Home

Lajme

Musa Krasniqi – ADOLESHENCË, ÇMENDURI APO TRADHTI

No Comments Lajme Opinion

EDI RAMA shumë kohë më vonë se unë tha “ALBIN KURTI është pasuri kombëtare”. Kur unë thash një gjë e tillë, pak kujt i bëri pershtypje, por kur Edi pohoj at vlerësim për Kurtin pati jehonë sepse ai ishte politikan dhe natyrisht kjo është e kuptueshme se ne shqiptarët n’rënd të parë i kemi politikanët ( i kemi më afër zemrës se të tjerët ).
Unë edhe tani si më parë e kam të njëjtin mendim për Albinin. Po Edi, a e ka ndryshuar/ harruar at mendim të shprehur për Albinin ? Nese po, pse ?
Ndoshta Edit na i doli Albini edhe më i mënçur së sa ai e ka menduar, edhe më i pelqyer, adhuruar e votuar së sa ai e e ka pritur e dëshiruar.
Ka gjasë që Albini Ramen po e tejkalon
edhe ndërkombëtarisht. Ndërkombëtarët kanë filluar ta vlerësojnë Albinin si politikan të mençur, të vendosur dhe me qellime të pastërta e të qarta për popullin dhe shtetin e vet.
Edi, athua po xhelozon Albinin si të tillë ?
A mos është ky një nga shkaqet që Rama Kosovën don ta sakrifikon ?
KM i shtetit amë në vend se pasurinë kombëtare (Albinin) ta ndihmoj për avansimin e çeshtjes kombëtare, ai ka vendosur për mëri ta injoroj ta urrejë ate dhe të miqësohet e hapet me Serbinë e Vuçiçin, xhelatën/xhelatin e kombit shqiptar.
Ne shqiptarët nuk e duam shqiptarin më të mirê (superior) se vetja. Më parë e bëjmë shok një armik se sa një shqiptar të ditur bashkëpuntor e mik !
Njeriun kur motra, vëllau, e bija apo i biri e tejkalon pozitivisht duhet të gëzohet e krenohet e jo….., sidomos për çeshtje kombëtare.
Edi ne vend se të krenohet me “pasurinë kombetare” qe diti dhe guxoj në sy të perfaqesuesve evropian për herë të parë ti kërkoj Serbisë/Vuçiçit reflektim për të kaluaren tonë të dhimbëshme gjenocidale që kemi perjetuar si popull prej Serbisë, ka zgjedhur ta sulmoj.
Edhe nese ka gabuar diçka Albini sipas Rames, ky i fundit do tê duhej të ishte zemërgjërë sepse perfaqëson shtetin amë si KM.
Krerët kryesorë të së djathtës dhe të majtës në Shqipërinë postsocialiste sikur ishin dhe janë në garë se kush po e lendon, demton, varfëron, dobëson, poshtëron e shperngulë popullin shqiptar më shumë, se kush po e pengon e demton më shumë zgjidhjen e ndonjë çeshtje kombëtare të shqiptarëve në Shqipërinë Etnike.
A mos ka hyrë Edi Rama në garë me zjarrëvënësin e Shqipërisë postsocialiste se cili po e cfilitë, shkallmon, qorienton shpirtërisht e tradhton më shumë popullin e shkretë e të shumëvuajtur shqiptar ?
Si mund ti hapesh kufitë me Sebinë xhelate përderisa ajo vazhdon të mbetët xhelate ?
Edhe pse xhelatja na ka prerë e masakruar më shumë se gjysmen e trupit ajo nuk po e pranon këtë sepse nuk është ngopur ende me gjak shqiptari e tokë shqiptare. Ëndërron të mberrijë deri në Adriatik.
Duhet të jemi realist.
Sërbia të heq dorë nga xhelatësia, të reflekton për të kaluaren, të heq Kosovën nga kushtetuta e vet, të pranon Kosovën shtet e mandej për fqinjesi mund të bisedohet.
Hapu KM Rama sinqerisht me Kosovën e Mërgatën ! Krijoni dhe respektoni ligjshmeri të vërtetë ! Zvicrren e Norvegjinë i lutë EU-ja, ndoshta do ta lutë edhe Shqipërinë një ditë.
Hapu mundësisht edhe me Maqedoninë e Malësinë (Malin e Zi) por me Serbinë jooooo – mooooos ! S’ja kemi nevojën. Mos i lendo shpirtërisht shqiptarët !
Kështu si e ka nisur hapjen me Serbinë KM i Shqipërisë Edi Rama, pa kushtet e lartëpermendura është adoleshencë, çmenduri apo tradhti.
Atdheu e kombi nuk është pronë personale e askujt. Atdheu e kombi është mbi të gjithë e të gjitha. Atdheu e kombi është edhe mbi heronjët sepse heronjët sakrifikohen e bëhën heronjë për atdhe për kombin, e jo e kundërta. Pa atdhe humbin edhe heronjët.
Si të sakrifikohet atdheu e kombi për çeshtje personale apo çeshtje të brendshme n’mes të Rames e Albinit ?
Edi Rama po rrezikon/sakrifikon Kosovën duke e lënë ne “goje të ujkut” për shkak të këtyre çeshtjeve me Albinin. Ai “ujkun” po e bënë “qingj” në sytë e botës dhe po e dëmton Kosovën në momente vendimtare për fatin e saj. KM Edi po harron se duke e sakrifikuar Kosovën, sakrifikohet edhe Shqipëria amë !
Është fatale për kombin tonë që KM i shtetit amë bazohet e këshillohet nga individ shqipfoles nostalgjik të serbosllavisë.
KM Edi poqese nuk reflekton drejt dhe arsyeshëm për çeshtjen kombëtare, mbarove, populli nuk do ta falë kurrë !
Musa Krasniqi
04.08.2021

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *