Home

Lajme

Ofertat dhe kërcënimet e Ilir Metës për të amnistuar korrupsionin 30-vjeçar, si u refuzuan nga SHBA-BE për 6 vjet me radhë, goditja fatale që pritet të marrë në shtator

No Comments Lajme Opinion

lir Meta dhe Sali Berisha, 6 vite oferta e pazare, kërcënime dhe tentativa për revolucion vetëm për të amnistuar krimin dhe korrupsionin 30-vjeçar, përfaqësuesit e SHBA-BE refuzuan dhe denoncuan planet e dështuara për sabotimin e reformës

Ilir Meta dhe Sali Berisha kryesojnë në Shqipëri frontin për sabotimin e reformës në Drejtësi, e cila është investimi më i madh dhe historik i SHBA për të shembur perandorinë e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

Reforma në Drejtësi, tek e cila që në fillim kokat e korrupsionit kanë parë fundin e tyre, është edhe arsyeja se pse Meta dhe Berisha u kanë shpallur luftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës që në vitin 2015. Nga lufta 6-vjeçare, deri më sot, humbje kanë pësuar jo vetëm Berisha dhe Meta, por edhe shqiptarët.

Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë humbur të gjithë armatën e ushtarëve të korruptuar në gjykata dhe prokurori, armatë të cilën e përlau Vetingu.

Lëvizja Socialiste për Integrim, që është edhe banda më famëkeqe e hajdutëve në Ballkan, me në krye Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, u shkri në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. LSI u asgjësua si forcë politike pasi Ilir Meta sfidoi hapur SHBA-në një ditë para zgjedhjeve, ndërsa shpërtheu kundër ambasadores Yuri Kim.

Më pas Ilir Meta u shkarkua nga Kuvendi si president anti-amerikan. Në 19 maj 2021, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë goditen fatale Sali Berishës, duke e futur në listën e zezë familjarisht për korrupsion me Ilir Metën, si dhe për minimin e demokracisë në Shqipëri.

Më pas, presidenti Amerikan lëshoi një urdhër për sekuestrimin në SHBA të çdo pasurie të Berishës dhe Metës. Gjatë luftës me amerikanët për të sabotuar reformën në drejtësi, Berisha dhe Meta kanë bërë disa oferta, për garanci ndërkombëtare, për t’u mos u prekur nga SPAK, ata vetë, familjarët dhe pasuritë e tyre. Kërkesën e parë për amnisti Ilir Meta e artikuloi që në vitin 2016, para miratimit të ndryshimeve Kushtetuese.

Bashkë me Sali Berishën, por edhe me dakordësinë në heshtje të Edi Ramës, Meta kërkoi që SPAK të mos kishte kompetencë të hetonte korrupsionin dhe krimet e politikanëve para vitit 2017.

Meta kërkoi që korrupsioni dhe krimi elitar të hetohej vetëm pas vitit 2017. Ekspertët e LSI-së bënë propozim, i cili u denoncua nga mediat dhe më pas u hodh poshtë nga përfaqësuesit e SHBA-BE. Megjithatë, Ilir Meta nuk hoqi dorë. Përmes Petrit Vasilit, i cili ishte anëtar në komisionin për reformën në Drejtësi, kërkoi sabotimin e ligjit për SPAK në vitin 2016, duke kërkuar amnisti për korrupsionin.

Vasili propozoi që “Konceptin që vëmë në Kushtetutë se viti 1991 ndan epokat, unë e ngrita si shqetësim dhe e diskutuam këtë herën e kaluar. Meqenëse e kam ngritur thashë se mos ndoshta kishte ndonjë reflektim. Kështu, në këtë mënyrë, ne fusim politikë në Kushtetutë, që ’91-shi ishte pluralizmi, më parë ishte monizmi e të tjera. Veprat janë vepra, siç e kanë kohën, kur parashkruhen. Këta shprehin juridiksionin: ish-funksionari i lartë gjykohet nga këta. Data, dita besoj se duhet t’i ikin këtij lloj përcaktimi. Ju e keni me sevda, le ta mbajmë. Hajde ta votojmë, por unë nuk jam i bindur”.

Propozimi i Vasilit, që në fakt ishte propozimi i Ilir Metës, Monikës dhe Sali Berishës për amnisti, u rrëzua nga SHBA-BE. Megjithatë, Ilir Meta nuk u tërhoq. Në maj të vitit 2018, Meta nxori Klajda Gjoshën, duke propozuar amnisti për korrupsionin, pastrimin e parave dhe krimin.

Gjosha tha se “Duhet të fillojë një vit zero, sepse edhe vetë fshehjet nganjëherë të këtyre mund të krijojnë kolaps ekonomik, sepse ka shumë informalitet. Po unë them që duhet të fillojë nga një pikë zero. Ne duhet të ndërtojmë një sistem, jo një lëvizje për të goditur kundërshtarin në emër të pastërtisë”.

Propozimi u hodh poshtë edhe një herë nga SHBA-BE. Madje ambasadorja amerikane Yuri Kim nisi të flasë për politikanë të korruptuar që kërkonin sabotimin e reformës.

Refuzimi i vazhdueshëm për amnisti dhe për të marrë një garanci ndërkombëtare, bëri që Meta dhe Berisha të ndryshonin taktikë. Në fillim të vitit të 2019, dyshja nisi revolucionin dhe skenarin e destabilizimit, si formë kërcënimi për të marrë garanci se nuk do të preken nga SPAK.

Djegia e mandateve të deputetit, protestat e dhunshme, marshimet, bojkoti i zgjedhjeve lokale të 2019, anulimi i zgjedhjeve nga Meta me dekret mafioz etj., ishin pjesë e strategjisë. Megjithatë, SHBA-BE refuzuan amnistinë.

Në prill të vitit 2020, në kulmin e epidemisë, Ilir Meta, Edi Rama dhe Lulzim Basha zhvilluan një takim të fshehtë në Golem, ku diskutuan rreth planit për goditjen e reformës në Drejtësi. Pas takimit, Ilir Meta paraqiti një plan me disa pika për sabotimin e reformës. Pas takimit të Metës, ambasadorja Yuri Kim bëri këtë deklaratë të fortë:

-“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në Drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim dhe duhet të vazhdojë”.

Lufta e kokave të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri për sabotimin e reformës në Drejtësi vijon.

Në shtator pritet që beteja mes binomit Berisha-Meta, të mbështetur në hije nga Edi Rama, dhe SHBA-BE, të arrijë kulim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar përjashtimin e Berishës nga politika pasi e futën në listën e zezë, ndërsa Gjykata Kushtetuese do të vendosë për shkarkimin ose jo përfundimtar të Ilir Metës. Por, shtatori është prova e madhe e SPAK për të justifikuar besimin historik të shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, si arma e fundit për të goditur krimin dhe korrupsionin politik në Shqipëri.

Burimi/Pamfleti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *