Home

Lajme

Deklaratat e Berishës, Av.Idajet Beqiri: Klithma të një kryekrimineli të zënë me “presh” në dorë, ka qindra krime mbi supe

No Comments Aktualitet Lajme

Jemi fatkeq si popull, jemi fatkeq si shtet, jemi fatkeq si komb, duke pasur në krye të shtetit një ish President dhe në krye të qeverisë një ish Kryeministër, si kallëpi i Sali Berishës, i cili na ka turpëruar dhe na ka shpërfytyruar deri në ekstrem para gjithë botës, para SHBA, para BE si dhe para gjithë shteteve dhe institucioneve prestigjioze ndërkombëtare. Në vend që të dalë para kombit për të pranuar turpin, për të pranuar deformimin dhe degjenerimin që u bëri shtetit, institucioneve të tij, demokracisë në vend, për të pranuar krimet e panumërta të bëra kundër popullit shqiptar dhe pasurive kombëtare, bën rolin qesharak “dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë”! Deklaratat e tij, kundërshtitë e tij, qëndrimet e tij në raport me vendimet me rëndësi të jashtëzakonshme të SHBA për kombin, popullin dhe shtetin shqiptar, nuk janë gjë tjetër, veç klithma të një kryekrimineli të zënë me “presh” në dorë, i cili ulërin për shkak se nuk di ku ta fusë atë “presh”, të cilin për fatin e zi të tij, nuk ia pranojnë as të tijtë në PD, të cilët po i largohen si djalli temjanit, veç Tritan Shehut, i cili ka edhe pjesën e vet, madje edhe përvojën e vet te “preshi” që i ka mbetur në dorë Sali Berishës. Krimet që ka bërë Sali Berisha ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve qysh nga 2 prilli 1991 e deri në 21 janar 2011, janë jo vetëm të shumta në numër, por janë edhe me rrezikshmëri të theksuar shoqërore kombëtare dhe ndërkombëtare. Kemi të bëjmë me një kryekriminel që ka vrarë me qindra shqiptarë, që ka grabitur për vete, për familjen e tij, për bashkëpunëtorët e tij, disa miliarda dollarë pasuri kombëtare të paluajtshme dhe të luajtshme, deri valutën dhe thesarin e shtetit. Deklarimet e tij, të cilat në thelbin e tyre janë “pralla” që tregonin gjyshet analfabete të dikurshme për të vënë në gjumë çamarrokët e shekullit të 19-të, janë tipike të ulëta, pa nivel kulturor, pa sens politik, diplomatik dhe juridik. Ato janë thjesht dhe vetëm “karamele të helmuara” që u afrohen vetëm disa mbështetësve të tij të sëmurë, të cilët kanë përfituar prej korrupsionit dhe prej krimeve të Berishës dhe janë të bindur që sekuestrimi që do t’u bëhet pasurive të tij, do të çojë domosdo edhe në sekuestrimin e pasurive të alabakëve të tij, një pjesë e të cilëve ndodhen në burgje, dhe pjesa tjetër është në rrugën pa kthim të burgimeve të rënda, edhe sepse i janë ngjitur aq keq rreth e përqark pemës së kalbur të Berishës, sa rënia e pashmangshme e tij, i merr me vete edhe ata…

SHKRUAR NGA SOT.COM.AL

Burimi/sot.com.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *