundë të ekspozoheshin nga SHBA-ja”,.

Predrag Rajiq, nga Qendra për Stabilitet Social në Beograd, beson se vendet të cilat mund t’i rishqyrtojnë vendimet e tyre të mëhershme, pra t’i tërheqin njohjet, janë shumë vende nga kontinenti i Afrikës, por edhe vende nga Lindja e Mesme.

Rajiqi vlerëson se Kosova ka vepruar krye në vete kur ka vendosur të hapë ambasadën në Jerusalem, ndërsa Beogradi po llogarit në Rusinë në luftën e saj diplomatike, por edhe në Kinën, “e cila pritet të ketë angazhim më të fuqishëm në çështjen e Kosovës dhe Metohisë”.

Ai deklaroi se Kosova ndoshta do të heqë moratoriumin mbi aktivitetin diplomatik të njohjeve dhe tërheqjeve të njohjeve të pavarësisë së Kosovës në fillim të shtatorit, “por kjo nuk është në favor të Prishtinës, sepse nuk ka shumicë për të hyrë në disa institucione ndërkombëtare”.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme në ish-Jugosllavi, Vladislav Jovanoviq, thotë se “Kina ka nisur të përfshihet në çështje të cilat nuk mund të zgjidhen nga Amerika dhe të cilat pengojnë zbatimin e disa qëllimeve, siç është çështja e Republikës Sërbe dhe mbrojtja e integritetit territorial të Serbisë”.

Ai vlerësoi se Rusia dhe Kina duhet të afrohen, “sepse ato po ndihen të kërcënuara nga Shtetet e Bashkuara” dhe ua rikujtoi atyre çështjen e Venezuelës ose veton ndaj përfaqësuesit të ri të lartë në BeH.

Sipas Jovanoviqit, nëse presidenti kinez, Xi Jinping, do ta vizitonte Serbinë deri në fund të vitit, ky do të ishte një demonstrim i qartë i mbështetjes dhe do të dërgonte një pamje më të gjerë, së cilës Perëndimi do të duhej t’i kushtonte më shumë vëmendje.

Burimi/rtvpresheva.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *