Home

Lajme

Pse në Tiranë mediat u kanë vënë embargo akademikëve dhe profesorëve Eshref Ymeri dhe Mehdi Hyseni?!

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Niveli i politikës dhe i shumices se meidave në Shqipëri për nga kapaciteti mjeran intelektual e patriotik përbëjnë fyerje për inteligjencën e vërtetë dhe për për virtytin , si dhe shkaktojnë vjellje shpirtërore kur shikon se cfarë japin, tejcojnë e keqpërcjellin dëmshëm dhe mbrapsht te publiku.

Falë teknologjisë së internetit sot mundësohet që të mesojmë e të lexojmë intelektualë, akademikë e shkencëtarë të mëdhenj,patriotët të vërtetë dhe meritorë si p.sh. Eshref Ymeri e Mehdi Hyseni. U ndala në këtë shkrim të shkurtër për të tërhequr vëmëndjen dhe për të kritikuar mediat, sidomos shtypin e shkruar dhe portalet e Tiranës të cilat nuk gjejnë hapësirë por u kanë vënë embargo dhe nuk botojnë opinione, shkrime , leksione e studime akademiko-shkencorë e patriotiko-kombëtare dhe as filoizofiko-shkencorë të talenteve dhe të intelektualëve, akademikëve e profesorëve të mëdherj shqiptar ku ndër ta janë edhe prof.Eshref Ymeri e Mehdi Hyseni etj.

Mediat e Tiranës janë në gjëndje mjerana pasi pronarët e tyre tërësisht dhe gjithmonë ta pështirosin e ta neverisin për injorancën, harbutërinë dhe për sjelljen si lajme e informacione vetëm trillime e modifikime me hipokrizara e qorrollopsje intelektuale informatash pa asnjë vlerë dhe pa asnjë talent por thjesht si media mercenare e politike të interesave personale, si media servile e pouthadore e të shitura vetëm për përfitime interesash personale. Deri aty kanë arrirë si të tilla sa që disa kohë më parë shumë prej mediave e politikanëve shqiptarë në Shqipëri ,atyre ua nxori të vërtetën si mercenare mediat greke , duke ua nxjerrë në shesh mercenarizmin dhe paranë për shërbimin që ato u bëjnë edhe agjendave antishqiptare.

Por janë për t’u falenderuar mediat,gazetat dhe portalet e Kosovës. Maqedonise e diasporës të cilat botojnë edukacione, leksione, studime dhe analiza e opinione të vërteta historike, politike, patriotike, shkencore dhe akademike të studiuesve e akademikëve si Eshref Ymeri, Mehdi Hysen etj. për të cilët ka nevojë që të ushqehen, të mësojnë e të edukohen brezat. Këta dy profesorë kanë meritën se shqiptarët mësojnë të vërteëta historike në mënyrë reale dhe jo të manipuluara nga korrupsioni, politika dhe nga ordinerllëqet mjerane e injorante. Embardgoja që I kanë vënë mediat e Tiranës këtyre dy kolosëve akademik është sepse ata nuk i pranon politika, media dhe ideologjia mediatike e kornizëz ateisto-komuniste, sllavo-bizantine, e korrupsionit dhe e pazareve deri dhe kunder interesave kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *