Home

Lajme

Dashamir Uruçi – GORAN BREGU BËN MIRË TA RUAJË SHENDETIN E TË MOS KËNDOJË NDË KORÇË…

No Comments Lajme Opinion

Minishengeni apo Ballkani i hapur provoi se sa te ndjeshëm jane shqiptaret ndaj mardhenieve me Serbine.
Reagimi negativ ndaj afrimit me Serbine vertetoi se shqiptaret nuk kane harruar e perkundrazi i ruajne thelle ne shpirt mizorite shekullore te Serbise.
Me mijra e qindra mijra njerez,ne te kater anet ku jetojne shqiptarë, nga A-ja e deri tek Zh-ja sollen edhe njehere tjeter emocionet e tyre, te gjalla per krimet serbe shekullore kunder shqiptarve.
E si te mos mjaftonte kjo u desh edhe GORANI I BREGUT te vinte e ti trazonte ujrat ne Shqiperi.
Komentatore te ndryshëm prane politikes po ja lene pergjegjesine pronarve te “BIRRA KORÇA” e bashkia shpejtoi e lau duart.
Nderkohë qeveritaret ne Tirane kane heshtur sepse nuk eshte “pune e tyre” dhe jane me pushime
gjithashtu.
Ne shumë e shumë raste keto 30 vite, le te themi ne demokraci,shqiptaret kane rreaguar kunder te gjithe atyre qe kane prekur interesat tona kombetare e jane renditur pro politikave kriminale te Serbise.
Veçanarisht qendrimi ndaj NOBELISTIT, PETER HANDKE, mikut e perkrahesit te SLLOBO MILLOSHIT, duhej ti mjaftonte politikes shqiptare, per te testuar alergjinë e qytetarve te vet, ndaj VIÇAVE te te gjitha ngjyrave.
E ne kete veshtrim duhej parë Minipambuku Ballkanik apo Ballkani i hapur e gjithashtu edhe koncerti i kengetarit, të kenges se urryer te viteve te luftes ne Kosovë, “KALLASHNIKOV”…!
Te gjitha keto se bashku,e thene me pak fjale, e kane demtuar imazhin e politikes ne Shqiperi dhe i kane provokuar shqiptaret,sidomos vëllezërit tanë ne Kosovë.
Pajtimi me serbet e me te gjithe ata qe na kane vrare e dhunuar ne vite eshte i mundeshem por fatkeqsisht edhe i kushtezuar.
Nuk mund te kete paqe e pajtim me Serbine pa na kerkuar falje,pa paguar demet e luftes,pa hequr dore nga politikat agresive e aneksioniste, pa respektuar e pranuar pavaresine e Kosoves,pa respektuar te drejtat dhe lirite themelore te shqiptarve ne Serbi…!
Ne keto kushte GORANI ben mirë të mos i provokojë shqiptarët, ta ruajë shëndenë e te mos shkojë ne Korçê ku mund ta presin surpriza te pakendëshme…!

BurimiFacebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *