Home

Lajme

Enver Bytyci- Lexova statusin e kryeministrit Rama per raportet e Kosoves me Serbine dhe iniciativen serbe te Open Balkan.

No Comments Lajme Opinion

Asnje surprize! Urrejtje, arrogance, shpifje, keqperdorim i ndonje deklarate, por jo zgjidhje racionale. Ai u thote shqiptareve te Kosoves shkurt e shul-shqip: – Beni ato qe kerkon Aleksander Vucic. Nese jo, atehere ju beni monolog. Nese Albin Kurti nuk ndjek axhenden e Beogradit, atehere ai flitka me veteveten!Si gjithmone ai ka folur edhe sot me gjuhen e harreses se krimeve serbe ne Kosove, ka thene se nuk shkohet perpara duke mbajtur koken mbrapa. Identik keto jane edhe deklaratat e vellaut te tij, president i Serbise.Serbia ka interes qe te harrohen krimet e saj ne Kosove. Se nese dialogu kushtezohet me kete, atehere ajo humbet cdo mundesi te beje te veten Trepcen dhe pasurite e veriut te Kosoves. Harresa e se shkuares ne emer te se ardhmes garanton te ardhmen e Serbise, por jo te Kosoves. Edi Rama nuk le fyerje pa perdorur me qellim qe Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe institucionet e Kosoves te heqin dore nga e drejta e kerkese-ndjeses se parlamentit, qeverise dhe presidentit te Serbise.Kete te drejte humanizmi Edi Rama e konsideroi sot “mjet lufte”! Sipas tij “Kosova duhet te perdor mjetet e paqes”, si ato te kompromisit per ndarjen e Kosoves.Ne fakt mjetet e luftes perfshire strukturat paramilitare serbe ne veri te Kosoves i perdor Aleksander Vucic. Por per Edi Ramen presidenti i Serbise perdor mjete paqe edhe kur e provokon Kosoven, edhe kur blen arme ne Rusi, edhe kur deklaron se Trepcen dhe veriun e Kosoves do t’ia bashkoje Serbise, edhe kur nuk pranon te zbuloje kufomat e femijeve kosovare qe vete ai i ka masakruar dhe varrosur apo hedhur ne liqenet e Serbise! Te gjitha keto per Edi Ramen nuk jane mjete lufte, jane paqja qe ofron Serbia. E Kosova nuk i pergjigjet mire Serbise, sepse kerkon thjesht nje ndjese serbe per genocidin qe ka ushtruar ne Kosove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *