Home

Lajme

Faton Kurti – Talibanët e Ballkanit (Serbia) po i mprehin dhëmbët!

No Comments Aktualitet Lajme

Është shumë shqetësuese kur Mediat dhe Gazetarët tanë e bëjnë argatin e armikut duke mbështetur deklaratat e shovinistëve se “pas Afganistanit radhën e ka Kosova “!
Me këtë çështje nuk dua të merrem fare por vetëm kësaj radhe do thellohem veç për t’ja bërë të kjartë kryeministrit të Shqipërisë Edvin Kristaq Ramës se sa mund ti besohet serbëve shovinistë.
I tillë është edhe Dragan Dobrashinoviç (drejtor i Qendrës për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Toplicë dhe president i Koalicionit për Financa Publike) i cili thotë se “pas largimit të afganëve nga vendi i tyre, radhën e kanë shqiptarët e Kosovës” dhe ky njeri e quan vetën demokrat.
Rama, a thua kjo është fryma “për një bashkëpunim të mirë mes vendeve fqinje” i vëllaut tënd Vuçiq dhe i të ashtuquajturit “Ballkan i Hapur”?!
Këto deklarata duhet të jenë alarmuese për shqiptarët por edhe për Bashkësinë Europiane për të kuptuar se serbët nuk kanë ndryshuar aspak. Ata janë po të njëjtët “talibanë” dhe radikalë edhe kur e thërrasin veten me emra “Demokratë “.
Shovenistët serb me në krye Vuçiqin duhet ta dinë fare mirë se Kosova nuk është Afganistan dhe çdo veprim agresiv ndaj Shqiptarëve do të jetë fundi i Serbisë.
Shqiptarët nuk janë më të papërgatitur për të mbrojtur sovranitetin e territorit tonë si në shekullin e kaluar.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *