Home

Lajme

Muç Nano i quan talebanë shqiptarët që s’e duan Bregoviqin në Korçë: Ikni pi****, s’kam punë me ju trushpëlarë

No Comments Lajme Opinion

Analisti nga Shqipëria, Mustafa Nano ka reaguar sërish, e kësaj here edhe më ashpër lidhur me temën e muajit; ardhjen e këngëtarit serb, Goran Bregoviq në Korçë.

Ai ka bërë një krahasim në Facebook-un e tij, të shqiptarëve “mendje-hapur”, siç e konsideron ai veten dhe shqiptarëve “trushpëlarë”, me afganët që duan liri dhe drejtësi e talebanët që i vrasin në mënyrë mizore.

Sipas Mustafa Nanos, këta shqiptarë “trushpëlarë” janë si talebanët në Afganistan, që nuk e duan shtetin e së drejtës, liritë e individit apo kulturën e sende të tjera.

Ai thotë se vetë i përket anës së shqiptarëve të “mirë”, ndaj i kërkon “sulmuesve” që të mos jenë pjesë e faqeve të tij në rrjete sociale, duke u distancuar prej tyre.

Postimi i plotë

Pas largimit të amerikanëve prej Afganistanit, talebanët janë duke i rimarrë qytetet një e nga një. Sot morën Ghazni-n, një qytet të rëndësishëm në rrugën drejt Kabulit. Është e sigurt që edhe Kabuli do të bjerë shumë shpejt në dorë të tyre. Sepse talebanët kanë motivacione të mëdha. Luftojnë për ide në të cilat besojnë. Luftojnë për Sherihatin, luftojnë kundër të pafeve, luftojnë kundër “degjenerimit” perëndimor, luftojnë që gratë të mbeten të mbuluara etj., etj. Ndërsa pala tjetër, afganët e tjerë, janë duke luftuar për gjëra, të cilat nuk kanë lidhje me ta, siç janë shteti i së drejtës, demokracia, liria e fjalës, të drejtat e njeriut. Kjo është një ndeshje e pabarabartë, fundi i së cilës është i ditur. Afganistani u përket talebanëve…

…Në nivele të tjera, e njëjta gjë ndodh kudo nëpër botë. E njëjta gjë po ndodh edhe në Shqipëri, ku një takëm njerëzish, që nuk kanë ndonjë ndryshim thelbësor nga talebanët afganë, janë duke fituar terren gjithnjë e më shumë. Jo me armë, por me mjete të tjera. Ja, shikojini se ç’bëjnë në rrjetet sociale. Janë futur në profilin e shumë njerëzve (edhe timin, sigurisht) dhe nuk lënë gjë pa thënë. Sharje, fyerje, shpifje, kanosje. Duan të na mposhtin neve që i përkasim palës tjetër. Do t’ia dalin? Nuk është çudi që po. Janë po njësoj trushpëlarë e me motivime gjithashtu të forta.

Ok…, nëse ky vend është i thënë që t’u përkasë atyre, ashtu u bëftë! Por deri atëherë, unë do doja që “talebanët” (këta që nuk merren me idetë që shprehen, por baltosin e denigrojnë personin që i shpreh) tanë të na linin të qetë në këto strofullat tona, përfshirë edhe faqet tona në Facebook, të cilat i kemi hapur për të biseduar e diskutuar me të ngjashmit tanë.

Hej, talebanë…! Largohuni nga faqja ime e Facebook-ut! Unë nuk dua të kem të bëj me ju. Bëhuni def! Pird***ni!

Burimi/periskopi.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *