Home

Lajme

Fexhrije Ilazi – NË VEND TË PARAGJYKIMEVE, TË KËRKOJMË DREJTËSI!

No Comments Lajme Opinion

Jam shumë e shqetësuar me rastin a vjazës 18 vjeçre nga qyteti im që është vrarë ç’njerëzisht nga dy kriminel që nuk e meritojnë asnjë sekond dritë dhe diell në jetën e tyre!
Jam edhe më e shqetësuar nga paragjykimet që bëhen përmes rrjeteve sociale nga “disa” qytatarët tonë; me paragjykime tepër të ulta dhe të padrejta. Disa njerëz flasin se si duhet edukuar vajza; disa flasin se si duhet edukuar djali; disa flasin edhe për recetën për prindër se si të i edukojnë fëmijët e tyre, si të i disiplinojnë, dhe si të mos i’u afrojnë dasma vajzave, por se si prindërit duhet që të i’u blejnë trurin vajzave……!!!?????
TË U THEMI STOP PRAGJYKIMEVE!
Sot, nuk ka hapësire për paragjykime, por hapësira dhe obligimi ynë është që të e mbështesim familjen e viktimës, të ndajmë dhimbjen me familjen dhe të afërmit e saj pasi që kjo vrasje është e dhimbshme për të gjithë NE, dhe të kërkojmë drejtësi për vrasjen e saj!
Vajza 18 vjeçare nuk ka qenë fajtore në asnjë drejtim, por është dashuruar në njeriun e gabuar! Ajo ka qenë shumë e re të e ketë pjekurinë për të e menduar rrezikun, dhe vajza ka qenë viktim e dy kriminelëve që nuk e meritojnë asnjë sekond për të i lërë të marrin frymë….! Njëherit, prindërit dhe familjarët e viktimës nuk kanë qenë dhe as që duhet të mendohet që janë fajtore në këtë rast, dhe në asnjë drejtim të vetëm!
STOP PARAGJYKIMET; TË KËRKOJM DREJTËSI DHE PËRGJEGJËSI!
E dini se kush është fajtorë në këtë rast???? Politikanët dhe gjygjtarët e pa ndërgjegjshëm që e kanë bërë ligjin si kungulli në bahqe, dhe atë kungull e mbjellin çdo herë kur dikush i blenë me lekë, dhe e këpusin kungullin çdo herë që blehen me lekë prap!
Sot kemi të bëjmë mu me të njejtin kriminel që ka pasur disa dosje të veprave kriminale të hapura më përpara, dhe është liruar të jetojë dhe bredh rrugëve i lirë! Mu ky kriminel që gjygji i Kosovës e lirojë për të ç’njerëzuar, dhunuar, dhe vrarë vajzën 18 vjeçare!
Kjo vrasje ç’njerëzore të mirret si shembull që të i’u drejtohemi instituteve përktëse ligjore të Kosovës që së pari të e përmisojnë përgjegjësinë morale dhe etikën ligjore me gjygjtarët që i kemi, me ata që shiten dhe blehen tri herë në ditë (ata që i liruan këto kriminel të bredhin rrugëve të lirë), dhe pastaj të kërkojmë drejtësi dhe të i mbajm përgjegjës ata që do e gjykojnë këtë rast…, dhe të i’u tregojmë që vetëm drejtësi duhet të n’a sjellin, përndryshe NE do të protestojmë dhe do të kërkojmë shkarkimin e të gjithë personeleve të institucioneve ligjore që të japin dorëheqje pasi që ata nuk mund të e kryen punën dhe obligimin e tyre me nderë dhe me plotëfuqi ligjore!
PUNA MË E VËSHTIRË NË BOTË ËSHTË PUNA E PRINDËRIT!! Përgjegjësia e prindërit është 24/7 – 365 ditë në vitë, dhe përkushtimi i gjithë jetës për fëmijët, kështu që nuk ka vend për asnjë paragjykim të vetëm!!!
DREJTËSI DHE VETËM DREJTËSI KËRKOJMË!!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *