Home

Lajme

Rudi Berisha – KUNDËR DHUNËS, VRASJEVEPRO JETËS DHE DASHURISË SE VAJZAVE DHE GRAVE

No Comments Lajme Opinion

Motër e dashur,

  • Sonte qe po shkruaj këto fjalë për ty, sonte ndjej dhimbje dhe jam me dhimbjet, plagët e tua. Vërtetë përherë ju kanë shtypur, ju kanë keqtrajtuar dhe sot po ju vrasin në mënyrë me të pa mëshirshëm dhe mizore. Kur gjykata hesht kundrejt krimineleve (Kriminelet lëvizin të lirë), kur thuaj të gjithë heshtin dhe juve ju qesin motër, vajzë, grua si mish për top.
  • Si ka mundësi qe një vajzë, një grua në moshë kaç të re, në moshë tetëmbëdhjetë-vjet të mbulohet me dheun e zi, të gjej vdekjen nga një dorë e pa ndërgjegjshme, nga dora e një krimineli, vrastari të gjinisë me të bukur, të butë, të pafajshme i merr jetën, si ka mundësi…?
  • E dashur motër, vajzë, grua sot jam me dhimbjet tua, sot jam këtu me lapsin e mbushur gjak të trupit tënd të shkruaj kundër dhunës, kundër plagëve, kundër vrasjeve të motrave, grave të pafajshme dhe shumë engjëllore…
  • Jam për dënim maksimal për të gjithë ata qe qoftë dhe fyejnë motrat, vajzat, grat dhe jam pro dënimit të gjithë atyre qe rrahin, dhunojnë, vrasin vajzat, grat shqiptare.
  • Vërtetë të gjithë të ngrisim zërin, i bëjmë thirrje organeve të shtetit të jenë sy çelë për këto akte të rënda dhe mizore qe po ndodhin ne atdheun tonë, në Kosovë, të marrin masa para se me ndodh, të jenë me serioz në paraqitjen e rasteve kur vajzat, grat bëjnë denoncime para organeve rendit ( Policisë) shtetëror.
  • Vajzat, grat nuk meritojnë vdekjen, ato meritojnë dashurinë dhe jetën. I dashur vëlla, dhuroni lule, paqe dhe dashuri vajzës, motrës, gruas, dhuroni qetësi ashtu siç janë grat në qetësin dhe dashurinë e tyre. mos vrisni grat, vrasjet dënoni me gjuhën ( Ligjin) me të fortë në tokë
    NGA RUDI BERISHA

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *