Home

Lajme

Skënder Karaçica – Bota të shpetojë popullin e Afganistanit!

No Comments Lajme Opinion

Për ditë,në krye të lajmit është shteti i Afganistanit dhe ngjarjet makabre në fillim të shekullit të ri,që po orkestrojnë soji i talebanëve primitivë dhe me kahe antinjerëzore.
Bota demokratike e qytetërimit,të lirive njerëzore në të gjitha fushat e jetës,duhet të ngritën në këmbë për të rrethuar dhe për të izoluar shtetin e Afganistanit pa themele ligjore,të lirive njerëzore për jetë e punë,për besim fetar Islam me tiparet e njohura të dashurisë dhe të respektit ndaj shpirtit NJERI në tokën e planetit.
Pse po lejohet para syve të botës së lirë,orët makabre të përsekutimit deri në heqjen e dy syve të ballit dhe të me ,,ligjet e fetare,,(sic!)të vrasin,të djegin me metodat me shtazarake qytetarët afganë të pafajshëm dhe të pambrojtur para ,,ligjit,,dhe para Zotit(!).
Bota demokratike,bota e qytetërimit,duhet të ngriten në këmbë për të shpetuar popullin afganë dhe për të hequr qafe sojin shtazarakë të talebanëve që,nuk duhet pranuar për të udhëhqur shtetin e Afganistanit me duart e përgjakura dhe të krimeve deri në shkallë të gjenocidit ndaj afganëve të pa mbrojtur dhe në mëshirën e kohës pa kohë…(sic!).
Talebanëve duhet të shpallën nga bota demokratike (Non-grata)dhe të ndërhyjnë me tërë forcën politike,demokfratike dhe ushtarake për të rrafshuar për toke ,,ligjet,,e këtij soji shtazarak të paparë në historinë më të re të shtetit dhe në botë i vdekur ende pa lindur dielli(sic!).
Botë demokratike e këtij planeti,shpetojeni popullin e Afganistanit!
Prishtinë,20 gusht 2021

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *