Home

Lajme

Kush është z.Flori Bruqi ?

No Comments Argëtim Histori

Flori Bruqi lindi më 29.6.1952 në Isniq të Deçanit. Studimet e defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato posdiplomike (magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës – në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe të Sportit. Bashkëpunoi me shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri më tash (“Bota e re” – Prishtinë, ”Rilindja” – Prishtinë, “Danas” – Zagreb, ”Dello” – Lubjanë, ”Dnevnik” – Lubjanë, “Veqer” – Maribor,”Nasha Borba”, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj).
Është anëtar i Kryesisë së LSHK.
Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayrit” të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicrës.
Mbrojti punimin e magjistraturës më titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe josportistë, para dhe pas vrapimit 400 metra. Në punimin e magjistraturës nga fusha e kineziologjisë fiziologjike, ka zbatuar një metodologji të avancuar shkencore gjatë këtij hulumtimi në 22 parametra morfologjikë-fiziologjikë, duke përdorur kriteret e avancuara të programeve më të avancuara moderne.
Autori ka botuar qindra punime në shtypin e kohës dhe në internet.
Në vitin 2016 është pranuar anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Shqiptaro-Amerikane dhe ka titullin shkencor Prof. Dr. PH. D. Bordi i Akademisë në korrik të vitit të kaluar e ka emëruar drejtor për marrëdhënie me publikun të ASHASHA-së për Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Amerikë.
Ka botuar këto vepra:
Zjarri i diellit, poezi, Prishtinë, 1995
Ndërgjegjja, roman, Prishtinë, 1995
Vrasësit e liridonëve, roman, Prishtinë, Tiranë, 1996
Ringjallja, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996
Gjarpërinjtë e pallatit, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996
Dorëzeza, roman, Tiranë, Prishtinë, 1997
Tokë e djegur, roman, Shkodër, Tiranë, Prishtinë, 1998
Burri dhe gruaja, libër shkencor, Tiranë, Prishtinë, 2000
Pallati i Akereonit, roman, Tiranë, Prishtinë, Nju-Jork, 2000
Vademecum DDD, libër shkencor, Prishtinë, 2002
Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike, Prishtinë, 2004
Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut, libër shkencor, Prishtinë,2004
Delikuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike, Prishtinë, 2004
Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr-it”, libër shkencor, Prishtinë, 2004
Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë para dhe pas vrapimit 400 metra(punim magjistrature, Prishtinë 2005)
Antropometri-Jakov Milaj “Raca shqiptare”, recension i zgjeruar i botuar në “Floart”, 2005
Si ta njofim internetin, “Flomed”, tetor 2005
Sëmundjet infektive seksuale, “Floart”, tetor 2005
Udhëzues i shkurtër i preparative dezinfektuese, “Flomed”, 2006
Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar, “Floart”, janar 2006
Kosova nuk është i berzë e zezë, “Floart”, dhjetor 2005
Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian’, “Flomed”, 2005
THE ECONOMIC ASPECTS OF SPORTS RECREATION AND HEALTH, Sport ritmi-zemrës, janar 2006 etj.
DETERMINANTAT SOCIO-PSIKOLOGJIKE TË USHTRIMIT FIZIK(Hulumtim socio-psiko–kineziologjikë më studentët e Universitetit të Prishtinës), “Flomed”, 2006
Guxim shqiptar, Prishtinë, 2008
Olimpi shqiptar,”Rugova-Art”,Prishtinë, 2009
Triumfi shqiptar, “Rugova-Art”, Prishtinë , 2009
Polemika shqip, “Rugova-Art”, Prishtinë, 2009
“Antika greke” – Homeri, Eskili, Sofokliu, Aristofani dhe Aristoteli, “Albemigrant”, 2009
Nëse kam ditur të guxojë, “Rugova-Art”, Prishtinë, 2012
Delikuenca e të miturve në Kosovë në periudhën 2003-2004, Prishtinë, 2012
Vademecum për dezinfektues të “Borer chemie AG”, Prishtinë, 2013
Vademecum për dezinfektues të “Schülke-Mayr”, Prishtinë, 2013
Diademë letrare, “Rugova-Art”, Prishtinë, 2013
Diademë letrare II,Tiranë, 2014
Atdheu im s’më vret,poezi, Tiranë, 2015
Diademë letrare III,Tiranë, 2015
Vademecun për dezinfektues 1, Prishtinë, 2016
Vademecum për dezinfektues 2, Prishtinë, 2016
Moderniteti në letrat shqipe,Tiranë, 2016
Praktikat e pastrimit dhe dezinfektimit të mjediseve spitalore dhe ambulantore në Kosovë, Prishtinë, 2017
Dëshmi të krimit të pandëshkuar, Prishtinë-Tiranë, 2017
Ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkencore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në periudhën 1974-1982, si dhe mijëra punime në shumë webfaqe interneti (2003-2016).
Nga viti 2005 është editor dhe kryeredaktor përgjegjës i webfaqes elektronike “Agjencioni Floripress”.
Flori Bruqi mban titullin shkencor Prof. Dr. Ph.D dhe është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në SHBA.
Flori Bruqi, enciklopedist dhe autor i përmasave letrare të kohës
Bajame Hoxha – ÇelikuNGA BAJAME HOXHA – ÇELIKU MË 26 MAJ 2020 NË ORA: 21:15
Flori Bruqi
Emocionuese janë faqet e librit të tij, kushtuar personazheve të njohur që ai i përmbledh dhe që hidhet sa te njëri te tjetri, duke u pasqyruar vlerat e të duket se ato vlera letrare të pa tjetërsuara, i fut brenda zemrës për t’i mbrojtur e për t’ju zgjatur sa më shumë jetën.
Ajo që të bënë përshtypje është se: Flori hedh dritë me dashamirësi mbi veprat e personaliteteve më të shquara të kulturës shqiptare, pa mos harruar ata të shumtë të goditurit nga diktaturat.
Enciklopedist do ta quaja me mendim të kthjellë Flori Bruqi, sepse, Flori është ai që shpalos e shpërndan, jep njohuri të gjithanshme nga të gjitha sferat si askush tjetër. Dua të theksoj se kemi përballë një njeri titan e s’jemi te mitologjia greke, por te njeriu i shquar, që ka çarë jetën si vigan me shpatë në dorë. Ka çarë rrugë të reja në fushë të veprimtarisë shoqërore, të kulturës, të shkencës etj. Duke i sjellë shërbime të mëdha literaturës shqiptare, njeri që dallohet për dhuntitë e tij të jashtëzakonshme; titan me penë në dorë e me mendje të ndritur të mendimit njerëzor.
E me sa kam vënë re gjatë leximeve, Flori ka karakterin dhe fuqinë e një enciklopedisti këmbëngulës, që nuk i shpëton asgjë pa kapur, pa studiuar qoftë edhe një presje.
ka njohuri e dije të paskajshme, një kulturë shumë të gjerë, është i gjithanshëm ndaj meriton të zërë vendin e ta ngremë lart aty ku e ka vendin dhe ku meriton.
Pra, është mendjendritur dhe shkrimtar erudit, me shije të hollë artistike, se ai di t’i rrok me ndijimin e së bukurës në art në veprimtari dhe në jetë.
Në veprimtarin e këtij gjeniu çdo vepër e tij është e bukur dhe e harmonishme, gjë që të bie në sy menjëherë, ku pasqyron artistikisht gjithçka që përfshinë brenda krijimtarisë aq të pasur dhe të mrekullueshme.
Prandaj puna dhe krijimtaria e tij është shumë e larmishme, zotëron dije të thella. Florin e gjen kudo; pranë të bukurës, pranë dhimbjes, pranë lotit. Kudo gjen shpirtin e tij të palodhur bujar. Pra, për ta përmbledhur e rrethuar në një fjalë të vetme që ka erudicion.
Në shpirtin e ndjeshëm si prej artisti dhe në veprimtarinë e tij jetojnë të gjitha. Të gjitha ato që ka brenda tërësia e përjetimeve të thjeshta e të paqëndrueshme herë, herë psikike të njeriu siç janë: gëzimi, zemërimi, mallëngjimi, ngashërimi, shqetësimi, turbullimi etj.
Të gjitha këto emocione që shkaktohen e shfaqen nën ndikimin e mjedisit të jashtëm a të faktorëve të brendshëm, Flori të duket se i ka përjetuar, pastaj i ka kaluar te personazhet e tij. Apo, apo ka veshur aq bukur shpirtin bujar e të pavdekshëm të krijuesve shqiptar që nuk u heq një presje nga vlerat e tyre.
Vlera shpirtërore letrare, e forcës së mendimit, është vlerë absolute tek heroi ynë, sepse ka mbi të gjitha; pasuri të çmueshme një popull të tërë, një popull trim, të një gjuhe të një gjaku.
Kjo madhështi qëndron mbi çdo krenari dhe ka një rëndësi të veçantë për njeriun e penës, mbi njeriun e punës. Ndaj ai qëndron i fortë si shkëmb edhe përballë furtunave që; hera, herës i zënë këmbët dhe në kohë me diell.
Që ka veti shumë të shquara dhe të mahnit me veprat e tij, kjo është evidente, sidomos punët shkencore etj. Kështu të imponon respekt, të bën ta admirosh e ta nderosh, që pa ndrojtje më bën të besoj në fjalët e mia dhe, besoj se shquhet ndër më të mirët.
Vetia e cilësia e të quajturës; poet, shkrimtar, apo arritjeve për të qenë i tillë, i merituar është dhe qëndron midis njerëzve me zemër të madhe dhe dukurive të shoqërisë, që u përgjigjen në mënyrën më të plotë, në shkallën më të lartë me përmasa e me forcë të jashtëzakonshme idealeve tona shoqërore e estetike; kësaj i thonë të quhesh i madhërishëm.
Këtu ndahen më së miri; e madhërishmja dhe e bukura apo dhe heroikja.
Prandaj Flori mbetet krijues i vlerave të mëdha, thekson shkrimtarja e mirënjohur shqiptare , emigrante në Bruxel Zonja e ndëruar Bajame Hoxha Çeliku!
R.S.S.
Bruxel,24.08.2021.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *