Home

Lajme

Alumni – Liceu Artistik – Blerina Shalari – piano

No Comments Kulture

Vendlindja: Korçë ,17.10.1983
Vendbanimi: Tiranë
Arsimin 8-vjeçar e kryen në “ Institutin e nxënësve që nuk shikojnë”. Këtu përveç studimeve si nxënëse e këtij instituti, fillon studimet për piano në moshën 9 vjeçare ku më pas diplomohet në shkollën e mesme artistike “Jordan Misja” nën drejtimin e pianistes Ingrid Pulizo.
Në vitet 2002 – 2006 kryen studimet e larta për kompozicion në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë nën drejtimin e Prof. Riza Zdrava.
Në vitin 2008 gradohet në master shkencor në Etnologji pranë shkollës doktorale të Qendrës së Studimeve Albanologjike.
Në 2011 pranohet po në këtë Qendër si kandidat i shkencave muzikore.
Ka referuar në 4 konferenca shkencore organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike. Gjithashtu ka botuar artikuj të ndryshëm në shtypin shqiptar dhe të huaj.
Veprimtaria artistike:
Në vitin 1996 fiton kupë filantropike në Tortoreto- Itali organizuar nga “Rotari Club International”.
Në vitin 1998 -1999 është pjesëmarrëse në festivalin e fëmijëve të Tiranës ku fiton çmim të dytë dhe të tretë me krijimet e saj.
Në vitin 2000 boton vëllimin me poezi “Të mos e lëmë të shuhet dielli”. Po në këtë vit merr pjesë në festivalin “Kënga magjike” ku fiton çmimin “Magjia e parë”.
Në vitin 2001 merr pjesë në dy koncerte në Turqi e Rusi organizuar nga shoqatat “Betania” dhe “Very special art”. Po në këtë vit merr pjesë si konkurente në konkursin “Young soloist” në Amerikë.
Në vitin 2002-2003 merr pjesë në festivalin “Kënga magjike”.
Në shkurt të vitit 2004 merr pjesë në konkursin e krijuesve të rinj në qytetet Tiranë, Durrës e Shkodër ku deputon veprën e saj “ Suitë për piano”.
Në dhjetor 2005 jep koncert në qytetin e Gramshit.
Në shkurt të vitit 2006 jep koncert në Prishtinë, Kosovë.
Në Dhjetor të po atij viti(2006) jep koncert recital me krijimtari personale me vepra të muzikës së dhomës në Akademinë e Arteve.
Në vitet 2007-2009 është pjesëmarrëse si kompozitore dhe këngëtare në festivalin e këngës në R T SH.
Në 19 shkurt 2010 jep koncert recital me muzikë mikse në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë.
Në Qershor 2010 jep koncert në Shkup-Maqedoni.
Në dhjetor 2010 i jepet medalja “Vlera e vlerave intelektuale nga Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë”.
Është pjesëmarrëse në 8 edicione të koncertit “Arti përtej shikimit” ku deputon me këngëtarë të njohur në Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë e Prishtinë.
Në vitet 2011-2012 është fituese e projektit :” Të prekim pentagramin”, ku ka punuar si eksperte e muzikës brail në programin “Bota e ndryshimit” të Vodafone si dhe 2 vjet si transkripter e muzikës popullore në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit.
Në vitet 2011- 2012 është fituese e çmimeve të parë dhe të dytë në prozë e poezi në konkursin letrar “Me sytë e shpirtit”, organizuar nga “Shoqata e të verbërve të Shqipërisë”.
Në vitet 2012- 2013 është pjesëmarrëse në festivalet e këngës “ Top –Fest” 8 dhe 10 si kantautore. Gjithashtu po në këtë vit performon në trupën e parë teatrore të integruar.
Në 16 maj 2014 është pjesëmarrëse si krijuese e performancës muzikore në “Unlimited” festival organizuar nga këshilli Britanik në Tiranë. Është fituese e projektit social-kulturor “Unë zgjedh të jetoj pa dhunë”, ku bëhet pjesë e spoteve ndërgjegjësuese si dhe autore e pjesëve teatrale që kanë për qëllim sensibilizimin e opinionit publik.
Në 11, – 15 tetor 2018 është pjesëmarrese e Festivalit ndërkombëtar “Acssesible art festival” Mersin-Turqi.
Veprimtaria shkencore :
Është autore e një sërë artikujsh kritikë të botuar në shtypin divulgativ si dhe ka një bashkëpunim të rregullt me revistën e njohur “Haemus” të Bukureshtit, në të cilën ka botuar 3 artikuj shkencorë mbi muzikën shqiptare. Ka marrë pjesë në konferencat shkencore të zhvilluara nga Akademia e studimeve Albanologjike si: “Tradita etnokulturore dhe bashkëkohësia” në vitin 2010, “ Ditët e Albanologjisë” 2012 si dhe në konferencat ndërkombëtare shkencore si: “Konferencë mbi veprimtaritë sociale dhe kulturore” zhvilluar në 9 maj 2017Bukuresht-Rumani,etj.
Ka botuar 3 studime në revistën e njohur “Poeteka” ku përmendet artikulli me titull: “Elementët e folklorit muzikor shqiptar në veprat profesioniste”.
Veprimtaria shkencore pranë Akademisë së studimeve albanologjike daton qysh nga viti 2011 ku prej rreth 10 vjetësh janë botuar tre antologji me këngë ku veçohen këngët e eposit, të cilat janë bërë pjesë e dosjes për në UNESKO, këngë dasme si dhe këngë dashurie ndër shqiptarët, gjithashtu veçohen studimet:
“Lojërat dhe ritualet popullore në kontekstin bashkëkohor”, si dhe përgatitja e një antologjie me pjesë instrumentale nga të gjitha trevat shqiptare. Është bashkëautore në librin eseistik: “As unë dhe as ti s’e shohim Zotin” botim i vitit 2018.
Që nga shtatori 2017 mban gradën “Doktor i shkencave etnomuzikologjike”.
Referencat nw web:
https://www.youtube.com/channel/UCeVfiHlasS1G7rM54t-faVg
https://www.youtube.com/watch?v=Lgw8LXU8UcM&list=UU2x92lp9k9DllgZYqNNUpbA&index=4Al;umni

Burimi/Alumni – Liceu Artistik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *