Home

Lajme

Rudi Berisha – PO JU LUS NE KOMB, FLAMUR E ATDHE, TE LEXONI KËTË SHKRIM ?

No Comments Argëtim Letersi

  • Një fjalë, një besë, një gjak, një gjuhë, një vdekje, një flamur kuq e zi, një jemi ne shqiptarët !
    # Nuk ka forcë në Tokë-Botë qe ma shuan dashurinë për Shqipërinë Natyrale. Unë dashurinë për Shqipërinë Natyrale e kem lule të mbjell në zemër, shpirt dhe në trup, kjo lule vyshket, dhe vdes vetëm kur UNË të vdes.
    -Ne shqiptarët e Dardanisë kemi mbrojtur Themelet e Shqipërisë Natyrale me trupa tan, kemi derdhur gjak, kemi luftuar dhe shumë gra e burra kanë vdekur, janë ngritur në shtatore-dëshmorë me amanetin dhe ëndrrën për një Shqipëri me Trojet të Çliruara dhe me Tokë të Bashkuar në Një Shqipëri Natyrale.
    Dashuria për Shqipërinë…
    Dashuria për Shqipërinë me shuhet
    Atëherë kur unë do vdes
    Por edhe atje në varrin tim të përjetshëm
    Kur trupi të me kthehet në kocka
    E kur kockat të me shkrihen e t’ bëhen hi
    Ai hiri do jetë pluhuri i zemrës time
    Ai pluhur do jetë dashuri për Nënë Shqipëri.
    -Nuk ka politikë / politikan qoftë në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Ulqin a po në mbarë hapësirat shqiptare qe do zbehë dhe të na largoj dashurinë për Nënë Shqipërinë. Ju fundërrina qe i futni thikën në shpinë deri në palcë motrave dhe vëllezërve shqiptarë të Dardanisë ( Kosovë) tuaj qe të bëheni mirë me Serbin e keni shumë gabim, ju jeni duke bërë ‘’ tradhti’’ ndaj popullit me të përgjakur në historinë e fundit në Ballkan po dhe në Evropë, popullit shqiptarë të Dardanisë Antike.
    -Askush nuk ka të drejtë me shumë në Shqipëri Natyrale, qoftë ju qe jetoni brenda kufijve artificial, qoftë ne qe kemi mbetur padrejtësisht jashtë këtyre kufijve, të gjithë kemi hise në Shqipëri, të gjithë jemi të barabartë në dashuri për Nënë Shqipërinë.
    -Por nuk jemi dhe nuk do jemi të barabartë ne shqiptarët qe duam me zemër dhe gjak Shqipërinë dhe ju qe e urreni dhe punoni keq dhe i bëni tradhti shqiptarëve jashtë kufijve dhe i bëni dëmi dhe e tradhtoni Shqipërinë…
    Shqipëri, të dua me shumë se rrobat në trup, se vdekjen e kemi më afër se rrobat e trupit.
    I juaji Shqipëri përjetësisht çuni i vogël nga Dardania Rudi Berisha- Shqipëria !

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *