Home

Lajme

JONIDA SHEHOLLI – MËLMESA E FRYMËZIMIT TIM-BIBLIOTEKA MIJËRA LIBRASH E DAJËS, PROFESOR XHELAL PIREVËS

No Comments Argëtim Letersi

Në shtëpinë e dajëve të mi, me ndërtim të viteve 1960-ta, daja Xhelal si më i madhi i familjes, pas gjyshit, gjatë gjithë shkollimit të tij të mesëm dhe në fakultet, kishte pasë blerë libra dhe vetëm libra…Ai ua kishte bërë vendin e duhur dhe me t’i blerë, ka zënë t’i mbjellë në mendjen e tij gjithë farat e tyre.
Ka lexuar e lexuar dhe secilën libër e ka klasifikuar nëpër rafte.
Tash ato janë bërë lule, që i japin lulëzim mendjes së tij nëpër kohë dhe, edhe hijeshi dhomës, aty ku peshojnë prej viteve.
Këto pamje që po i shohim, nuk janë vetëm fotografi. Janë më shumë se vlerë…Kjo bibliotekë është pasuri jo vetëm për të, shtëpinë e tij, por edhe për lagjen e Pirevës e për tërë vendin tonë. Se po e them dhe shkruaj me bindje, ka shumë e shumë libra që ndoshta, tani, nuk kemi mundësinë t’i gjejmë nëpër libraritë tona të Kosovës, ngase janë botime shumë të hershme pothuajse të gjitha, me përjashtim të atyre që janë më të vonshme, pra që janë blerë më vonë.
Janë diku 4000 libra dhe si rezultat i këtij numri, ai nuk i ka vendosur krejt këtu, për arsye se nuk ka dashur t’i bëjë “duq e gullumuq”.
Po ua ka bërë vendin edhe nëpër dhomat tjera, e shumicën po i shohim.
Pamje të shumta, veç i ka “kapur” aparati im. Qëllimin e kisha dhe e kam që ta vlerësoj këtë bibliotekë, që e ndeshim rrallë dhe se është një pasuri që s’do krahasime, se ka përmbajtje të çmueshme.
Gjatë vizitës së kësaj here, i erdhi kismeti t’i bëja një reklamë të tillë.
Me të biseduar me dajën, ku na lidhë përherë letërsia, po më thotë; “Mbeso, baba më thoshte krejt paratë i shpenzove në libra…”
E, nuk është pishman, veçse ia mbanë frikën se librin po e braktisin ditëve të sotme, e kur ia dhashë vlerësimin, po më thotë;” Ti po, e problemi është kush do e vlerësoj dhe trashëgoj këtë më vonë, e pas meje…”
Përshtypje më bëri që biblioteka posedon komplet veprat e shkrimtarëve shqiptarë dhe shumë edhe të huaj…
Përpos vepra( poezi, tregime e romane, edhe studime letrare e gjuhësore, por edhe libra fetare.
Fishta, Naimi, Samiu, Pashko Vasa, Jeronim De Rada, Ndre Mjeda, Noli, Konica, Skiroi, Gavril Dara, Jul Variboba, Ali Asllani, Mitrush Kuteli, Gjeçovi, Migjeni, Mihal Grameno, Zef Serembe, Sterjo Spasse, Petro Marko, Rexhep Qosja, etj
Nga e letërsia greke;Platoni, Homeri. Gjermane; Niçe, Sartri e Volter. Sharl Bodler, nga ajo franceze.
Plutarkun, Rablen, Bokacon, etj, që të mos i përmend të gjithë…
Komplet Shekspiri, nga letërsia angleze.
Tolstoi, Stefan Cvajg, Franc Kafken, Anne Frank, etj…
Pati edhe studimore, të shumta si; Shkrimet shqipe, nga Dhimitër Shuteriqi, Aleksandër Stipçeviq me “ Ilirët”, “Simbolet e Kultit te Ilirët”. “Studime albanistike”, Historia e gramatologjisë shqiptare, studime gjuhësore në fushë të shqipes”.
Ibrahim Rugova, me studimet e tij, Xhemajl Mustafa, s’kam si të mos e përmend veçmas veprën e tij; “ Një lutje për Prishtinën”.
Sabri Hamiti, Fehmi Agani, Kujtim Shala, Kujtim Rrahmani, Anton Nikë Berisha, Muhamet Hamiti, Visar Zhiti.
Anton Çetta, me “Folklori ynë”, Mark Krasniqi me;”Nga Gurra e Traditës, Kujtime përjetimi(shënime biografike)”, Jusuf Buxhovin, si historian, etj.
Zejnullah Rrahmanin, Rrahman Dedën, Ali Podrimën, Azem Shkrelin, Frederik Reshpjen, Martin Camaj, Musa Ramadanin, Jakov Xoxën, Bilall Xhaferin, Dritëro Agollin, Vedat Kokonën, etj, etj… Më pas historia e letërsisë botërore nëpër vëllime, botuar nga shtëpia Rilindja, qysh moti.
E deri tek krijimtaria jonë bashkëkohore, me Kadarenë, Kongolin, Kim Mehmetin, etj. Pa harruar letërsinë për fëmijë, me Vehbi Kikën, Ymer Shkrelin, Ymer Elshanin, Arif Demollin, Agim Devën, Rifat Kukaj, etj. U mundova t’i përmendi- ceku ngapak, ngase s’e shoh të nevojshme t’i përmendi të gjitha, kur janë fotografitë që konstatojnë vetë.
Ç’do të thotë se, zgjedhje e zgjedhje, mua po më rritet zemra…
Askund s’kënaqem më tepër se sa në atë vend ku ka libra e letërsi, te dajtë i gjejë, bile kënaqem përherë dyfish më shumë, “sherri” i bibliotekës, që gjithmonë më ka tërheqë.
Sapo të shkoj te dajtë, shëtitja në natyrë, ajri i pastër, qetësi e bukuri, biblioteka aty pranë, s’më lënë kurrë të lodhur, se veç këto më çlodhin, e madje edhe më nxisin të shkruaj… Sa herë hyj në të, më fitohet ëndja edhe më e madhe, që ta zgjeroj dhe unë bibliotekën që e kam në shtëpi timen. Kur i shoh në piktura edhe figurat emblema të kombit tonë; si Presidentin Ibrahim Rugova, e bashkë me Anton Çettën, në vazhdim, Shën Nënë Terezën, Bill Clinton, Madeleine Albright, e heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në pllakën e hekurtë, ndërkaq anash dhe lart mbi komodinë, flamujt e dashur; i Dardanisë, Shqipërisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë, kështu këta bëhen faktorët, që frymëzimit tim i bëhen mëlmesa, ku ia shtojnë kënaqësinë dhe vullnetin të shkruaj, ndjenjën e krenarisë, ia thërrasin muzat, e ia mbajnë mirë shijen dhe nivelin e asaj që e krijoj dhe mundohem ta bëj, çdoherë me përkushtim e seriozitet.
Këto libra kanë me më përcjellë si udhëzim për LEXIM dhe KULTIVIM të krijimeve, tanë jetën.
Me lexim ecim përpara, e kalitim trurin, pasurojmë fjalorin dhe formësohemi si njerëz, me ndërdije në vete, e sidomos kur lexojmë letërsi, shkëputemi nga bota e pa skrupullt që na rrethon, e i përqendrohemi artit dhe fuqisë që e ka ai, të na sjellë mësim, dituri, lezet, e ndoshta edhe ëndërrime, ku paralelisht na bënë ta shohim veten në një botë tjetër, aty ku mund ta shohim pos përmes leximit.
Nga dashuria për bibliotekën e dajës.
E mërkurë, 18 gusht 2021

Mund të jetë një imazh i 1 person, libër dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 1 person, libër dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i libër
Mund të jetë një imazh i libër
Mund të jetë një imazh i libër
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Mund të jetë një imazh i libër dhe ambiente të brendshme
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Mund të jetë një imazh i libër

Burimi/Facebook/Jonida Sheholli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *