Home

Lajme

SHKOLLA SHQIPE “GJUHA JONË” PHILADELPHIA PRET KRAHËHAPUR FËMIJËT

No Comments Aktualitet Lajme

Më 12 Shtator 2021, ora 10:00 AM, tek godina e shoqatës në adresën 5043 Torresdale Ave, Philadelphia, PA 19124, nis dita e parë e mësimit në Shkollën Shqipe “Gjuha Jonë” të Shoqatës Atdhetare-Kulturore “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia per vitin shkollor 2021-2022.
Dita e parë e shkollës është përherë një nga ditët më të bukura të vitit për fëmijët, prindërit dhe mësuesit. Për Shoqatën “Bijtë e Shqipes” është një ditë tepër e veçantë: është jetësimi i një misioni të shënjtë, mësimi dhe ruajtja e gjuhës shqipe tek fëmijët e bashkatdhetarëve tanë. Gjuha amtare është vet atdheu ynë, i prindërve tanë, i njërëzve tanë më të dashur. Shkolla Shqipe “Gjuha Jonë” Philadelphia me përvojën e saj 18 vjecare do të vijojë këtë vit mësimor me dhënien e mësimit në klasë dhe do të ndjëkë të gjitha rregullat e COVID 19 dhënë nga autoritetet lokale e arsimore. Mësimi do të zhvillohet cdo të dielë nga ora 10:00AM -1:00 PM.
Mirëardhëshi të dashur fëmijë!
Ju presim krahëhapur për t’iu dhënë bukurinë e fjalës shqipe, kujdesin dhe dashurinë prindërore të mësueseve tona të mira, të drejtuesëve të shoqatës, që do përpiqen t’ua kthejnë ditët e mësimit në ditë të bukura dhe me vlerë.
Të dashur prindër,
Për regjistrimin e fëmijëve mund të kontaktoni nepermjet e-mailit bijteeshqipes2002@gmail.com; mesazh ne faqen e facebookut te shoqates “bijte e Shqipes” philadelphia ose te telefononi:
Bujari: 267 334 5779
Dritani 267 255 9114
Rudina: 215 600 6346
Vlashi: 267 588 3731
Aliu: 215 820 5448
Llazari: 267 334 4827
KRYESIA E SHOQATËS “BIJTË E SHQIPES”
Philadelphia

BurimiFacebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *