Home

Lajme

ALUMNI _ Liceu Artistik – Gert Kumi – violinë ( SHBA- Itali)

No Comments Kulture

Gert Kumi eshte lindur dhe rritur ne Tirane ku dhe filloi studimet e para per violine. Ne moshen gjashte vjeç fiton nje konkurs me femije nga e gjithe Shqiperia dhe i jepet e drejta per te studiuar violine ne Liceun Artistik Jordan Misja ne Tirane. Ne Liceun Artistik ka studiuar ne klasen e pedagogut Zhani Ciro i cili e ka ndjekur deri ne perfundimin e studimeve te larta ne Akademine e Arteve. Qe ne moshe te vogel eshte dalluar per talentin e tij ne violine duke fituar çmime lokale dhe kombetare. Per pese vjet rrjesht eshte fitues i konkursit te talenteve te reja me pjesmarres nga e gjithe Shqiperia. Ne vitin 1985 zgjidhet si nje nder pjesetaret e pare te orkestres se harqeve te Liceut Artistik Jordan Misja per te perfaqesuar Shqiperine ne konkursin ballkanik ne Preveze te Greqise ku orkestra fiton çmimin e pare. Ne 1986 rikthehet ne Greqi ku orkestra perseri fiton çmimin e pare ne te njejtin festival Ballkanik. Ne vitin 1988 orkestra fillon njihet me emrin Virtuozet e Rinj te Tiranes, emer me te cilin njihet edhe sot nga publiku Shqiptar. Virtuozet e Rinj te Tiranes nen drejtimin e Zhani Cikos ka perfaqesuar Shqiperine ne shume konkurse Evropiane dhe turne koncertesh ne Evrope duke perfshire Austrine, Italine, Zvicren, Francen, Gjermanine, Spanjen, Lichtensteinin, Suedine, Hungarine dhe Belgjiken. Orkestra eshte shfaqur ne shume kanale radiosh dhe televizionesh Evropiane duke perfshire, RAI, ZDF, ORT, ESP, Vatican Radio, etj. Gert Kumi ka qene koncertmeester i Virtuozeve te Rinj te Tiranes nga viti 1994 deri ne Korrik te vitit 2000 gjate turneut te fundit ne Austri. Ne vitin 1987 ben debutimin e pare si solist me filarmonine e Tiranes. Gjate viteve te Liceut eshte shfaqur si solist me orkestren simonike te Liceut Artistik nen drejtimin e Artan Liçaj. Ne veren e vitit 1993 dhe 1994 fiton konkursin per te perfaqesuar Shqiperine ne Orkestren e te Rinjve te Mesdheut ne Aix-en-Provence te Frances. Ai ka bere disa turne orkestrale ne France, Itali, Marok dhe Tunizi me Orkestren e te Rinjve te Mesdheut. Ne veren e vitit 1995 fiton konkursin per te studiuar ne Akademine Menuhin ne Zvicer ku ka studiuar me drejtorin e akademise dhe violinistin e famshem Alberto Lysy. Ne Shtator te 1995 emerohet violine e pare e orkestres se Radio Televizionit Shqiptar ku ka punuar per pese vjet. Ne vitin 2000 emigron ne Amerike ku fillon studimet per violine dhe dirizhim ne degen e masterit ne Juilliard School ne New York dhe behet keshtu studenti i pare shqiptar qe eshte pranuar ne degen e masterit ne historine e Juilliard School. Ne Juilliard ka studiuar violine me Stephen Clapp, Dorothy DeLay dhe Itzhak Perlman dhe dirizhim me Otto Werner Mueller. Ne vitin 2001 fiton çmimin e pare dhe fiton te drejten te luaj si solist me orkestren e Masterworks Festival ne New York. Gjate kohes si student ka bere debutimin e pare si solist me muzike baroke ne Alice Tully Hall ne Lincoln Center. Si student ka luajtur edhe si koncertmaester edhe si principal i violinave te dyta me orkestren simfonike te Juilliard School. Pas perfundimit te studimeve ne Juilliard eshte emeruar koncertmaester i orkestres se harqeve Bacchanalia nen drejtimin e violinistes se famshme Ruse, Niina Beilina. Ka bere debutimin e pare si solist me kete orkester ne Lincoln Center ne vitin 2006. Ne New York ka debutuar me sukses ne sallat me prestigjioze duke perfshire Carnegie Hall, Avery Fisher Hall, Merkin Hall, Alice Tully Hall, Radio City Hall, dhe Town Hall. Gert Kumi ka bashkepunuar me dirigjente te famshem duke perfshire Sir Roger Norrington, Leonard Slatkin, Jahja Ling, Otto Werner Mueller, Larry Rachleff, Andrew Litton, Teddy Abrams, Andrew Constantine dhe shume te tjere. Ai ka bashkepunuar me artiste te kalibrit te violinistit Itzhak Perlman, kengetarit te rokut Elton John, kompozitorit te filmave dhe dirigjentit John Williams dhe shume e shume te tjere. Ne vitin 2010 ka bere nje turne koncertesh ne Pekin ku ka luajtur si solist ne sallen e koncerteve te konservatorit qendror te Pekinit. Ne vitin 2012 eshte rikthyer ne Kine ku ka luajtur si solist me orkestren e konservatorit te Shenyang, nje nder konservatoret me prestigjioze te Kines. Ne Janar te vitit 2016 eshte ftuar te luaj si solist ne Butterfly Lovers Violin Concerto me orkestren Filarmonike te Testrit te qytetit Wenzhou. Gjate viteve 2015-2018 ka bere turne koncertesh ne shume qytete te Kines duke perfshire Pekinin, Shanghai, Zhengzhou, Harbin, Dalian, Wenzhou, Xian, etj. Ne vitin 2008 debuton ne koncertin per violine te Beethovenit me orkestren e Festivalit Masterworks. Ne vitin 2012, debuton si solist ne koncertin per violine, piano dhe violoncel te Beethovenit me Anderson Symphony Orchestra. Ne Amerike Kumi gezon nje aktivitet te pasur artistik dhe debuton si solist, orkestrant, muzikant i muzikes se dhomes dhe si dirigjent. Kumi ka interpretuar ne skenat e kater kontinenteve dhe ne me shume se tridhjete vendeve te ndryshme te botes. Si dirigjent, ai ka drejtuar Orkestren Simfonike te Juilliard School, Michigan State University si dhe Orkestren Filarmonike te Fort Wayne. Si pedagog ai ka mesuar ne Nyack College ne New York, Grace College ne Indiana si dhe Anderson University. Ne vitiin 2018 emerohet artist faculty ne festivalin nderkombetar te muzikes InterHarmony me qender ne Acqui Terme te Italise. Studentet e tij jane pranuar ne disa prej konservatoreve me prestigjioze te Amerikes duke perfshire Curtis Institute of Music, Colburn School, New England Conservatory, Cleveland Institute of Music dhe Indiana University.

Burimi/ALUMNI _ Liceu Artistik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *