Home

Lajme

Bashkia Korcë organizon ‘Festën e Birrës’ dhe fton këngëtarin serb, Xharra: Po nxitet një sulm midis Kosovës dhe Shqipërisë

No Comments Lajme Opinion

Në datat 18- 22 gusht do të zhvillohet në Korcë eventi veror i njohur si Festa e Birrës.

Në programin muzikor të këtij viti do të jetë dhe këngëtari serb Goran Bregović.

Në një intervistë për RTV Ora, gazetarja Arbana Xharra u shpreh se këngëtari serb Goran Bregović po vjen në festivalin e birrës në Korçë kur ka frymëzuar më këngë krime kundër Kosovës.

Ajo tha se justifikimi i bashkisë së Korçës ishte një përgjigje e paargumentuar, duke shtuar se një veprim i tillë ka shkaktuar shumë reagime të forta në rrjetet sociale.

Xharra: Duhet të kuptojmë se ky është një këngëtarë që ka mbështetur krimet ruse dhe është një nacionalist serb që më parë ka edhe një këngë të titulluar “kallashnikov” e cila është kënduar nga ushtarë serbë që kanë bërë gjenocide në Kosovë dhe Bosnje, e vende të tjera gjatë regjimit të Millosheviçit. Është thënë në disa deklarata se muzika nuk është politikë. Është politikë sepse në fund të ditës, kush është ky këngëtar, që nuk e njohin gjeneratat e reja dhe po bën koncerte në rusi. Ky është një këngëtar nacionalist në mbështetje të regjimit të Millosheviçit.

Është e dhimbshme të shohësh sot, ashtu sikur Rama i tha çelësin e qytetit, t’i bëhet një ftesë këtij këngëtari, Goran Bregović nga bashkia e Korçës. Lexova intervistën e nënkryetares bashkisë së Korçës, dhe mund të them se është një zhgënjim shumë i madh. Ajo mu duke e paditur dhe e papërgatitur në argumentet e saj për të mos anuluar ftesën kundrejt këtij këngëtari. Ky vendim nuk duhet të shihet nga Kosova se shqiptarët kanë dashamirësi ndaj këngëtarëve të tillë që kanë qenë në front me militarët serbë. Por po shihet në rrjetet sociale si një sulm ndaj nesh. Ky është një moment që duhet të jemi në bashkëpunim. Kjo mbështetje ndaj Vuçiçin she serbëve është për tu çuditur. Shumë vende evropiane e kanë anuluar koncertin, sepse ky këngëtar ka mbështetur krime.

Xharra shtoi se Shqipëria dhe Kosova janë pjesë e një qëllimi si dy shtete për tu integrua në BE dhe nuk kanë nevojë për incidente të tilla.

Xharra: Sot ne jemi pjesë e një qëllimi si dy shtete për tu integrua në BE. Pse duhet të bëjmë këto incidenti që të gjithë shkojnë në favor të vendeve që janë kundër arritjeve dhe bashkimit tonë? E gjitha po përcillet online. Shqiptarët e Kosovës dhe atyre të Shqipërisë kanë pasur mesazhe të shumta online. Unë fajësoj edhe politikën me patriotizmin e rrejshëm që kanë. Në realitet asgjë nuk po bëhet për shqiptarët. Në këtë moment kritik ndizet një sulm që më së paku na duhet si shqiptarë. Unë nuk e kuptoj pse Rama ka një flirt me Vuçiçin, kur dihet botërisht se Serbia ka marrë kritika për armatim dhe ka prishur marrëveshjen me Kosovën. Veprimet e Ramës nuk janë në favor të Kosovës.

Burimi/pamfleti.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *