Home

Lajme

Muhamed B. Sytari – Meditime (50) – Me siguri do të kesh gabuar diku..!

No Comments Kulture

Në një drekë dasme, tek një miku im i mirë i zemrës në Tetovë, bisedat ishin përqendruar brenda temave të familjes, marrëdhënieve burrë-grua, vlerësimit që i bën Kurani martesës, poashtu hadithet e shumta, ngjarjet e shembujt e shumtë nga jeta e të shkuarve, eksperiencat e largëta të regjistruara në libra e ato të afërta, të dëshmuara e të përjetuara personalisht.
Fatmirësisht, isha ulur ngjitur me njërin prej ekspertëve më të afirmuar të gjurmëve të Resulullahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), kështu që kisha rastin e mirë të dëgjoja e të përfitoja, si para duarve të një mësuesi të urtë.
Në bisedat e dobishme e plot urtësi të asaj tryeze të begatë, ai tha një fjalë të madhe, që e regjistrova pa mbaruar mirë rrëfimin e tij: “Kur u martova, Hoxha më mësoi dy fjalë, falë të cilave kam kaluar 40 vite martesë pa asnjë zënkë me gruan time!
Tha: Biri im, nëse do të ndodhë nesër që gruaja jote nuk do të sillet mirë me ty, ti vrapo për tek nëna jote, gëzoje e merre me të mirë. Çoji një dhuratë e kënaqe zemrën e saj! Me siguri do të kesh gabuar diku në hak të nënës tënde!
Poashtu, kur të bëhesh babë, nëse yt bir të mungon respekt, ti vrapo drejt babës tënd, gëzoje dhe nderoje, merre me të mirë dhe çoji ndonjë dhuratë. Me siguri do të kesh gabuar diku në hak të babës tënd!”.
Prandaj, të parët tanë e konsideronin shfletimin e gjurmëve të atyre që shkuan, si derë e sigurtë drejtë të jetuarit si eulija të Allahut!
Imam Muhamed Bardhyl Sytari
Mekë, 12 gusht 2019
Shkodër, 12 gusht 2021

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *