Home

Lajme

Befason analisti, paralajmëron burgosjen e Edi Ramës

No Comments Aktualitet Lajme

Profesori Sulejman Mehazi përmes një shkrimi në Facebok ka shkruar në lidhje me Ramën dhe bashkëpunimin që ai bëri për krijimin e “Open Ballkan”.

Ai thotë se Rama pritet të akuzohet nga Gjykata e Hagës për bashkëpunimin me Vuçiqin, përcjell “Bota sot”.

Tutje, profesori thotë se pas Thaçit radhën për t’u burgosur e ka Rama pasi me krijimi i “Open Ballkan” ka për qëllim trazimin e shteteve në Ballkan e për të cilen SHBA dhe BE janë kundër.

Shkrimi i plotë:

Pas Thaçit për shkëmbime territoresh nga Gjykata e Hagës pritet të akuzohet edhe Rama për shkak Open Balkans-it të Vuçiqit

Të gjithë ata që do bashkëpunojnë me Vuçiqin do burgosen, Ish-kryeminstri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke bashkëpunuar me presidentin e Serbisë për lëvizje kufijshë e shkëmbime territoresh, trazoi jo vetëm Kosovën, por edhe SHBA-në sa që e detyruan Thaçin të formojë Gjykatën Speciale për t’u burgosur vetë.

Tani radhën për t’u burgosur e ka kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili pa hanxhinjtë e fuqishëm të SHBA-ve e BE-së e kundër tyre u lidh me Vuçiqin për një aleancë me Serbinë për të trazuar shtetet ballkanike me emrin, Open Ballkank, mirëpo Edi Rama fare nuk e kupton se për shkak këtij Ballkani të Hapur të Vuçiqit SHBA-të me një tjetër Gjykatë Speciale amerikane do ia mbyllë gojën, kokën e trupin e madh të Ramës në burg për t’u takuar me vëllain e tij Hashim Thaçin në Hagë.

Shkurt e qartë, SHBA-ja dhe BE-ja me anë të paraburgimit të Thaçit, sikur ua bëjnë me dije të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor se ata që do bashkëpunojnë e bëjnë aleancë me Vuçiqin e Serbisë i pretë burgu i Hagës.

Burimi/botasot.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *