Home

Lajme

Arben Malaj – Gjithmonë ka pasur qëndrime preferenciale, krahinore apo partiake, ka pasur gjithmonë qejfmbetje dhe pakënaqësi midis udhëheqësve të dy vendeve.

No Comments Lajme Opinion

Lodhja e sforcuar dhe e mirë marketuar e denigrimit të çdo udhëheqësi legjitim të Kosovës nga një pjesë e vogël e lidershipit politik dhe mediatik në Shqipëri– është dëmi më i madh që po i bëhet rritjes dhe konsolidimit të Kosovës : (i) si shteti pavarur; dhe (ii) përfaqësimit të saj dinjitoz në çdo iniciativë, tryezë të rrumbullakët dhe vendimmarrje konkrete në projektet rajonale dhe në procesin e integrimit euro-atlantik. Kjo “politikë grindavece e denigruese” nuk ka ndodhur kurrë më parë me të njejtin negativitet dhe përkushtim, të paktën që nga viti 1991, kur kam ndjekur nga afër marrëdhëniet politike midis udhëheqësve legjitimë të Kosovës dhe udhëheqësve shqiptarë të “Shqipërisë së vogël” për ambiciet e tyre deri globale.
Gjithmonë ka pasur qëndrime preferenciale, krahinore apo partiake, ka pasur gjithmonë qejfmbetje dhe pakënaqësi midis udhëheqësve të dy vendeve.
Ka pasur shpesh ngurrim për të bashkëpunuar, por kurrë nuk ka pasur një udhëheqës shqiptar që të angazhohej publikisht për të nënvleftësuar, denigruar, penguar apo spostuar udhëheqesit legjitim të Kosovës, sipas preferencave personale ose të imponuara.
Në historinë e marrëdhënieve midis dy shteteve të pavarura të kombit shqiptar – kjo do të jetë periudha më e errët ku lidershipi shqiptar është përpjekur të pengojë, zvogëlojë, minimizoj përfaqësimin e drejtpërdrejtë dhe vendimmarrës të udhëheqësve legjitim të Kosovës,vetëm për shkak se ata nuk pranojnë një kujdestari nga Lideri Suprem i Shqipëtarëve, që sipas tij po e pengojnë të bëhet udhëheqës i të gjithë shqiptarëve “shqip-folës”.
Kontributet për Kosovën nuk maten me atë që kërkoj nga serbët në Beograd, por me atë që ai dhe Shqipëria nuk po bën akoma : – Udhëheqja legjitime e Kosovës me fuqinë legjitime të votës së popullit të vet, të ketë autoritetin dhe respektin në çdo rast, tryezë, kancelari, nismë dhe projekt rajonal, evropian apo global.
Egoja, demagogjia, fushatat denigruese për udhëheqësin e Kosovës- janë shërbimi më i keq, direkt dhe indirekt kundër konsolidimit të shtetit të Kosovës ecjes përpara në çdo kollonë shtete-formuese dhe proceseve euro-atlantike – që do të mund të konsolidojnë paqen dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor.
Arben Malaj
ww.ippm.al
Studiues dhe lektor i BE-se.
https://www.gazetatema.net/…/nuk-me-ha-luli-per-ty-ish…/”

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *