Home

Lajme

Pse shtetarët e Shqipërisë nuk rrinë e nuk bëjnë dot pa iç-ët e viç-ët serbo-sllav

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Sa për kujtesë historia e shtetit shqiptar njeh miqësira të hershme me serbët, pavarësisht krimeve, vrasjeve, dhunimeve dhe të genocideve të pandërprera serbe mbi shqiptarët e Kosovës që prej 150 vitesh. P.sh. janë të dokumentuara aleancat dhe marrëveshjet Pashiq-Esad e Pashiq-Zog, aleanca vëllazërore komuniste Popoviç-Tito-Enver, aleancat e marrëveshjet e tyre njëlloj si kjo më e fundit për “Ballkanin e Hapur” Rama-Vuçiç-Zaev . Por jo vetëm këto por ka të shënuar historia edhe për “takime e biseda” Berisha-Faslliq – Bulatoviç e Nano-Millosheviç.

Vuçiç, Rama, Andriq, Bregoviç, Ceca, Arkan dhe “Ballkani i Hapur”.

Shqiptarë patriotë,, media, akademikë, politikanë, intelektualë, shkrimtarë e kandidati Kadare për Nobël i Shqipërisë si dhe këngëtarë e artistë të Shqëpërisë ku jini, pse nuk po dukeni?! Apo nuk habiteni pse Bregovic vjen në Shqipëri. “Ballkani i Hapur” serbo-sllavo-shqiptar Vuçiç-Rama-Zaev është edhe amnisti për genocidin,krimin e për kriminelët serb, sepse kryetar i këtij minishengeni është Gebelsi i Millosheviçit , Vuçiçi

O Edi Rama dhe ju të tjerë shqiptarë si ti , a akoma nuk e dini, por harroni dhe bëni sikur jeni naiv e nuk dini se Millosheviç, Vuçiç, Arkani, Ceca, Bregoviç, Ivo Andriq, Peter Hanke e të tjerë janë të mirë për Serbinë,por ama janë kriminelë serbë dhe mbështetës e përkrahës të atyre që bënë genocidin mbi shqiptarët e Kosovës.

Edi Rama paraqiste më heret kur sapo erdhi ne pushte si “vizion” të pajtimit shqiparo-serb citatet e antishqiptarit të madh, akademikut Ivo Andriq, i cili ka përpiluar projektin për asgjësimin e shtetit shqiptar të Shqipërisë dhe të daljes së Serbisë në Adriatik në portet shqiptare., e që po e realizon “Ballkani i Hapur”

A e dinë Edi Rama dhe muzikëadmiruesit serbofilë të Shqipërisë se çdo të ndodhte sikur në Serbi të këndonin p.sh.Ilir Shaqiri dhe Arif Vladi ?!

Fenomeni i dëgjimit të muzikës së Cecës, bashkëshortes së kriminelit çetnik famëkeq Arkan, është përhapur edhe nëpër festa në Shqipëri. Pse a pak këngëtar shqiptar të talentuar ka Shqipëria e Kosova sa që Shqipëria paska nevojë për këngëtarë antishqiptarë nga Serbia si Ceca e Bregoviç?!

Këngëtarit serb Goran Bregovic te cilit ish Kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama tani Kryeministër i Shqipërisë i ka dhënë Celësin e Kryeqytetit , tani Bregoviç do të jetë një nga të ftuarit special të këtij viti në Korçe. Lajmin e kanë dhënë vetë organizatorët përmes një njoftimi, ku kanë treguar se nata kur do të këndojë Bregovic do të jetë kulmi i festës, duke i bërë prezantim të veçantë pjesëmarrjes së tij transmeton abc news.

Ky Bregoviç u kthye në frymëzuesin e miteve serbe, në frymëzuesin e masakrave në Kosovë, sidomos me këngët “Kallashnikov”, Juriiiis(Sulm)… Pucaaaaaj(Qëllo-zjarr)!

Veçanërisht kënga “Kallashnikov” u bë këngë e preferuar e çetnikëve të Sheshelit, “tigrave” të Arkanit etj, këngë që shpërthente nga kasetofonët e automjeteve të ushtarëve dhe paramilitarëve serbë, që bënin vrasje, përdhunime dhe spastrim etnik në Kosovë.

Madje ishte ky këngëtar i cili kërkonte ndalimin e bombardimeve të NATO-s mbi Serbi dhe mblidhte ndihma për Serbinë në koncertet bamirëse si në Greqi apo në vendet e tjera. Pra në Shqipëri admirohen kriminelët artistë Ceca dhe Bregoviç.

Pra nuk është çudi që sa të jetë Edi Rama kryeminmistër mundet që Kryekriminelit Arkan , ishbashkëshortit të Ceces dhe admirues e frymëzues i Bregoviçit, në Shqipëri atij t’i ngrihet një memorial, pasi Rama ka mik e shok si vëlla Vuçiçin, ishministrin e Millosheviçit, e qe sot ai është President i Serbisë. Këto veprime të serbofilëve shqiptarë janë përpjekje për rehabilitimin e genocidit dhe të krimeve të kryera nga kriminelët serbë ndaj shqiptarëve të Kosovës, madje në mënyrë mjaft te dretpërdrejt dhe haptazi edhe “artistikisht” me muzike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *