-Më shumë nostalgji në vendlindje-
~
Në një shëtitje të trishtë në hullinë e memories
hyra në shtëpinë e vjetër atje në Razem të Shkrelit
derës i’a putha pragun gjithë ankth
e ajo më ledhatoi me mall…
.
Vatra e zjarrit me zë dëshprimi më qortoi
-Përse je përhumbur?
harku i oxhakut me buzëqeshi
vargonjët mbi vatër fytyrën ma njohën!
guri i votrës u zgërdhi e tha
- Ma paske vjedhur ngjyrën!
dhomat më flakën hidhërueshëm
larg netëve të harruara
.
Të qoshja e shtëpisë data e gdhendur në gurë
mbuluar nga myshku
edhe hekurat e dritareve të holluara
prej ndryshkut
.
Aty në trupin e arrës germat e emrit tim
ishin rritur bashkë me trungun
në livadhe përreth më ngjau
se lulet rriteshin pa kolor
dhe pa aromën e parfumit
Madje edhe lëndina të tjetërsuara nga korezioni
.
Dielli i korrikut zemrën s’ma ngrohu
edhe hëna nga nervoza
lindte tëpër vonë
.
Eh rinisë sime i kishin humbur gjurmët
përgjithmonë
Malli s’kishte fjetur gjumë kaq mote
… sa mot??
.
O streha ime e dikurshme nën atë çati harrimi
o vegim o dritë e frikshme
më jep atë shpresë
të jetoj edhe këto pak vite që më kanë mbetur
deri në të largëtat kujtime
Ashtu si rrjedh vargu i poetit në dhimbje
.
Gjeto Turmalaj.
nga vllimi poetik “Borxh për Neser”
Burimi/Facebook