Home

Lajme

Qyteti kroat ofron mësime të gjuhës shqipe për të mbajtur gjallë kulturën “arbëreshe”

No Comments Broadcasting Kulture

Qyteti bregdetar i Kroacisë, Zadar ka prezantuar te nxënësit e një gjimnazi lëndën me zgjedhje të gjuhës shqipe, krijuar për të ruajtur lidhjet e largëta të origjinës shqiptare për komunitetin e arbëreshëve atje.

Autor: Sven Milekic, Arben Qirezi | BIRN | Zagreb, Prishtinë

Gjimnazi Vladimir Nazor në Zadar. Foto kortezi e gjimnazit.

Një shkollë në Dalmaci të Kroacisë po fut si lëndë mësimore gjuhën shqipe, nismë që pjesërisht synon të mbajë gjallë gjuhën dhe kulturën e një komuniteti të vogël dhe të lashë të migrantëve shqiptarë të hershëm të njohur si Arbanasi.

Drejtor i shkollës, Rade Simiceviç i tha BIRN se gjimnazi Vladimir Nazor në qytetin bregdetar të Zadarit po e ofron lëndën me zgjedhje për rreth 46 nxënës të dy klasave.

Orët mësimore zhvillohen në formulën “Modeli C”. Kjo i lejon minoritetet të mësojnë gjuhën dhe kulturën e komunitetit të tyre, me miratimin e Ministrisë së Arsimit të Kroacisë – por lënda nuk ndikon në notat e tyre në shkollë.

“Shkolla i ofron atyre ku mund ta mësojnë, por notat e tyre nuk përfshihen në diplomë. Ministria e Shkencës, Arsimit dhe Sporteve po paguan mësuesit që do të bëjnë lëndët,” shpjegoi Simiceviç.

Lajmi për kursin e ri të gjuhës në shkollë u dha të shtunën, në prani të ambasadorëve të Kosovës dhe Shqipërisë, Uliks Emra dhe Ilir Melo.

Përveçse u bë shtëpi e shqiptarëve që erdhën në Zadar gjatë periudhës jugosllave të shekullit 20, qyteti i Dalmacisë është gjithashtu shtëpi e një komuniteti më të vjeshtër Arbanasi ose Arbëresh.

Komuniteti migroi në Zadar në shekullin 18 nga ajo pjesë që është tani Shqipëria veriore dhe shumë jetojnë ende në lagjen që ka marrë emrin e tyre dhe që quhet Arbanasi.

Ata flasin një nga dialektet ose gjuhët më të rralla në Europë, e folur sot nga vetëm 300 deri në 500 persona. Ajo kombinon elementë të dialektit geg shqiptar me dialektin dalmat të Kroacisë dhe pak italisht.

Kryesisht katolik, komuniteti nuk e sheh më veten si shqiptar por si kroatë arbëresh.

Qyteti i tyre i origjinës është Shkodra dhe besohet se kanë migruar në Zadar në tre valë në vitet 1726, 1727 dhe 1733 drejtuar nga peshkopi i atëhershëm katolik i Tivarit, Vincenc Zmajeviç, që kundërshtoi islamizimin e shqiptarëve në Perandorinë Otomane.

Profesori Isak Shema, një specialist i gjuhës dhe kulturës së arbëreshëve me bazë në Kosovë ka kaluar shumë kohë në Zadar dhe Zagreb gjatë tre viteve të fundit dhe ka hartuar kurrikulumin për gjuhën dhe kulturën shqiptare, që u miratua nga ministria.

RRETH AUTORIT
Sven Milekic
Sven Milekiç është gazetar i Rrjetit Ballkanik për Gazetarinë Investigative në Kroaci.

Burimi/Reporter.al

Enver Bytyci – Ajo qe ndodh ne Aganistan sot, ka ndodhur ne Shqiperi ne vitin 1997!

No Comments Lajme Opinion

Te gjitha ngjarjet e sotme nw Afganistan te kujtojne vitin 1997 te Shqiperise ne anarki. Talibanet afgane marshuan dhe e pushtuan gjithe vendin brenda pak ditesh. Talibanet shqiptare te vitit 1997 „pushtuan nje te treten e vendit“, madje duke e shnderruar ate ne toke te djegur. Njesoj si sot ne Afganistan, Shqiperia e vitit 1997 ishte e perfshire nga anarkia. Por jo krejtesisht, kryesisht ne jug te vendit. Talibanet shqiptare (socialistet dhe aleatet e tyre) e moren pushtetin ne vitin 1997 me dhune.
Sot ne Kabul talibanet po bejne perpjekje te krijojne nje qeveri gjitheperfshirese. Me 9 mars 1997 ne Shqiperi ndodhi e njejta gje. U krijua qeveria e Pajtimit Kombetar me kryeminister perfaqesuesin e talibaneve shqiptare, Bashkim Finon. Ushtria afgane sot ka kapitulluar para ofensives se talibaneve. Ushtria shqiptare e vitit 1997 kapitulloi perballe forcave talibane shqiptare te kohes ne jug te vendit. Talibanet afgane flasin per grupe terroriste, talibanet socialiste te Shqiperise me 1997 flisnin dhe u mbeshteten te Komitetet e Jugut, si celula te terrorismit te kohes. Talibanet afgane i nxoren kriminelet nga burgjet. Te njejten gje bene talibanet shqiptare te vitit 1997, te cilet nxoren nga burgu te gjithe kriminelet e denuar edhe per terrorizem, perfshire Hakmarrjen per Drejtesi.
Ne Afganistan ka filluar hakmarrja, gjithashtu edhe ne Shqiperi ndodhi hakmarrja e talibaneve shqiptare te vitit 1997-1998 kunder demokrateve. Aeroporti i Tiranes me 1997 i ngjante ne miniature aeroportit te sotem te Kabulit, me nje ndryshim, ne Tirane nuk pati akte terrori. Por njerezit, sidomos diplomatet, perfshire dhe ata amerikane, iken me cfare munden.
Vetem nje ndryshim kishte viti 1997 i Shqiperise nga Afganistani i vitit 2021: Ndersa presidenti afgan mori arratine me thesarin e vjedhur me vete, presidenti shqiptar i kohes qendroi ne zyren e tij, madje edhe ne momentet kur selia e tiij u qellua me bresheri automatikesh dhe granatahedhes!

Burimi/Facebook

Rudi Berisha – SHPIRTI NË TY ME MBET PËRJETËSISHT NËNË SHQIPËRI

No Comments Argëtim Letersi

Rrugët i kaloj unë i heshtur përditë
Afër atyre maleve e Bjeshkëve të larta
Ku rrënjët i kanë të ujitura më gjak Trimash
Me gjakun e grave e burrave Dëshmorë.

Eci përditë nëpër Brigje e shtigje te Atdheut
Aty tek një lis janë të varura rrobat me gjak
Një ish luftëtar i rënë dëshmor i kishte lënë aty
Ato rroba janë e Amaneti dhe e vërteta për shqiptar.

Po udhëtoja nëpër fushat e bukura të Mëmëdheut
Aty unë shoh varre të burrave e grave te shqiptarëve
E kujtoj luftën dhe lavdinë e betejave për çlirim
Për liri e Ribashkim të Nënë Shqipërisë Natyrale.

Sot drita e diellit nga disa është mjegulluar shumë
Të vërtetën mundohen të kthejnë në pluhur harrese
Por rrobat e shpura nga plumbat e të pikura me gjak
Janë e vërteta për tokën e Mëmëdheut tonë Shqipëri.

Aty ku dielli me ngrohë shpirtin tim të ftohur
Po atje nëpër rrugët e bekuar të bjeshkëve të mia
Atje kam dashurinë e do shkruaj me penën time
Shpirti në TY me mbet përjetësisht Nënë Shqipëri.
……………………………………
© RUDI BERISHA
Prishtinë, 28 gusht 2021
Ora: 11: 10 minuta

Mehmet Elezi – Tregim – ORA E EUROPËS

No Comments Argëtim Letersi

Vuri thierzën në sy, pse ka ngecur (ku i dhemb)? Nuk e di, në Tiranë s’ma morën përsipër. As në Paris nuk ta marrin përsipër. S’ka më si kjo orë.
Qe i vetmi orëndreqës në Kramgasse. Tingëlloi Zytgloggia. Një grumbull turistësh aziatikës me çanta shpine e fotoaparate kundronin shfaqjen e orës pesëqindvjeçe të Bernës. I njëjti ceremonial i kaditshëm, mesjetar, i orës dymbëdhjetë. Pas këngës së gjelit mbreti tund shkopin, fillon marshimi rrethor i përcjellë nga kamerat e turistëve.
-Duhet zëvendësuar një vegël, tha. Vetëm te prodhuesi mund të gjindet. E bëjnë me dorë. Me aq pare, hm… blihet një Zenith i ri.
Më hulumtoi me sy.
-Ma shet mua?
Tunda kryet në mënyrën shqiptare, që shpesh i ngatërron të huajt, s’e marrin vesh është po a është jo.
-Do ta shisnit ju Zytgloggen?
Shkrepi një vetëtimë, fusha e Zenithit u shndërrua në ekran.
1.
I ri e i bukur, një kalorës grah dorinë bregut të përroit. Vapë ky fund vere, vapë, si s’po bie një pikë shi. Kapërcen kodrat me lisa të rrallë, diell të fortë e gjinkalla. Herë pas here mbi krye i bëjnë hije kalaveshë me grezë, rrushi i egër ia bën me sy. Poshtë në luginë shfaqet lumi. Shpërhapen jonet e një kënge vajzash hoj dado hoj. Ai përhumb nëpër ëndërr. Në cilin thep a hije po këndoni? Qe, po lahen në lumë. Cipricullak, siç i ka bërë nëna. Përdridhen, rrëshqasin kundër rrymës, të holla si bolla. Jeni çika a jeni zana që shitoni veç me sy? E ndjeu gojën të tharë. Janë djem, të ka trulluar zhegu! Ulu te ky lumë i bormë e lagmë pak, i thotë buza. Të kthjellohet edhe syri.
Ai s’ka kohë me u ndalë. E mban hovin të kulla e Baram Halilit. Bëzan në oborr. Kam ardhë me e pa Zake Ujkanen.
Zake Ujkania nuk çohet. Rri në odë të miqve, në markëz të vogël, aty ku është vendi i të zotit të shpisë. Dritë në dritë aty. Edhe kur vijnë burra të rrallë prej visesh të largëta, ajo gjithnjë aty, me trimat. Kështu ka vendosur i biri. Në tre breza Lokja ka qenë shtylla e asaj kulle. Nana e saj. Ora mbrojtëse.
I biri nuk po kthehej. Qe zhdukur në mes të Gjakovës, ditën për diell. Pa shenjë, pa dokë. As lajm, as fjalë për të.
Zake Ujkania ia zgjat kutinë mikut. I pjekin kafe të mirë. Nuk i thotë kush je, o djalë, nuk po të njoh. Ç’e mirë të ka prurë këtu, s’i thotë.
-Kam një amanet, thotë djali.
Asaj i frrat zemra.
-Hair.
Ai ia lëshon përpara sahatin Zenith. Vezullon qosteku i argjendtë.
-E paskan vrarë! A dihet kush? Dhe ku?
-Jo, thotë ai. Unë nuk di kurrgjë.
-Kush ta dha këtë orë?
-Një i panjohur, e la amanet. Amaneti shterr detin. E prura.
Zake Ujkania e zhbiron me sy.
-Nuk po marr vesh, thotë.
-As unë nuk di, thotë djali.
-Ma prure shenjën e tim biri, sahatin e tij. Tash duhet me çelë të pamen. Preje o djalë, po apo jo?
-As po, as jo. Atë punë e di Zoti.
Lyp leje me u çue, mirë mbetshi. Nuk pranon me hangër. Më duhet me shpejtue, pa praruar dielli e mshelin kufirin.
I shtinë bukë me vete. Zake Ujkania mbështjell një cigare prej kutisë së vet e ia jep: falëmeshëndet babëgjyshit tënd.
2.
Ti orë qofsh bekuar, ku e ke lënë tënd zot? Vezullon ftohtë qosteku i argjentë.
Zake Ujkania dhe ora e të birit këqyren sy në sy. Ora Zenith çel kapakun. Kapakun edhe gojën. Tik-tak zëri i saj.
Ora nis me folë:
Mbrapa lamë Gjakovën, mes pemëve zdrit një kullë. Gëlqere e bardhë. Tjegullat të kuqe, si flegra bostani. Kam një mik në atë kullë, u thotë shokëve im zot. I mbetet hatri me i ra përskaj pa i bëzâ. Ju grahni kuajtë. Po jua lë edhe kalin tim. Ju mbërrij pa dalë në qafë, pres shpejt nëpër shkurtore.
Mikut i ndrit fytyra, kur sheh tim zot në oborr.
-Me emër të Zotit nuk po del pa drekë. Ja, u poq përpeqi.
Im zot s’ka kohë, por tjetri është i prerë.
Piqen dy përpeqë. I dyti për shokët.
Shtrohet sofra. Edhe pula e pjekur.
Kur marrim rrugë prapë, kishin nisë me kthye hijet.
Udha me pluhur, bari i bregut lodhur prej zhegut. Gjinkallat vëzh-vëzh nëpër
pemë e gardhije. Në qiell shpërhapur do re të thata. Re a mbase flokë të djegur në diell.
Kapemi në qafë, ku është pika e kufirit, dielli do dy orë me u falë matanë bjeshkëve.
Shtatë bashkëudhëtarët, shokë e kushërinj, me kryet kthyer kah rruga. Po presin tim zot. Minutat rrjedhin si gjaku prej një varre. Pikojnë pikë-pikë. Po vjen, thonë. Qe, trupoi te leqja!
Afrohet oficeri.
-Kaloni ose rrini, tash do ta ulim trarin. Një minutë kohë keni!
Fytyra e tij e mrrolët. Sekondat bien, ushtojnë si topa. Leja e kufirit është e përbashkët, tetë emra në një listë. Një copë letër për të tetë. Kemi edhe një shok, po mbërrin, ja erdhi, po bën me dorë. Oficeri këqyr orën, ju kanë mbetur njëzet sekonda. Një ushtar i afrohet dorezës së trarit, bërzhi!
Me u nisë pa tim zot?
Me ndejë e me u nisë nesër, të tetë siç kemi ardhur? Leja është njëditore. Ka vlerë deri në mesnatë. Nesër të tetë quhemi të jashtëligjshëm!
Ata pingul në mes të shtegut.
Trari nuk dëgjon. Bie rëndë si shkëmb. Dheu nën këmbë dridhet. Shpatullat i dhembin.
Ata andej trarit, im zot këndej trarit. Ata matanë trarit, kryet kthyer mbrapa. Sapo është ulur ai tra i nemur. Vetëm tetë hapa i ndajnë me tim zot. Tetë hapa jetë. Oficeri i mëtizët. I vrantë, i nxirë.
-Ti qenke pa leje. Ke shkelur kufirin!
Jo, sqaron im zot. Unë me leje hyra, ja, e keni mbi tryezë. Leje e përbashkët, me firmë e me vulë, aty është emri im. Ja shokët e udhës, po më presin përballë.
Nxjerrin një palë pranga.
Na kthejnë në Gjakovë. Gjakova e bukur, shndërrohet në burg.
Një birucë pa dritare, njëzet e shtatë burra. Mezi marrin frymë në gojë të shoqi-shoqit. Biruca dihat. Biruca frymon si berri kur i bie gjakëza.
Ç’e zezëditë të qiti këtu, thotë një i burguar. E kish njohur tim zot.
Një keqkuptim, besoj. Sa të çelë drita, ka me u sqarue.
Sa të çelë cila dritë? Këtu ka vetëm terr. Prej kësaj biruce veç një krah ka rruga. Veç drejtimin e vorrit.
Pas një grimë here vijnë, e hapin derën. Shpejt, bërzhi, bërzhi! Policët e natës marrin gjashtë burra. Po i çojnë në tjetër vend? Këtu jemi kaq shtrenjtë. Këtu të merret fryma. Mbase i lëshojnë, u thonë shkoni në shpi.
Kështu marrin çdo dy orë, thotë i njohuri i tim zoti. I çojnë matanë kodrave. Atje ka ajër plot. Atje ka ushtimë përroi. Ka lisa me degë, të mëdhenj e të shurdhët si nata. Atje ka dhé të lagësht. U japin kazma në dorë, ia çelni vorrin vetes. Përbri pret mitralozi. I lidhin dorë në dorë dhe i grijnë në varg, të tërë. Kjo birucë është është goja e vdekjes. Këtë gojë të vdekjes nuk e lënë thatë kurrë. Sapo i marrin do, e mbushin me të tjerë.
Im zot më heq prej xhepi. Po ta lë këtë orë, i thotë burrit të njohur. Dashtë Zoti ti shpëton, ua çon djemve të mi. Le ta kenë për kujtim. Ma ka blerë im vëlla në kohë të mbretit, pati dalë në Europë. Djemtë i kam të vegjël.
Në birucë u ul heshtja, rrafsh si pllakë varri.
Pak minuta shkojnë e çelet dera prapë. E marrin tim zot bashkë me pesë të tjerë. Mbi ç’kriter i përzgjedhin, a rastësi e zezë? Njeri i gjallë nuk bëzan, sa kohë që po flet vdekja.
Nëpër ag vijnë prapë, i këputin edhe gjashtë. Këputin edhe burrin që më ruante në xhep. Më le në dorë të një tjetri. Kjo orë është amanet. Me e dërgue te.
Bie agu si dritë bore. Ata nuk duken më. Nuk marrin më njeri as nuk bijen dikë tjetër. Presin me ra terri.
Dhe ia beh muzgu prapë. Si një natë më parë, unë ndryshoj tri duar. Kjo orë është amanet. Ti ndoshta del i gjallë, me e çue në Malsi. Me e çue te.
Të tretën natë ndërroj dy duar të tjera. Asnjëri prej tyre nuk di kujt i përkas. Të tërë dinë një gjë, është amanet kjo orë. Po ta lë amanet. Me e çue te.
Të mbramen herë e shoh veten në xhep të një burri të moçëm. Fytyra e tij e rrudhur si gëzhytra e arrës. E thatë, e terur, e thithur krejt. Nuk di pse e kishin prurë. Nuk di qysh e lëshuan. Bashkë me të u gjeta jashtë, pastaj në shtëpinë e tij. Merre, i thotë nipit. Shaloje kalin turraz e nisu fluturim. Kjo orë është ndorejetë, kjo orë është amanet. Me e çue te. Nuk më ze gjumi i natës deri sa të mbërrijë në vend.
Qe ku nipi i tij më solli sot në kullë. Më pruri te ti, Loke. Tik-tak, tik-tak.
Lokja dëgjon, si lis i vrarë reje. Nuk thonë kot të moçmit, mos e mbaj me zor mikun, mos e shti në burg!
-Ku është yt zot, im bir ku është? Është diku i gjallë apo duhet me e çelë të pamen?
-Qysh me e shpallë dekën pa marrë një lajm, Loke! Dashtë Zoti është gjallë.
-E ç’lajm dashke tjetër, a the e kanë marrë shkiet?
3.
Tri ditë e tri net as në tokë as në qiell. Rreh pa prâ telefonat matanë kufirit. Është një vonesë pahiri. Nuk janë mësuar malsorët me rregulla në kufi. Gjakovën e kanë pasur si shtëpinë e vet, në oborr. Jemi popuj vëllezër, luftën e bëmë bashkë, të ardhmen po e bëjmë bashkë.
Popuj vëllezër, por vëllai nuk përgjigjet. Vëllai matanë hesht. Vëllai matanë autist.
Tri ditë e tri net.
Dhe ja troku i një kali, po rreh prapë drejt kullës. Dhe gurët e kullës rrehin si damarë. Diçka i ndien zemra Lokes. Dikush ngjit shkallët turraz. Yt bir, Baram Halili, sa shkeli në oborr!
-Bir, të ndihmoi Zoti i Madh, i qofshim falë, thotë Lokja.
-Zoti edhe kjo kullë.
Zake Ujkania s’ia ndan sytë.
-Na hipën në kamion burg, nëpër terr të verbët. Motori ndezur, kur ia beh një civil. Çon një fener e na i ndriçon fytyrat. Po ti?, m’i ngul sytë. Nuk pret me e sqarue. Ka një ngatërresë, u thotë policëve në gjuhë të tyre. Ky këtu është tjetër, duhet të vijë atje nalt. Me këtë kemi punë. Dha urdhër edhe zbrita.
-Cili qe ky, bir?
-Vështirë e mban mend, Loke. Sa kanë hyrë e kanë dalë në këtë kullë, err e terr. Ai vinte me partizanët, kanë bujtë në kohë të luftës. Dhe atje tash është dikushi. Nuk i bëri zemra me e shkelë me këmbë bukën. Bukën e gatuar me duart e tua, Loke.
Darka shtrohet vonë.
Zenithit vjerrë në mur i janë sosur fjalët. Tik-taku i tij s’po ndihet.
Më nuk dëgjohet ora e Europës.

Burimi/Facebook

Albin dhe Vjosa nuk jeni vetëm, me Ju janë shumica e shqiptarëve

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, dijeni se me Ju janë shumica e shqiptarëve, sepse politika,pushteti dhe profiterët prej tyre janë një pakicë e papërfillshme.E nisa këtë shkrim për t’Ju mbështetur dhe inkurajuar që të mos ndaloni dhe as mos të dorëzoheni para shpifjeve, shantazheve dhe as nga intrigat dhe as nga intrigantët e politikës dhe të ishpushtetit e pushtetit si në Kosovë dhe nga Shqipëria. Të gjithë: politika, politikanët e pushteti e pushtetarët e mbrapshtë si dhe ata individë që kanë spekuluar, vjedhur, grabitur , korruptuar e dhe që kanë tradhtuar publikun dhe kombin si ata të Kosovës dhe ata të Shqipërisë, pra e gjithë politika e vjetër është bashkuar kundër Jush, por ju jeni të pasfidueshëm deri sa të keni mbështetjen e madhe e të fuqishme të Kosovës, popullit të saj si dhe të shumicës së shqiptarëve kudo ndodhen ata.

Albin dhe Vjosa, Vetting-u në Kosovë është domosdoshmëri jetike dhe i pashmangshëm.Për këtë Juve u ka votuar populli i Kosovës me 14 Shkurt 2021.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani ta keni të qartë dhe mbajeni parasysh gjithmonë këtë se: verdikti dhe vullneti i popullit janë të pasfidueshëm, dhe se populli nuk e fal gjithmonë as mosmirënjohjen dhe as tradhtinë.

Albin dhe Vjosa asnjeherë mos i harroni ata intelektualë besnikë e të sinqertë me të vërtetën, mos i harroni ata besnikët e patriotizmit dhe ata që kanë mbështetur gjithmonë dhe sinqerisht misionin dhe vizionin tuaj për drejtësinë, për të vërtetat,ligjin, për zhvillimin, për shtetin ligjor dhe për patriotizmin!

Albin dhe Vjosa veproni se jeni në rrugë të mbarë, dhe mos u merakosni se cfarë llomotisin ziliqarët, nihilistët, zullumqarët, të korruptuarit, dështakët dhe ata që spekuluan dhe e rrënuan Kosovën për interesa personale!

Albin dhe Vjosa arma juaj më e fortë është pakorruptueshmëria, pastërtia morale e politike, sinqeriteti dhe patriotizmi që ju karakterizon. Këto janë virtytet Tuaja dhe prandaj Kosova ua besoi drejtimin e shtetit , dhe se edhe në zgjedhjet lokale vetëm sa do të shtohet besimi qytetar te Ju. Prandaj veproni për kryereformën, për miratimin e Reformës së reformave, për Vetting-un i cili do ta reformatojë edhe shtetin.

Procesit të Vetting-ut duhet t’i nënshtrohen të gjithë ata të cilët kanë qenë në poste drejtuese politike, qeverisëse qëndrore e lokale, administrata , drejtësia me të gjithë bandën politike, korruptive e kriminale të gjyqtarëve e prokurorëve; të gjithë pa përjashtim madje edhe drejtuesit e shoqatave të shoqërisë civile; të gjithë duhet të kalojnë në sitën e Vetting-ut.

Mehmet Elezi – AFGANË QË I NDJEK VDEKJA APO YJE TË NETFLIX-it?

No Comments Lajme Opinion

Në medien shoqërore shkruajnë kundër pritjes së afganëve. Por ata që shkruajnë nuk janë kundër pritjes së afganëve. Ata janë:
-Kundër politikës së “rilindasit” që ulet në zyrën e kryeministrit.
-Kundër vetëparaqitjes së tij si hero: po luftoj i vetëm kundër primitivizmit dhe fashizmit shqiptar. Si hero njihet vetëm në hapësirën cilindrike me lartësi 1.95 metra e diametër 0.5 metra.
-Kundër jotransparencës. Transparenca mungon:
-kur fshihet diçka e pandershme;
-kur nuk e di ç’bëhet;
-ose për të dyja bashkë.
-Kundër fjalëve në erë e punëve kurrnjëherë. Sigurova një miliard dollarë ndihma për tërmetin, pat deklaruar. Ku shkuan një miliard dollarët, nga cili xhep në cilin xhep? Familje të shkatërruara nga tërmeti po presin dimrin e tretë në çadra.
-Kundër vetëparaqitjes si proamerikan pa fund. Proamerikanë janë shqiptarët. Ai mos është pro pushtetit vetjak pa fund?
-Dhe “kundër” të tjera.
PS. Nuk janë kundër vetëparaqitjes si udhëheqës vizionar europian. E vetmja sjellje e tij që i argëton e i shkrin gazit.
Sepse është njerëzore.
Sepse e kemi traditë.
Sepse është kërkesë e aleatit të madh strategjik, SHBA.
Arsye të mjaftueshme me ua çelë derën afganëve.
Vetëm një arsye kundër: keqpërdorimi i kësaj pritjeje nga njeriu që duket në zyrën e kryeministrit, kur s’ka punë në feisbuk. Ka rënë në hall me shqiptarët që s’dinë ç’është Netflixi. Afganët që do të mbahen në Shqipëri qenkan yje të artit e të dijes!

