Home

Lajme

Dashamir Uruçi – SERBISE I DUHET TREGU SHQIPTAR,FUQIA PUNTORE SHQIPTARE DHE PORTI I DURRESIT,TE TJERAT JANE LAJLE E LULE…!

No Comments Lajme Opinion

Sapo degjova me vemendje, fjalen e VUÇIQIT ne Samitin trepalesh te Shkupit,ne Maqedoni.
Ne dukje te pare, asgje e gabuar perkundrazi politika ne Shqiperi,Serbi e Maqedoni po ben hapa perpara drejt paqes e bashkepunimit rrajonal.
Dhe ne kete drejtim, popujt e ketyre vendeve, duhet te jene te kenaqur e te mbushur me shprese, per te ardhmen.Mirepo cila eshte e verteta.?
Ajo qe doli qarte, ne fjalen e Vuçiqit ishte bashkepunimi thellesisht miqsor, jo vetem institucional por edhe personal me kryeministrin Rama sa qe, ai ishte dakort, qe te firmoste çdo gje, qe do ti servirte kolegu nga Shqiperia dhe anasjelltas sigurisht.
Duke e degjuar me vemendje, fjalen e Presidentit serb bien ne sy hapur, tre objektiva te politikes serbe, qe ai synon ti rrealizoje nepermjet bashkepunimit rrajonal.
Se pari,rriten mundesite, qe per investimet ne Serbi te merret krahu i lire,i punes nga Shqiperia.
Se dyti, per industrine serbe,do te rriten mundesite per te furnizuar me mallra,tregun shqiptar i cili nuk konkuron dot me tregun serb.
Se treti, rriten shancet qe Serbia te kete ne perdorim, portin e Durrësit, duke çuar ne vend, nje shekull me vone, endren e vjeter te udheheqesit nacionalist e antishqiptar PASHIQ.
Keto ishin tre prej interesave te shumta,te Serbise qe u deklaruan hapur nga Vuçiqi, ne Shkup.
Po interesat e shqiptarve ku janë.?
E thene pa dorashka,interesat e shqiptarve jane ne nje “jete paralele…!”
Askush ne Ballkan,Europe e Bote, me dy pare mend ne koke, nuk mund te jete kunder bashkepunimeve rrajonale,qarkullimit te njerezve, mallrave e kulturave mirëpo…!
Eshte bere tashme e ditur, nga eksperte te ekonomise, vite me pare,ne Kosove e Shqiperi se keto mareveshje preferenciale te Shqiperise me Serbine rrisin e forcojne edhe me tej ekonomine e Serbise e nga ana tjeter,ndikimi pozitiv ne ekonomine shqiptare eshte i paperfillshem.
Tregu shqiptar, perballe atij serb do te sillet si nje treg vasal, nga ku del i fituar me i forti.
Nuk publikohen te dhena transparente per bilancin e import eksporteve, Serbi-Shqiperi por nje gjë eshte e sigurte se marveshjet e reja ekonomike do ta rrisin edhe me tej, disnivelin ne mes tyre dhe tregu shqiptar do te mbushet edhe me shume me mallra te industrise serbe.
Ne stadin aktual te zhvillimit, Shqiperia nuk i rrite dot eksportet drejt Serbise me perjashtim te “rritjes se eksporteve” te fuqise puntore dhe shetitarve te shumte qe do te vizitojne Shkupin e Beogradin turistik.
A duhet Shqiperia t’i hape dyert e dritaret bashke, mardhenieve ekonomike me Serbine.
Mardheniet ne mes te dy vendeve tona kane qene pergjithsisht problematike e per me shume se nje shekull do ti quaja “Mardhenie Gjakatare”.
Nuk bej pjese tek lideret tane qe bejne politike te madhe por jam i bindur qe me Serbine, ne nuk mund te kemi kurre mardhenie, thjesht ekonomike.
“AKUZA QË ULËRIJNE” i autorit Leo Freundlich, do te mjaftonte per te kuptuar se çfare krime perbindeshe kane bere serbet kunder shqiptarve, per te ardhur me pas tek lufta me e fundit, ku u vrane me mijra njerez te pafajshem e u dhunuan mbi 20 mije nena e motra shqiptare.
Mardhenie me Serbine mund te kemi por jo preferenciale.
Mardheniet me Serbine duhen kushtezuar me qendrimin qe ajo mban ndaj Republikes se pavarur te Kosoves si dhe ndaj tre komunave shqiptare nen Serbi.
Portin e Durrsit mund ta perdorin edhe serbet pasi te kene kerkuar botrisht falje per krimet e luftes dhe genocidin kunder shqiptarve,pasi te kene shlyer demet e luftes me te fundit se paku 20 miliarde euro dhe pasi porti i Shengjinit ti jete dhene ne perdorim Kosoves.
Nuk mund te kete mardhenie te te gjitha llojeve me Serbine pa konsideruar interesat e Kosoves dhe interesat kombetare te shqiptarve.
Pse ne shqiptaret, ne emer te politikes se madhe, duhet te bejme leshime, ne kurrizin e interesave tona.
Pse nuk sillemi si kroatet,boshnjaket, si shqiptaret e Kosoves qe i kane kushtezuar mardheniet me Serbine e nuk duan te jene satelite te saj, te nje vendi qe u solli vuajtje e stermundime pa fund, popujve te tyre.
Po keshtu edhe mardheniet me Maqedonine duhen kushtezuar me lirite e te drejtat themelore te shqiptarve,me te drejten e shtetformimit e te gjuhes shqipe, gjuhe zyrtare ne Maqedoni.
Ne shqiptaret e thjeshte, nuk mund te mbyllim syte perpara asaj cka serbet kane bere kunder popullit tone, kudo ku ai ka jetuar.
Ne shqiptaret e thjeshte, nuk mund te kuptojme se si mund te hapim kufijte, sigurisht ne thonjeza, me nje shtet qe edhe sot, diten per diell e ne sy te te gjitheve ka debuar nga tre komunat shqiptare nen Serbi, afro 8000 banore dhe VUÇI me ironi thote se ne Medvegje nuk kane mbetur më as 6 perqind shqiptare.
Kam shume per te thene por do ta mbyll me perfundimin se “MINILESHI BALLKANIK” ka lindur i vdekur.
Shqiptaret nuk e kane pritur mire dhe kane te drejte.
Edhe vete ndryshimi i emrit nga minishengeni ballkanik ne BALLKANI I HAPUR flet per fillimin e renies se ketij projekti antishqiptar…!
DASHAMIR URUÇI-USHC-TIRANE.
29 Korrik 2021.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *