Home

Lajme

Ira S. Kurti – Politikanët apo palaçot!

No Comments Lajme Opinion

Të besosh që luftën e keni me ambasadoren kukull zj. Yuri Kim dhe jo me veten tuaj, është të jetosh në botën e ëndrrave!
T’u thuash gazetarëve që po mbron të drejtat e tyre, është qesharake, sepse ishte Ti, ai që në marrëveshje të fshehtë me z. Edi Rama I morrët pa asnjë hapësirë ligjore apo Kushtetuese të drejtën e zgjedhjes Shqiptarëve! Si ta nxen goja që po ja mbron të drejtat publikut Shqiptar? Pasojat e asaj marrëveshje ne po I vuajmë dhe sot. U boshatis Shqipëria nga bëmat e paligjshmëritë tuaja!!
Unë nuk e di, ndoshta nuk i ke futur duart në buxhetin e Shtetit direkt, por di ato ça kam parë e përjetuar. Ju ishit në krye të Shtetit, ndaj ju jeni përgjegjës që tokat rrëmbeheshin, firmat fallsifikoheshin. Pra ke kontribuar për të mos pasur shtet. Ke lejuar vëlla vrasjen kur u thoje njerzve të zaptonin tokat se do ja legalizoje. Lista është shumë e gjatë për zullumet tuaja. Mbaj mënd se si rojet, apo militantët e tu rrihnin për vdekje këdo që përmendte emrin tënd! Kanë rrahur një aktor humori (Agron Llakaj) që të imitonte se nuk e kuptonin që aktrimi ishte ligjor. Kurse ju nuk u rrahët kurrë nga asnjë njeri megjithëse na shkelët dhe tjetërsuat Kushtetutën dhe gjithë drejtësinë në vend.
U kallët frikën njerzve, ngjallët terror.. vazhdoni të mos reflektoni. Shembulli juaj u ndoq nga shumë të tjerë të pa pjekur e pa bosht që kërkonin të imitonin ju, atë fjalorin tuaj të rënd me listë shtëpie .
Krijuat ushtrinë personale me fondet publike, dmth me taksat e Shqiptarëve!
Nē kushte normale të një Shteti të mirëformuar, do t’ju mbroja me çdo mjet nëse një ambasadore do shkelte ligjet Ndërkombëtare, por ajo po ndihmon popullin tonë të gjej busullën që e ka humbur këto 30 vjet! Ndaj kushdo që del kundra ambasadores, është I verbuar ose i korruptuar! Shiko ish KM Fatos Nano, me paratë e Shqiptarëve po jeton në lagjen më të pasur të Vienës, por nuk po merren me të njeri se ai iku e pa punën e vet, kurse ju kujtoni se Shqipëria është protektorati juaj dhe se nuk ka kush tjetër t’a bëj punën e pozitës e të opozitës!!
Nëse të dhimbset Populli Shqiptar dhe interesi publik ju nuk duhet të futeni në Parlament, as ju, as Basha, as Rama, as Kryemadhi, as Fatmir Mediu, asnjëri nga ju që në mënyrë direkte apo indirekte dëmtuat vlerat e vendit tonë, dëmtuat demokracinë, që mori e po merr jetë njerzish, që po mbetet bosh nga vendasit e po mbushet me gjuhë të panjohura kudo!
Ira S. Kurti

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *