Home

Lajme

“Bashkë me Stanishiqin organizuan masakrën ndaj familjes Jashari”/ Reagon ashpër Xhevdet Mazrekaj: Zoti i marroftë serbët-shqiptarë

No Comments Lajme Opinion

Botuesi i gazetës kombëtare, “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, ka reaguar ndaj atyre që e ftuan dhe po e mbështetin performancën e këngëtarit serb Goran Bregoviç në Korçë gjatë këtij muaji.

Mazrekaj në një status në Facebook ka pyetur se a mund të jenë shqiptar ata që i bëjnë ftesë Bregoviçit në festën e tyre, duke e ditur se ai i ka përkrahur ushtarët serbë me këngë motivuese për t`i kryer masakrat, dhunimet, vrasjet e krimet më të tmerrshme ndaj popullit të Kosovës?

“Zoti i marroftë serbët-shqiptarë. A mund të jenë shqiptar ata që i bëjnë ftesë Bregoviçit në festën e tyre, duke e ditur se ai i ka përkrahur ushtarët serbë me këngë motivuese për t`i kryer masakrat, dhunimet, vrasjet e krimet më të tmerrshme ndaj popullit të Kosovës? “, pyet Mazrekaj.

Ai rikujtoi deklaratën e këngëtarit Bregoviç, që kishte mohuar prejardhjen shqiptare të nënës Terezë.

“A mund të jenë shqiptarë ata që e ftuan për ti argëtuar, personin që paturpësisht u mundua tia ndërronte identitetin Nënës Terezë, duke gënjyer se ishte cigane. Aq anti-shqiptarë është Bregoviçi sa u mundua ta “zhvleftësojë” të vetmen shqiptare që mori çmimin Nobel për paqe.. Por, ja që frymëzuesi i masakrave serbe ndaj shqiptarëve nuk mund ta njoh paqen! “, u shpreh ai.

Mazrekaj potencon se Bregoviçi e poshtëron me vetëdije dhe paramendim racën shqiptare.

“Por, skllavët-shqiptarë të serbëve nuk hezitojnë ta thërrasin në festat e tyre. Nuk mund të jenë shqiptarë ata që me Stanishiqin e organizuan masakrën më të paparë në historinë e njerëzimit ndaj familjes Jashari e në të njëjtën kohë të veshin bluzë me sloganin “Liria ka emër”. E përsëri të njëjtit bëjnë thirrje për mbështetje të Goran Bregoviçit”, tha ai.

Për Mazrekajn është e paimagjinueshme të mos ftohen këngëtarët shqiptarë me famë botërore, por të ftohet një frymëzues i masakrave ndaj shqiptarëve.

“Kjo është thjesht e pa imagjinueshme! Si mund të quhen shqiptarë ata që nuk i thërrasin yjet shqiptarë me famë botërore për të kënduar. Ata që vendosën Bregoviçin para Rita Orës, Dua Lipës e Ramë Lahajt, me të cilën mburret gjithë bota, nuk mund të quhen shqiptarë. Pra, këta janë serbët-shqiptarë nga të cilët po lëngon atdheu momentalisht.. Por, do kalojë edhe kjo, sepse sado që kemi pasur shqiptarë-serbë në mesin tonë, atdhedashuria e shqiptarëve të vërtetë ia ka dalë të triumfojë!”, përfundoi ai.

Postimi i plotë:

Burimi/botasot.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *