Home

Lajme

Presidentit Ilir Meta e Vjosa Osmani,kryeministrit Albin Kurti – Pse dhe kur do dekorohet familja Sadri Kapiti në Durrës ?!

No Comments Lajme Opinion

Nga Xhevahir Cirongu

Këtë shkrim e bëj në mbështetje të asaj letre të Prof. Eshref Ymer,i cili me të drejtë kërkon nga Presidentja e Kosovës Znj.Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti dekorimin e familjes së Sadri KAPITIT. Unë këtu kërkoj jo vetëm nga institucionet e Kosovës, por edhe nga Presidenti i Shqipërisë që të dekorojnë familjen e Sadri KAPITIT.nga Durrësi për atë kontribut të jashtëzakonshëm që kanë dhenë për çeshtjen kombëtare,për çlirimin e Kosovës,gjë të cilën ua kanë kërkuar atyre edhe shumë personalitete të shquara , intelektualë e shoqata patriotike.Aktiviteti i vëllezërve Kapiti pë lirinë e Kosovës është më se i dokumentuar me fakte,me shkrime,me filmime edhe me mijëra dëshmitarë,vullnetarë të UÇK-së,ku njëri prej tyre jam edhe unë Xhevahir Cirongu që kam shkruar për ta.Jam shumë i zhgënjyer,por edhe më shumë i habitur,se si ka mundësi që jo vetëm Shqipëria,por si ka mundësi që as edhe Kosova është treguar kaq mosmirënjohës edhe nuk i paska respektuar edhe as dekoruar akoma deri më sot këtë familje të madhe dhe patriotike?!

Si është e mundur që ishpresidenti Thaçi si dhe ai Nishani e Meta sot në Shqipëri kanë akorduar me qindra e qindra dekorata e mirënjohje për të tjerët,(Dhe mirë kanë bërë),por si ka mundësi që të mos dekorohet kjo familje e madhe e patriotike me kontribute aq të mëdha,të rralla e të jashtëzakonshme për Kosovën?!.Dhe tani e kanë radhën dhe besojmë se këtë mirënjohje e dekorim për Kapitët e Durrësit ta bëjnë Albin Kurti e Vjosa Osmani në Kosovë,por edhe Edi Rama dhe Ilir Meta në Shqipëri.?!

E them këtë,por njëkohësisht e kërkojmë me forcë,sepse harresa e pritjes 22 veçare apelon, që ‘’Drenica’’ e Durrësit të shpallet muze nga instutucionet shtetërore lokale e

qëndrore,ajo është vlerë e historisë së Kombit tonë.Askush nuk mund ta mohojë këtë realitet historik sa kombëtar e ndërkombëtar !

Pra,shpresoj se Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta,dhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e Kryeministri Albin Kurti duhet t’i marrin në konsideratë kërkesat tona për dekorimin e merituar të familjes së Sadri Kapitit nga Durrësi!

Durrës,17 gusht 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *