Home

Lajme

Mimoza Leskaj- Diktaturë liberale, apo Liri me gardhe?

No Comments Lajme Opinion

Ne shqiptarët jemi një nga të paktët popuj që provuan se cfarë është diktatura,c’pasoja lë dhe cfarë krijon ajo pas rënies së saj.
Jemi ai popull që i është drithëruar shpirti dhe trupi për një grimcë liri, ndaj dhe e ëndërruam kaq shumë sa kur e prekëm menduam se do ishte e përjetshme dhe e sigurtë.
Mirëpo e sigurtë dhe e përjetshme është vetëm vdekja!
Rregulli për t’u nënshtruar nuk shkruhet në asnjë Kushtetutë, përkundrazi ajo flet për lirinë dhe i jep madhështi asaj, por ja që koha rend aq shumë saqë bëhet fjalë për një luftë kundër saj!
Personalisht kam qenë gjithnjë delja e zezë, sepse nuk arrij të pranoj të padrejtën dhe kur përplasesh me të e ribelohesh, të shohin shtrembër dhe vetëm armiq bën,por kjo nuk ka asnjë rëndësi për një njeri si unë që e ka të vështirë “tufëzimin”.
Natyrisht respektoj mendimin e gjithëkujt me vëmendjen e duhur,por i përkas brezit që njohu diktaturën dhe zgjedh të jetoj e lirë atë pjesë të jetës që më ka mbetur.
Por…koha, faktori i pashmangshëm i jetës, tregon që historia cuditërish përsëritet , ndoshta më butë, më ndryshe, më moderne ose më dinake të themi, por përsëritet!
Pse e gjithë kjo?
Tashmë jemi të gjithë në cakun e të ashtuquajturës “liri” ku duhet të bëjmë kujdes dhe jemi qytetarë të”lirë” nëse krahas pasaportës së kombësisë duhet të kemi atë të vaksinimit për të mirën tonë, ose sic quhet GREEN PASS, përndryshe mbetesh ajo delja e zezë dhe nuk je më njeriu me dinjitetin që të takon.
JO! NUK JE!
Dje humba një takim pune,sot më përzunë nga tre restorante, isha e padëshirueshme të ulesha dhe të haja si gjithë të tjerët.
J’u drejtova një picerie dhe ndërsa po paguaja më ndalon të ulem duke më detyruar të dal jashtë.
U ndjeva sikur më rrahu dikush dhe hodha sytë përreth ku kishte shumë njerëz dhe hanin, e në atë mori unë isha vetëm sikur kisha bërë krim!
Është normale?
Mbase,por asnjë Kushtetutë nuk më detyron të vaksinohem me zor. Dhe nëse UNË apo ATA që mendojnë si unë janë delet e zeza që përbëjnë rrezik për popullatën , atëherë përse nuk krijohen kushtet edhe për pjesën tjetër?
Në cilin vend duhet të jetojmë?
Në radhë të parë kërkoj garancinë e jetës mbasi që virusi nuk është natyror, dhe vaksina akoma nuk më bind, por jam për ligjin dhe funksionimin e tij!
Nëse detyrohemi të mbajmë distanca dhe maska për të ruajtur shëndetin atëherë duke qënë se paguajmë rregullisht detyrimet që na takojnë do ishte mirë që të meren masat edhe për ata si unë që janë një numër goxha i madh!
Liria e mendimit më vlen shumë, liria e fjalës dhe ekzistencës më vlen më shumë se gjithë diktaturat!
Po sodis detin e kaltër, erën e lehtë që përkëdhel dallgët, qiellin ku shëtisin re të bardha dhe mbushem me frymë.
Të paktën këto tani për tani i posedoj akoma!!!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *