Kryeministri Rama iu është përgjigjur të gjithë kritikëve që e kanë akuzuar së fundmi si tradhtar për shkak të nismës ‘Ballkani i hapur’.
Rama shkruan se ata që e kanë gjetur tradhtarin tek ai gabojnë pasi është po ai që në mes të Beogradit foli me zë të lartë për njohjen e Kosovës.
“Unë jam po ai që në mes të Beogradit fola me zë të lartë për njohjen e Kosovës nga Serbia dhe sikur të tërë
ta mbronin njohjen e Kosovës të paktën siç e mbroj unë, kudo e kurdoherë, sot Kosova do të ishte shumë më e respektuar nepër botë”, shkruan Rama.
Burimi/timenews24hr.com/