Burimi/Facebook

Mehmet Elezi – Tregim – DASHNORI

No Comments Argëtim Letersi

Sot në ExLibris

Drejtori mbylli telefonin dhe kërkoi një kafe të shkurtë. Doni të dini për Dogjanin?
Atëherë nuk isha drejtor televizioni, isha kandidat për t’u bërë kurrkush. Kisha fjetur në këmbë si kuajt, në grunishtë. Kisha fjetur në shkollë, duke bashkuar dy banka nxënësish. Kisha fjetur, ç’rëndësi ka, më në fund më gjetën një strehë në pjesën e mbrapme të vatrës së kulturës. Një si kthinë a aneks, mbushur me gjithfarë rrangallash, një daulle e shqyer, do perde të mbledhura duq, një zgjedhë, ç’dreqin donte zgjedha aty?, veshje popullore të brejtura prej tenjës, gazeta të zverdhura palë, mbytur në pluhur. Kryesorja, aty ishte një dritare e madhe, hynte dritë dielli sa të duash. Do dërrasa e listela të kalakryquara, që mbyllnin dritaren, i zhgojova, ua hoqa gozhdët e ndryshkura e njollat e gëlqeres dhe sajova me to një shtrat druri. Tashti mund të mblidhja brinjët rehat-rehat, në vetminë time.
Nuk ju thashë, drita e diellit ka lidhje me minierën, fillimisht më patën çuar në minierë. Sa hyja në galeri, zverdhesha. Ndieja kërcitjet e armaturave, dheu e gurët çuçuritnin, do t’i shtypim si bubrreca, i thoshin shoqi-shoqit. Më terroheshin sytë, disa herë më ra të fikët, duke shtyrë vagonin. Gazetar, bythëpambuk qyteti, i rritur me makarona, më shkundi brigadieri. Mos e çaj kryet, shtylla në këmbë në galeri dhe gruaja shtrirë në shtrat mbajnë sa të duash. Më vizitoi mjeku i minierës, je klostrofob, më tha. Falë tij më caktuan me dhanë mësim në shkollë. Në minierë më patën çuar për riedukim.
Me Dogjanin më afroi ajo fjala e Nastradinit, të vijë me më pa vetëm kush është rrëzuar në dardhë si unë. Dogjani dhe unë qemë rrëzuar në të njëjtën dardhë. Ky do vjet më i ri, kish mbaruar shkëlqyeshëm të mesmen bujqësore, duke bërë dy orë me shkue e dy me ardhë mbi ato këmbë të gjata si të Husein Boltit, për universitet nuk ia dhanë të drejtën. I ati kish mbaruar akademinë ushtarake në Itali, kish qenë oficer i lartë xhandarmërie i mbretnisë. Dreqi di pse e caktuan Dogjanin në atë kooperativë, ai vinte nga malet, atje kish më shumë nevojë. Me gjasë aty qe më i kontrolluar.
Djalë i bukur, në sy kish përherë një mjegull plot mall, stërpikur me gjelbrim. Rrinte i tërhequr, nuk afrohej. Po t’i flisje, buzëqeshte. Ku po fle, i thashë një ditë. Mjegulla e syve të tij u tremb, thua e çau ujku. Pse e pyet, i thashë vetes. Ku flije ti kur erdhe në fillim?
S’e di si u gjet një krevat portativ i harruar diku dhe u bëmë dy në atë që po e quaj dhomë a fjetë. E vetmja kërkesë që më bëri pas do ditësh, qe për librat, mund t’i lexoj edhe unë? Po unë mund t’i bie violinës tënde? Kish një violinë të vjetër, e paskesh prurë i ati nga Italia, im atë e çmon mbi çdo send që ka, tha. Një herë i kam thënë vetes kushedi, po sikur të jetë e Stradivarit? Aq tingëllim qiellor, të dridhshëm kishte. Dogjani luante herë pas here do pjesë të huaja, disa pa ua ditur emrat, luante këngë shkodrane dhe këngë napolitane. Nuk dinte nota, pjesët i mbante mend siç ia kish kapur veshi në fëmini, duke dëgjuar të atin në kullë mes maleve.
Rrallë na binte me ndenjë një orë bashkë, kohën e gjumit nuk po e shti në hesap. Ai vonohej, kooperativa kooperativë, i duhej me dhanë llogari edhe për një bisht shati.
-Si e kalove sot Dogjan?
-Paj, mirë.
Prej qenit të rojes e merrja vesh se po vjen. Lehte si i çartur. Pasi u miqësuan, qeni tundte bishtin, kur kalonte ai. Mbasandej nuk më lajmëronte më qeni i rojes, më lajmëronte një lepur. Lepuri i gjumit tim të lehtë. Edhe pse hynte pa u ndier, thua qe hije dhe jo qenie me shpirt, nuk ndodhte mos me e ndie kur çelte derën.
-Shumë u vonove Dogjan. Ke hangër gjë?
-Paj, punë.
Vonesat e tij po bëheshin më të shpeshta. Dhe sidomos më të zgjatura.
Këqyr orën, ka kaluar mesi i natës. Këqyr prapë shtratin e palosshëm, Dogjan s’ka. Hë, djalosh, nuk po e marr vesh punën tënde. Diçka nuk shkon këtu.
Je më i ri se unë, dëgjo, i them një natë. Nga bredh nëpër terr, kur gjindja flenë? Do ta marrësh veten në qafë. Je rritur në fshat, e di ç’u bëjnë maçorrave? Kur e teprojnë pas maceve nëpër shtëpitë e botës, duke zgjuar edhe muret me mjaullima, ua këputin bishtin. Po, po, bishtin. I kapin, ua venë në cumër druri dhe krrup, me sqepar. Ti e kupton, hm, këta nuk merren me bishtin. Këta këputin koka!
Mjegulla e syve të tij u shndërrua në vesë.
Të kuptoj, je i ri e të vlon gjaku, hormonet ulurojnë si ujq, jo si maçokë. Të paktën kapu pas njerës e mbaju aty, për së mbari. Mos bridh natën shtëpi në shtëpi.
-Paj, nuk.
Zëri i humbi nëpër terr.
Jo vetëm zëri. Edhe ai vazhdonte me humbë nëpër terr. Një herë në javë, dy herë në javë, tri herë në javë. Pa një rregull.
Një natë i dhashë karar me këqyrë ku po mbytet, më dhimbsej. I vihem pas. Ngrohtë, s’kish hënë, shpërhapej erëmim barishtesh të njoma dhe uji të ndenjur kanalesh, crrikaçët nuk pushonin, tej priste heshtjen një klithmë, pingronte gjoni. Kishim ecur nja katërdhjetë minuta të mira nëpër xhade, kur më humbi. Se nga doli një motor, grahësi zbriti, ia la motorin këtij dhe u zhduk. Shih, qenkan grup! Në ç’punë të fëlliqët je zhytur more djalë?! Për fat ia beh autokinemaja, operatorin e njoh, kishte shfaqur film diku në fshatrat matanë e po kthehej. Po ti këtu? Shkelja, i them. Pas tetëmbëdhjetë kilometrash Dogjani merr kthesën në një rrugë të ngushtë. Le motorin te këmba e urës së drunjtë, hyn përfund saj, vonohet pak, aty paske lënë takim o bukurosh? Hyn në një barakë. Atje banonin të internuarit, pasi kishin bërë burg politik. Palohem pas një trungu. Filloj me nirthtë, më kaploi i ftohti, ndoshta lagështia e natës, ndoshta ethet e zemërimit me Dogjanin. Pas një farë kohe çelet dera, nuk ndizet dritë. Dalin dy hije. Puthje cuk-cuk, pëshpërima. Prapë po putheni, nuk ju mjaftoi një orë brenda? Ah, more Dogjan!
Kisha hyrë në tesha, kur u kthye. Hape dritën pa merak, dashnor i orëve të vona, i them. Jam zgjuar. Se edhe në ma pastë qejfi me fjetë, nuk fle dot. Sonte është nata e fundit që ti, more djalë, rri në dhomë me mua. Madje as sonte nuk duhej të puthje këtu. Por s’ke ku shkon në këtë orë, më vjen keq. S’ke ku shkon, se edhe ajo dashnorja jote, me sa duket s’të mban dot brenda. Mos thuaj jo. I pashë të tëra me sy.
-Paj, tha Dogjani. Mund ta ndez një cigare?
-Ndiz cigare e çka të ta dojë zogu i qejfit, vetëm banesës mos ia ve flakën, boll po i ve flakën jetës tënde. Paç veten në qafë, kush vret veten, shkon gjakhupun. Me gra të martuara, të internuara! Nuk gjen një vajzë të hajrit në tërë këto katunde?
Nuk besoj se mbyllëm sy njëri as tjetri. Pak pa zbardhur, nisi me u veshë.
-Faleminderit për bujarinë, më mbajte me bujtë kaq kohë, tha. Diku kam me e shti kryet edhe unë, si tërë qeniet e gjalla. Ose do të kthehem në rrenojat e kullës. Atje, në male.
-Pse thua rrenojat, s’ke prind atje?
Më dridhej zëri prej idhnimit.
-Paj.
Po çel drita, tha gjeli i rojes. Andej kah kodrinat derdhej frymëmarrja e lëbardhme e qiellit. Në krahun tjetër, nga deti, notonte hëna. Edhe ajo zbardhur.
Dogjani lëshoi mbi shkrimore dy paketa cigare.
-Po t’i lë këto, nuk ma merr për keq. S’.
Në sy iu rrëzua nata.
-Më lejo me të kërkue edhe një shërbim, tha. Mund ta lë këtu, te ti? Ma afroi violinën te nënkresa. Do kohë, sa të. Vetëm pak ditë, ndoshta. Sido të bëhet, ti ma ruan. Te ti e kam të sigurt.
Dikush ma mëshonte me grushta nga brenda në parzëm, gjynah, pse e dëbon?
Shkrap. Dogjani uli dorezën e derës. U ndal.
-E mora vesh se më ke ndjekur. Dhe ke parë një hije kah më përcolli nëpër terr. Në oborr të kasolles, te të internuarit. E ke dëgjuar kah më puthte cuk-cuk, në faqe.
-Po, e pastaj?
-Ajo hija që ke parë është e lodhur, e këputur. Vetëm kur më sheh mua, këndellet. Ditën punon si kafshë në fushë, natën i shërben të shoqit. Ai është i sëmurë.
-Aq më keq, Dogjan. Për ty, jo për mua. Mua më kanë ndëshkuar, je liberal, por ëndërroj me u çue në këmbë, përpiqem me dalë mbi ujë. Sa për veten, aq për nanën e për babën tim. Nuk mund t’ua copëtoj prapë zemrën, kanë vuajtur mjaft. Ti je më i ri se unë, të paktën për prindët e tu nuk mendon? E sheh sa poshtë paske rrëshqitur?
-Thashë, ajo i shërben atij, ai është i sëmurë. Dikur ka qenë oficer. I shkolluar në Itali.
Çupuriti nëpër xhepa, sikur kërkonte fillin e një lëmshi. Kërkonte shkrepësen.
-S’e di kur shihemi, veç. Veç mos mendo keq për mua. Ti s’e di kush është ajo që më përcolli në oborr.
-As që dua t’ia di kush është ajo!
Heshti pak.
-Në oborr më përcolli nana. Atje janë prindët e mi. Prindët e mi të internuar. Ti e kupton, nuk mund t’i takoj ditën. Megjithëse. Nana vuan dyfish.
Nata m’u dogj në gojë. Goja m’u mbush me shkrumb.
-Kam një mik, ka një motor të vjetër, e ka të punës. Sa herë ka mundësi, më përcjell e më kthen. Përndryshe nuk.
Matanë gardhit lehu thekshëm qeni i rojes. Dikush po afrohej asajt nëpër terr.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Burimi/Facebook/Mehmet Elezi

Që prej motit të madh të kryezotit të Arbërve, ka mbetur një fill lidhës mes Venedikut e shqiptarëve.

No Comments Argëtim Histori

Atje ikën Arbrit, pas rënies së vendit nën Osmanët. Por ikja, nuk ishte fundi. As atëherë, as sot. Shumë prej familjeve arbërore që u vendosën në rrethinën venedikase, lanë gjurmët e dëshmitë e tyre për Arbrin që kishin lënë pas. Atje mori jetë vepra e Marin Barletit për Skënderbeun, po atje edhe “Panegjeriku” i Marin Biçikemit për Shkodrën. Edhe prelati Dhimitër Frangu, e botoi në Venedik biografinë e komandatit Arbër i njohur si ‘Komentari’. Të tre ata, e jo vetëm, përmes veprave të shkruara kanë dëshmuar Motin e Madh duke u bërë zanafilla e studimeve të mëvonshme mbi Arbrin, identitetin arbëror dhe lidhjet tona me Europën. Shekujt kanë treguar se kurdo që ikim, marrim me vete një copëz atdhe, herë për të shuar mallin e herë për të rigjetur rrënjët. Por, shumë motmote më vonë, ne ende kemi nevojë për të treguar, për të treguar fillesën tonë të përbashkët, që nis po te ai flamur, si unifikues identiteti, pavarësisht kufijve që na ndanin a na ndajnë. Më kanë pyetur shpesh, se pse endem mes Venecias e Medvegjës dhe nuk gjej përgjigje më të mirë se shembulli i humanistëve mesjetarë për të sjellë. Modestisht, nën shembullin e atyre që ikën, dhe e mbajtën kokën pas, kur kam ikur, e kam pasur vështrimin këtu. Zanafilla është po ai simbol i flamurit arbër, tashmë nën shenja të reja.Një konferencë e një botim mbi veshjen popullore ka qenë si një ëndërr për një të ikur, që mund të jetë plotësuar profesionalisht por ka ndjerë gjithnjë boshin e nostalgjisë për vendlindjen. E shkuara është përbashkuese, dhe vizualisht, tradita dhe simbolika e pasqyruar në veshjet popullore, është një materializim i asaj që na bashkon. Të shkruarit e gjuhës sonë, u dokumentua vonë, dhe gjithsesi, para se të njihnim artet, para se të shkruanim letërsi, ne kishim gjuhën e folur dhe gjuhën e veshjeve. Ne mund të kapemi pas asaj që kemi trashëguar dhe ta përçojmë atë për brezat e ardhshëm. Modernizimi e ka zbehur funksionin primar të veshjeve popullore, atë të mbrojtjes së trupit, ndaj veshjet e popullit tonë, në shumë mënyra, na mbrojnë tashmë nga harresa e asaj që na bashkon. Secila veshje e secilës krahinë, bart një histori për t’u treguar, e një mesazh për të dhënë. Të gjitha copëzat, të mbledhura bashkë, janë mozaiku i përbashkët, historia jonë dhe jemi ne.Konferenca Shkencore “Veshja shqiptare e Medvegjës dhe viseve tjera”, që u mbajt në datat 1 dhe 2 maj 2019, ngriti siparin e shumë ngjarjeve kulturore që do ta pasojnë në të ardhmen. Synimi i saj ishte, të dëshmoheshin rrënjët tona autoktone shqiptare, që datojnë që në kohë të hershme. Artikujt dhe kumtesat shkencore të mbajtura nga ekspertë dhe studiues të lëmit të etnografisë, nxorën në pah vlerat e mëdha dhe të patjetërsueshme, që ne shqiptarët kemi fatin të trashëgojmë nga paraardhësit tanë. Jo rastësisht, kjo konferencë e parë trajtoi tematikën për veshjen e viseve shqiptare, veçanërisht të Medvegjës. Veshja është tregues i rëndësishëm i trashëgimisë brez pas brezi dhe njëkohësisht, është ura lidhëse që vërteton prejardhjen tonë në zanafillë ilire e arbërore. Duke e parë veshjen si një nga pasuritë më të mëdha që zotëron kombi ynë, ajo mbetet e pazëvendësueshme për qasjen tonë ndaj përkatësisë etnike dhe lidhjes sonë me këtë përkatësi. Ndaj, ne sot kemi detyrën historike jo vetëm për ta mbrojtur dhe zhvilluar këtë trashëgimi, por edhe për të dëshmuar e studiuar elementet unikale shqiptare në to. Në këtë libër, i paraqesim botës akademike dhe publikut të gjerë, mozaikun e artikujve dhe kumtesave shkencore të mbajtura në konferencën “Veshja shqiptare e Medvegjës dhe viseve tjera”, që përbëjnë dëshmi e studime të veçanta që do t’i shërbenin, studiuesve të fushës e jo vetëm. Kjo konferencë është fillesa e angazhimeve tona si AFEDS (Forumi Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi) për të mbështetur dhe organizuar ngjarje të tjera me rëndësi kulturore, akademike dhe shkencore, të cilat do të kenë si objekt kryesor evidentimin e kulturës shqiptare të zhvilluar ndër shekuj, si pasuri e madhe për kombin tonë.Të gjitha kanë ndodhur më herët, nuk ka asgjë të re, ndaj duhet të lexojmë shenjat e shembujt, për të marrë prej tyre, udhën e drejtë. Konferenca për veshjen popullore dhe ky libër që përmbledh punimet shkencore të gjithë studiuesve shqiptarë mbi të, mbi simbolikat, format, ngjyrat e format që përçansojnë atë që ne jemi, është vetëm një ftesë që përmes të shkuarës të rikujtojmë elementet e përbashkëta të trashëgimisë kulturore, sepse kultura, aq san a dallon nga të tjerët, na afron më te singjashmit. Studiuesit do të tregojnë përmes punimeve të tyre se veshja popullore i takon një komponenti bazë për dallimin e një identiteti, një etnie, që ndryshe ndërton tërësinë kulturore të njohur si traditë ose si trashëgimi kulturore.Në vazhdë të kësaj ideje, e shoh edhe muzeun etnografik të shqiptarëve të Medvegjës, sepse në atë muze, do të jenë fizikisht, fijet lidhëse të etërve e bijve, që duke tejkaluar legjendat e gojëdhënat, do të marrin formë, përmes vizualizimit që i bën më së miri, veshja si bartëse e gjithë folkorit tonë. Rëndësia e muzeut rritet, në një kohë kur veshja popullore është kthyer në një souvenir. E dalë nga përdorimi i përditshëm, muzeu do të na tregojë kurdo, veshjen autentike dhe botëkuptimin e ritet e saj, duke na kujtuar njëherësh, rastet e ceremonite shqiptare kur vishej secili kostum. Libri si fillim, e muzeu në të ardhmen, janë jo vetëm detyrë ndaj brezave që do vijnë, kur veshja do të jetë ende më shumë se sot një antikuar, por edhe kontributi ynë, për vijimësinë kulturore. Sërish, po nga mesjeta, na vjen në ndihmë, shembulli i arbëreshëve, që në ikje, bartën kulturën e traditën, gjuhën e kulturën, veshjen e këngën, dhe e sollën deri në ditët tona.Do të ketë të tjera mote të mëdhenj për shqiptarët. Deri atëherë, duhet të dimë të jetojmë duke bartur e përçuar, kulturën që na dallon dhe bashkon me kombet e Europën. Suksesi i kësaj konference pwr kostumet, shërbeu si garanci, që ajo të kthehet në një traditë të përvitshme shkencore për të nxjerrë më në pah vlerat, kulturën e shqiptarëve autoktonë në trojet e tyre në Gadishullin Ballkanik e ilirik.Shkruan Muharrem Salihu

Mark Marku lë mandatin e deputetit: PD po shndërrohet në Parti interesash personale

No Comments Aktualitet Lajme

Mark Marku nuk do të jetë deputet i Partisë Demokratike në parlamentin e ri në shtator 2021. Ai thotë se PD është shndërruar në një parti interesash personale.

Si drejtues politik i qarkut Lezhë, ai arriti një prej rezultateve më të mira në gjithë Shqipërinë për PD-në duke i rritur votat e kësja partie me 5900 vota plus nga zgjedhjet e mëparshme.

Mark Marku nuk do të jetë deputet i Kuvendit të ri dhe as nuk do të shkojë në Këshillin Kombëtar të PD-së. Dorëheqja e fortë lajmërohet sot në një shkrim për “Panorama”. I zgjedhur si deputet pasi drejtoi fushatën e PD-së në Lezhë, Marku është tejet i qartë në arsyet e dorëheqjes, që kanë të bëjnë të gjitha në vizionin e opozitës.

Ai sqaron “etapat e njëpasnjëshme të rënies së vazhdueshme të PD-së në një rutinë humbëse”, duke qartësuar me argumente se Basha është thjesht “kryetar i partisë së Berishës”.

“PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës, të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së dhe ndoshta edhe të disa prej deputetëve të saj duke i tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrifica”.

Mark Marku paralajmëron se do të dorëzojë mandatin e deputetit, nuk do të shkojë në Kuvend, dhe nuk do të paraqitet as në Këshillin Kombëtar të PD, që është parashikuar të mbahet të Dielën, ku do të zgjidhet kryesia dhe drejtuesit e rij të demokratëve. Marku duket se është kritik dhe i pakënaqur me zhvillimet e fundit në PD.

Mark Marku: Pse nuk do të shkoj në Këshillin Kombëtar të PD-së dhe as në Kuvendin e Shqipërisë

Dje, si është bërë e ditur edhe në publik, është lajmëruar mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, e cila do të mbahet më datë 30 gusht. Me sa shihet nga axhenda e dërguar, nga kjo mbledhje do të dalin organet drejtuese të PD-së, që, sipas statutit, zgjidhen nga ky këshill. Përves kësaj, në axhendë nuk parashikohet asgjë tjetër. Është dëshpëruese të vëresh se ngado ta shqyrtosh çështjen, të gjitha aksionet politike të përcaktuara nga lidershipi i PD-së vazhdojnë rutinën e humbësit.

Pra, tre muaj pas maskaradës zgjedhore të 25 prillit, lidershipi i PD-së nuk jep asnjë përgjigje për atë se çfarë do të ndodhë në Parlamentin e ardhshëm shqiptar dhe se cili do të jetë aksioni opozitar në Parlamentin e ri. Asnjë përgjigje për strategjitë dhe taktikat, me të cilat PD, si opozita më e madhe në vend, do të përballet me regjimin e rilindjes. Është irrituese të shohësh se këto tre muaj, PD i është përgjigjur maskaradës së madhe me disa minimaskarada të ngjashme, veçse tashmë të zhvendosura nga skena kombëtare në një skenë më të vogël, në atë opozitare.

Këto maskarada, në thelb, janë etapat e njëpasnjëshme të rënies së vazhdueshme të PD-së në një rutinë humbëse. Etapa e parë e rënies: Beteja për denoncimin e manipulimit të zgjedhjeve. Zgjedhjet u manipuluan, por ne nuk protestojmë. Ne ndjekim procedurën, por harrojmë që po me procedurë triumfoi nazizmi në Gjermani, putinizmi në Rusi, erdoganizmi në Turqi.

Procedura dështoi, por kjo nuk ka rëndësi, ne prapë vazhdojmë procedurën e zgjedhjeve në parti. Meqë nuk zgjodhëm Kryeministrin, zgjedhim kryetarin tonë të partisë. Të gjithë pajtohen, askush nuk kundërshton. Po Çurçilli na mëson të kundërtën: ata që bien duke luftuar, kanë mundësi të ringrihen.

Demokracia ra, shoqëria u dorëzua, partitë (opozitare) dështuan, hajduti u bë mbret. Etapa e dytë e rënies: Fushata për zgjedhjen e kryetarit të PD-së. Fushatë pa vizion, pa alternativë, pa perspektivë rrugëdalje nga kriza, pa perspektivë të ardhjes në pushtet, pa një platformë ndryshimi, pa brejtje ndërgjegje për gjendjen e popullit opozitar dhe sakrificat e tyre, pa ndjesë për dy humbjet, pa qoftë edhe një shkëndijë shprese për rrugën e ardhshme drejt pushtetit nga asnjëri prej kandidatëve.

Lulzim Basha fitoi thjesht për rutinë, pasi në partitë shqiptare ku secili avancon në karrierë politike për shkak të servilizmit ndaj kryetarit, askush nuk mund ta konkurrojë kryetarin, aq më tepër në rastin e PD-së, ku, siç rezultoi më vonë, përtej kryetarit ka kryetar më të fuqishëm se kryetari.

Etapa e tretë e rënies: Kuvendi i PD-së, Kuvend që u mbyll para se të fillonte. Basha kishte bashkuar në një fjalim të gjatë, prej gati një ore shumë fjalë, të cilat i hodhi si fara kungulli mbi kryet e delegatëve. Pas këtij fjalimi, të gjithë ishin edhe më të paqartë për vizionin e ri të PD-së. Ishte trishtuese të shihje aty të mbledhur me mijëra përfaqësues të strukturave të PD-së, pra, elitën politike të saj, të cilët, të shqetësuar për humbjen, prisnin një debat të gjallë nga ku mund të dilnin mijëra propozime për transformimin e PDsë në një forcë politike moderne të aftë për t’i paraqitur anëtarësisë së PD-së, por edhe shoqërisë, një ofertë të re konkurruese, ndërkohë që aty nuk ndodhi asgjë e tillë.

Duartrokitjet e delegatëve ishin harxhuar në fillim të fillimit, pra, kur në sallë u shfaq kryetari i vërtetë i PD-së, Sali Berisha, i cili kishte zgjedhur këtë moment për t’u treguar të gjithëve se kush kishte qenë kryetari real i PD-së për 8 vitet e shkuara në opozitë dhe se cili do të ishte katër vitet e ardhshme, po në opozitë.

Besoj të gjithë tani e kanë kuptuar paradoksin e PD-së në tetë vjet: Basha, kryetar i partisë së Berishës.

E zbuluan të dy. Për mua ishte dyfish trishtuese, pasi nga njëra anë, kushdo që më takonte më përgëzonte për problemet e ngritura në diskutimin tim në Kuvend, nga ana tjetër pakkush prej tyre, me përjashtim të Agron Gjekmarkajt dhe ndonjë tjetri, pa llogaritur këtu rivalët në garë të Bashës, e ngriti vetë zërin aty, apo më pas publikisht për të njëjtat gjëra për të cilat binin dakord plotësisht me mua individualisht.

M’u përsërit e njëjta ndjesi e dhjetë viteve më parë, po i njëjti përgëzim pas kuintave, po e njëjta memecëri publikisht, megjithëse atëherë, disa prej atyre që më përgëzonin privatisht, me të njëjtin zell më sulmonin publikisht. Konkluzioni im: nuk mund të bësh kauza kolektive lirie dhe demokracie me ato elita politike apo intelektuale që ose e kanë humbur aftësinë e të menduarit dhe vepruarit të pavarur gradualisht ose nuk e kanë fituar këtë aftësi ende.

Gjithsesi, Kuvendi e pati një të re: votoi një herë propozimet e Bashës, pastaj hapi siparin e propozimeve të tjera, të cilat mund të votohen në kongresin e ardhshëm që do të mbahet me durim kur t’i vijë radha. Sa për Këshillin Kombëtar që u zgjodh dhe që do të mblidhet me 30 shtator, askush nuk e kuptoi si u bënë përzgjedhjet e kandidatëve, askush nuk e kuptoi si dhe sa votuan, askush sa vota mori.

Drynat e sekretit të tyre i vari në zinxhirin e florinjtë që mban në qafë Jemin Gjana dhe i mori me vete. Nga rendi i ditës së paraqitur, ka shumë gjasa që etapa e katërt në radhë të jetë mbledhja e ardhshme e Këshillit Kombëtar, që do të mbahet më 30 gusht. Nga leximi i kësaj axhende dhe krahasimi i saj me shqetësimet që mendoj unë se duhet të jenë prioritare për aktivitetin e ardhshëm të PD-së, kam krijuar përfundimisht bindjen se unë personalisht dhe PD kemi vektorë gjithnjë e më të kundërt mendimi dhe veprimi.

Unë mendoj dhe propozoj (siç e kam propozuar edhe në kuvendin e fundit kombëtar, por edhe vite më parë kur isha deputet i kësaj partie) fillimin e një procesi ndryshimi thelbësor të PD-së, ridimensionimin e marrëdhënieve me shoqërinë, përgatitjen e një oferte konkurruese elektorale, ndryshimin e modelit të lidershipit dhe të marrëdhënies së tij me PD-në, ndërkohë që PD vazhdon rutinën 8-vjeçare të humbësit. Për këtë arsye kam vendosur të mos marr pjesë në etapën e katërt të një rutine të tillë humbëse.

Madje, kam vendosur të mos e marr as mandatin e deputetit. Kam pranuar të jem drejtues i fushatës së zgjedhjeve në Qarkun e Lezhës përkundër interesave të mia për t’u ripërfshirë në jetën aktive politike. E kam bërë me vullnet të lirë si një akt angazhimi qytetar dhe intelektual për të dhënë kontributin tim modest në favor të ndryshimit, pas kërkesave të përsëritura dhe ngulmuese të kryetarit të PD-së Basha.

Kam vepruar siç veprova kur isha student në ‘90-ën, siç kam vepruar në dhjetëra raste të angazhimit tim publik, por këtë radhë mendova dhe ende vazhdoj të mendoj kështu, se largimi i Ramës nga pushteti ishte një kusht themelor për ta nxjerrë vendin nga qeverisja më e keqe që ka njohur historia e vendit pas rënies së regjimit të Enver Hoxhës.

Nuk jam penduar, por nga ana tjetër nuk mund të bëhem pjesë e një force politike që nuk ka as vetëdijen më minimale për gjendjen ku ndodhet dhe që nuk ka as përgjegjësinë më të vogël për fatin e mbështetësve të vet apo të gjithë shoqërisë. Kam bindjen (shpresoj të jetë e gabuar) që duke vazhduar rutinën e humbësit, PD po humb një shans historik, të fundit, për të ndryshuar veten dhe shoqërinë. Kështu si po vepron, PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës, të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së dhe ndoshta edhe të disa prej deputetëve të saj duke i tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrifica.

E ndërmarr këtë hap si shenjë përgjegjësie për ata mijëra lezhjanë, mirditorë, kurbinas, që na mbështetën dhe që i rezistuan agresionit më të madh elektoral që kishin parë ndonjëherë dhe që, përkundër kësaj, bashkërisht realizuam fitoren më të madhe historike elektorale në Qarkun e Lezhës. Sot, ata janë nën agresionin e pushtetit, janë duke bërë gati plaçkat për të ikur nga sytë këmbët, janë të dëshpëruar dhe të pashpresë. Por mbi të gjitha janë të gënjyer. Unë nuk dua t’i gënjej ata siç po i gënjen lidershipii PD-së.

Po ju them hapur se ndërsa ata janë të braktisur në fatet e tyre, lidershipi i PD-së po bjerr kohën në rutinë zgjedhjesh për poste të kota strukturash të një partie që, kështu si po vepron, po e errëson gjithnjë e më shumë perspektivën e ardhjes në pushtet. E bëj këtë akt, që është më tepër një gjest sesa një sakrificë, për të treguar se dikush duhet dhe mund të reagojë kundër shndërrimit të PD-së në një parti dekori të një sistemi të degraduar, për të treguar se jo kushdo mund të bëhet dekor i një elite të paaftë partiake, që është e aftë vetëm për të mbrojtur interesat vetjake.

E bëj këtë për të dhënë një mesazh alarmi, të cilin ndokush mund ta dëgjojë dhe rrjedhimisht edhe ta bëjë të reflektojë. E konsideroj politikën dhe të qenit deputet si angazhim dhe jo si punë. Për të qenë i lirë, i pakushtëzuar dhe i pakompromentuar në opozitarizmin tim vetjak, nuk do të jem as pjesë e Këshillit kombëtar dhe as deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe do t’i drejtohem Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për procedurat formale të sanksionimit të vendimit tim.

Kështu, mes qëndrimit në PD, ku për shkak të përgjegjësisë dhe natyrës sime kritike do të detyrohem të jem më shumë i angazhuar në opozitarizmin brenda PD-së dhe daljes jashtë kësaj partie për të bërë opozitën e pushtetit, po zgjedh këtë të fundit: opozitën ndaj pushteti.

Burimi/newsbomb.al

Ira S. Kurti – Filozofia dhe Realiteti!

No Comments Lajme Opinion

Sokrati para një dyqani me artikuj të shumëllojshëm thotë – Sa shumë gjëra që nuk më duhen paska këtu! Rryma Cinike (400 para Krishtit) i ka rrënjët te thëniet e Sokratit. Diogjeni, më i njohuri i Cinikëve, thonë që jetonte në një fuçi e nuk kishte pasuri tjetër përveç një rrobe për t’u mbuluar, një shkop e një trastë (strajcë). Aleksandi i Madh kur takoi njeriun e ditur Diogjen e pyeti – çfarë dëshire kishte që ai t’ja plotësonte menjëhere. Diogjeni i përgjigjet – “Mos më ndalo atë që nuk ma jep dot”!
Nuk po jua bëj analizën e fjalëve aq të thella të Diogjenit, por dua t’ja referoj realietit tonë me viruset e Covidit! Duke i thënë OBSh-së, dhe kujdo tjetër që bëhet zëndhënës i tyre që duan ta bëjnë të detyrueshme vaksinën (që nuk është as vaksinë), kur ata nuk ma japin dot “Jetën” e as “Shpirtin” mos të guxojnë të luajnë rolin e Zotit tim me jetën tonë.
Shkenca ka provuar të krijojë kloune, apo organe të veçanta, por nuk ka mundur të krijoj Shpirtin, biles as ta kuptoj atë.
Është koinçidencë që OBSh bën thirrje për vaksinimin e njerzëve në vendet e varfëra? Si mendoni pse i bjen theksi te vendet e varfëra! Ç’ka lidhje varfëria me virusin?
Është koinçidencë që tani pasi janë pothuaj mbaruar vaksinimet po lejojnë në rrjetet sociale të gjithë mjekët e gazetarët që kundërshtuan me fakte vaksinimet, të cilët ngelën të bllokuar për një periudhë të gjatë?
Është koinçidencë që njeriu më i pasur i Botës Bill Gates është njeriu i pashkolluar? Është po ky që nga injoranca tha që L3B nuk do jetë me armë e shpërthime atomike, por do duket si ky virusi i vogël! Dhe është po ky që luan rolin e mjekut? Ç’lidhje ka pasuria e tij nga kompjuterat mikrosoftë me shkencën e mjekësisë?!
Nga ana tjetër njeriu më i zgjuar i periudhës tonë Elon Musk që shpiku AI (inteligjencën artificiale), ndërtoi makinat me motorë elektrik etj shkruajti në Twitter para ca kohësh- “Të frikësohesh nga Covidi është një budallallëk!”
Gjithashtu në një intervistë ai tha që njerzit, inteligjentë nuk do pësojnë gjë nga virusi!!
Unë i besoj thënies së Elon Musk. Po a do ta pranonin Filozofët ta fusnin te Stoikët – (që u quajtën Kozmopolitët ) që dmth Humanistët, thëniet e tij?
Ciceroni thoshte që njeriu është në qëndër të Jetës, e kjo dmth të jesh Humanitar! Pra njeriu për njeriun është i Shenjtë! Por nëse në qëndër të jetës vendos vetëm njerzit inteligjenta, a mbetesh Humanitar?
A mendoni se i shkau goja kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj të thoshte në intervistën e tij, se qyteti i tij mbahej për një qyetet Kozmopolit, ndaj gjithë “Afganët me zotësi/aftësi” do t’u jepej pashaporta Shqiptare, apo ashtu ja kishin diktuar dhe ai e tha si dikur që mësimin e thoshin përmëndësh pa e kuptuar seç po thoshte? (Nuk dua përgjigjet t’i merrni të gatshme nga unë, pasi kjo nuk më bën mësuese të mirë. Bashkëbisedimi është më I dobishëm se leksioni apo lektorja)
Misticizmi është filozofia që njeson Njeriun me Zotin ose “Shpirtin Kozmik”, ndryshe njohur si “natyrë”, apo “univers”.. Në besime të ndryshme ka ndryshim midis Zotit dhe Krijuesit, por mistikët këtë diferencë nuk e pranojnë të ekzistojë!
Ne jemi një “Unë” i madh i lidhur me njëri tjetrin nga katilizatorët e këtij shpirti kozmik, që nuk vdesin kurrë. Ajo që njoh të jem unë, në fakt nuk është “unë”. Një plak i mënçur Indian ka thënë – Kur isha unë, nuk ishte Zoti. Tani që është Zoti nuk jam unë!
Shumë do mendonin se humbën veten të pranojnë një shprehje të tillë, por harrojnë se kanë humbur një atom uji dhe kanë fituar një Oqean, pra vet Universin!
Platoni ishte shprehur që shpirti është I pavdekshëm. Ai gjithashtu mendonte që Shteti duhej drejtuar nga Filozofët sepse ata vejnë Virtytet njëlloj si Trupi njeriut ka shpirtin. Pra sipas Platonit njeriu ndahet në tre pjesë:
1- Koka që I takon Arsyeja, dhe aspiron diturinë
2- Gjoksit që I takon vullneti, aspiron kurajon
3- të përbrëndshmet që I takon dëshira/oreksi, aspiron përmbajtjen.
Shpirti është virtyti/ideali që mban këta tre pjesë të trupit bashkë. Kur tre pjesët e trupit funksionojnë në unitet do kemi produktin e një njeriu të ndershëm!
Racionalizmi I Platonit të çon nê krijimin e një Shteti të shëndetçëm drejtuar nga arsye-ja!
Oh, sa keq që realiteti ynë na ballafaqon me megallomanë, me të paditur, të pashkolluar, të pa lexuar e të pa ndriçuar!
A ka zgjidhje? Unë ja kam gjetur zgjidhjen. Po ju?
Ira

Burimi/Facebook