Home

Lajme

Sazan Guri – GJË A GJËZA SHQIPTARE!

No Comments Lajme Opinion

Po Ne kur do të zgjohemi?!. Sepse, Ariu i hapi sytë për të filluar jetën e re pas gjumit letargjik, po kështu edhe bimët i çelën sythet për një jetë të re, por askush nuk mund të mbyllë sytë përpara ndërtesave që ngrihen mbi cdo cep të gjelbërt të ngelur sadopak, për zjarret anembanë, për djegien e plehërave në cdo anë, për djegien e gomave me pafund katran, të cilat formojnë skenën e jetës tonë qytetare të vuajtur e të përzhitur?! Pse, pse, dhe kush janë këta që fare hapur e në ditë me diell na thonë që:

  1. Të gjunjëzuam Teatrin e parë!
  2. Të rrëzuam Radion e parë te rruga e Kavajës!
  3. Të përdhunuam Shkollën e parë (Hotel Vjosa, ish shkolla e parë e Tiranës, 1898)?!
  4. Të bllokuam Sahatin e parë, 30 vjet më i vjetër se ai i Londrës (Big Beni)?!
  5. Të shkatërruam Estradën e parë?!
  6. Të nënshtruam Cirkun e parë!?
  7. Të dëmtuam Pyllin e parë të Tiranës!?
  8. Të minuam Stadiumin e parë!
  9. Të shndërruam Hotelin e parë (H. Dajtin)?!
  10. Të vramë e të premë Hapësirën e parë publike (Namazgjanë)?!
  11. Të zaptuam me ndërtime moderne e ti mbuluam Lagjet e para, alla Tironce?!
  12. Të ndamë e të copëtuam Bulevardin e parë, ndryshe nga ai i Nevës në San Petrburg, nga Shën Eliseja në Francë, nga ai i Romës, nga ai i Budapestit?!
  13. Të poshtëruam Kopështin e parë për kafshët?!
  14. Të pronësuam Kopështin e parë për bimët?!
  15. Të sakatuam si cuba në mesnatë Maternitetin e parë?!
  16. Të ndërtuam mbi Kodrat kurorë e gjelbërt (Sahukun)?!
  17. Të zaptuam Kodrat rreth Liqeneve Farkë, Dajt e Kashar?!
  18. Të urbanizuam të gjitha hapësirat e mbetura të gjelbërta në Kryeqytet,?
  19. Të lamëë nën hije Hotelin e parë të lartë (15 katëshin)?!
  20. Të gërmuam pa arkeolog në mozaikun e parë e të vetëm në Tiranë?
  21. Të bëmë si deshëm moj shkollë e parë kombëtare?
  22. Të mbytëm fjalën e parë të Zotit që kumbon nga minaretë dhe këmbanat me 20-40 katëshet pranë?
  23. Të grabitëm ujin për ca Hec-e palaco.
  24. Do të bëjmë atë që serbët nuk e morrën dot me luftë (bregdetin shqiptar) le ta marrin me paqe?
  25. Do tju sellim këngëtarin serbo boshnjako shqiptar Guri bregu –Goran bregoviq.
    Kësisoj, cili jeni ju z. Sorge?!
    Të dashur qytetarë?!
    Një populli mund t’i mbyllësh radion, koncertet, kinematë, teatrot dhe libraritë, por nuk mund t’i marrësh kujtesën. E ç’vlen një kompjuter pa giga ramë, sikundër dhe njeriu pa kujtesë. Kështu është edhe një popull pa vepra të para dmth pa të kaluarë mbi këtë dhė që ai të mos dijë kush ishte e kush qe.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *