Home

Lajme

Albin, jo vetëm Serbisë por edhe Ramës dhe ishpushtetarëve të Kosovës ua “mësove” reciprocitetin

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

I pyetur për masën e reciprocitetit për targat me Serbinë, Zyrtari amerikan tha se “Kosova ka pasur të drejtë ta bëjë këtë”.

Edhe Edi Rama i Minishengenit i dha të drejtë Kurtit për reciprocitetin për target e automjeteve.

Kryeministri i Kosovës z. Albin KURTI deklaroi se: “Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet”,

Por z. Kryeministër tani me politikën e reciprocitetit kërkuar gjithmonë nga Ju , dhe që po e zbaton tani në qeverinë KURTI 2 , po nis e mësohet jo vetëm Serbia ,por tani po e meson edhe Edi Rama i minishengenit, po e mësojnë edhe ata politikanë të Kosovës si Thaci,Mustafa, Limaj, Haradinaj etj. të cilët u bënë bashkë dhe organizuan pucin parlamentar që mundësoi rrëzimin e qeverisë “Kurti 1”.

Reciprociteti për target shënon dhe e mëson Serbinë tani me reciprocitetin , që do të thotë se Serbia nuk ka përballë si thonë serbët të ashtuquajturën Republikë të Kosovës , por kanë përballë shtetin e pavarur, Republikën e Kosovës. Suksese Albin!

Prof.dr. Eshref Ymeri – Mashtrimi i radhës i hipokritit Rama

No Comments Lajme Opinion

Gjatë parashtrimit të programit të qeverisë, Rama deklaroi se “një nga synimet kryesore të qeverisë është rritja e pagës minimale nga 30 mijë lekë të reja në 40 mijë lekë të reja deri në fund të mandatit” (Citohet sipas: “Rama: Deri në fund të mandatit, paga minimale do të shkojë nga 30 në 40 mijë lekë të reja”. Faqja e internetit “Lapsi.al”. 16 shtator 2021).

Sa i lezetshëm ky Rama! Se nuk e dimë nëse e ka me të vërtetë kur bën premtime të tilla, apo ka qejf të bëjë shaka për të mashtruar me marifet. Lexuesit e nderuar le të kthehen prapa në kohë dhe të kujtojnë premtimin e Ramës gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2013, kur ai vuri në lëvizje të gjithë armatën e jeniçerëve të vet dhe poshtë derës së familjeve shqiptare rrasi një fletëpalosje me premtime të bujshme. Po ndalem vetëm në premtimin për uljen e tvsh-së së energjisë elektrike. Në atë fletëpalosje Rama premtonte se tvsh-në e energjisë elektrike do ta ulte nga 20% në 06%. Rrjedha e ngjarjeve vërtetoi se Rama mashtroi pa iu dridhur qerpiku: ai jo vetëm që nuk e uli absolutisht tvsh-në në fjalë, por, përkundrazi, më 01

shkurt 2015, çmimin e energjisë elektrike e rriti nga 7,5 lekë në 9,5 lekë për kwh. Po a e dinte Rama se pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike cilat do të ishin pasojat që do të binin mbi pensionistët e varfër me një pension prej 7000 lekësh të reja në muaj? Ja një rast me pasoja tragjike:

“E moshuara 91 vjeçare nga fshati i Mirditës, Barbulla Pepa, e cila jetonte në kushte të varfërisë ekstreme, krejt e vetme dhe pa energji elektrike, është ndarë sot nga jeta… Ajo, që rreth një muaj më parë i kishte apeluar Qeverisë që ta bënin me energji elektrike, nuk mundi që ta përballojë këtë dimër krejt e vetme. Kanë qenë fqinjët që e kanë gjetur atë pa shenja jete brenda banesës së saj, që vetëm emrin e kishte të tillë. Institucionet nuk i kishin dalur asaj në ndihmë, bile ia kishin këputur energjinë elektrike, duke e lënë plakën në terr” (Citohet sipas: “Vdes nga të ftohtit plaka në Mirditë, që institucionet e kishin lënë në terr”. Faqja e internetit “portalionline”. 10 dhjetor 2015).

Gjatë këtyre tetë vjetëve në pushtet, Rama e shtoi varfërinë deri në atë shkallë, saqë më shumë se gjysmë milioni njerëz u detyruan të braktisin vendin. Në televizionin kombëtar RTSH, drejtoresha e INSTAT-it pati deklaruar se “nga 2013 e deri në shtator 2020 janë larguar zyrtarisht 610 mijë shtetas” (Citohet sipas: Flamur Hoxha. “Të prekësh me dorë dëshpërimin në Kukës”. Faqja e internetit “Fjala e Lirë”. 01 prill 2021).

Sot, për shkak të politikës varfëruese të Ramës, një qytetari të thjeshtë, sikur të mjaftohej vetëm me dy vakte ushqimi përshesh me kos në ditë, i duhet të shpenzojë 6000 lekë të reja në muaj.

Sikur Rama të ishte i sinqertë në premtimet e veta, pagën minimale prej 40 mijë lekësh le ta ngrinte para zgjedhjeve të 25 prillit, duke ndjekur shembullin e Kryeministrit Berisha, i cili, gjatë fushatës për zgjedhjet politike të 28 qershorit 2009, rrogat dhe pensionet i rriti me 10% që më 1 maj. Rama s’mund ta bënte dot një gjë të tillë se yll karvani ka psikologjinë e mashtrimit. Për pensionistët, të cilëve Kryeministri Berisha ua shtonte pensionin jo më pak se 4% në vit, Rama s’e tha absolutisht as edhe një fjalë të vetme para Kuvendit.

Po çfarë premtimesh të tjera bëri Rama gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2013, premtime që rezultuan mashtrime të kulluara? Në një material, të botuar rreth pesë muaj më parë, thuhet:

“Premtime të tjera të vitit 2013 ishin: “Do të heqim taksën 20% për bukën, do ta heqim taksën për qumështin, do ta heqim taksën 20% për vezën, për miellin, për vajin, për sheqerin, dhe orizin”. Sot e kësaj dite, kjo gjë nuk ka ndodhur dhe tvsh-ja e ushqimeve është 20%” (Citohet sipas: Eljona Ballhysa. “Premtimet e reja të Partisë Socialiste dhe një rrugëtim në premtimet e parealizuara të 8 viteve”. Faqja e internetit “portvendore.al”. 05 maj 2021).

Para Kuvendit, Rama bëri edhe një tjetër premtim prej kryeministri hipokrit. Ai deklaroi:

“Qershorin e vitit tjetër do të hyjë në fuqi ndalimi i përdorimit të qeseve plastike që janë kthyer në një makth” (Citohet sipas faqes së mësipërme të portalit “Lapsi.al” të datës 16 shtator 2021).

Si nuk i vjen zor këtij Ramës, xhanëm, që deklaron gënjeshtra të tilla nga njëri mandat te tjetri. A nuk ishte vallë ky Rama, i cili, me gojën e ministrit të turizmit Blendi Klosi, në mandatin që kaloi pati deklaruar se ndalohej prodhimi i qeseve plastike? Në njërën nga faqet e internetit të qeverisë gjatë atij mandati, thuhej:

“Nga korriku i këtij viti do të ndëshkohet çdo biznes që prodhon, importon apo tregton qese plastike. Vendimi i Këshillit të Ministrave është prezantuar nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, gjatë takimit me grupe interesi, prodhues dhe importues të qeseve plastike” (Citohet sipas: “Shqipëria ndalon prodhimin, importimin, tregtimin e qeseve plastike”. Faqja e internetit “turizmi.gov.al”. 09 maj 2018).

Me sa duket, Rama ka krijuar bindjen e patundur se ose populli shqiptar e ka kujtesën të shkurtër, prandaj e gënjen, e mashtron si pa gjë të keqe, ose populli shqiptar atë e do edhe më shumë kur e gënjen dhe e mashtron më shumë. Se cila është e vërteta, këtë duhet ta sqarojnë analistët-psikologë, edhe me ndihmën e specialistëve të neuropsikiatrisë. Se të premtosh më shumë se tre vjet e gjysmë më parë për ndalimin e prodhimit dhe të

importimit të qeseve plastike dhe një premtim të tillë ta përsëritësh edhe në fillim të mandatit të tretë, ky është një mashtrim skandaloz që i bëhet mbarë opinionit publik. Por s’kemi ç’bëjmë. Elektorati socialist, që përbën shumicën e votuesve, e ka qejf mashtrimin e Ramës, prandaj edhe Ramën vazhdon ta mbajë në krye të partisë. Sepse varfëria i është bërë pjesë përbërëse e jetës së përditshme, se udhëhiqet nga parimi “i varfër, por me Ramën në krye”. Le ta gëzojnë. Elektorati socialist është trashëgimtar i pararendësve të vet komunistë, të cilëve kryekrimineli Enver Hoxha u pati premtuar në fillim se do të hanin me lugë floriri dhe në vitet ’80 e panë me sytë e tyre se në ç’varfëri të tmerrshme i katandisi.

Znj.Osmani dhe z. Kurti, një kujtesë që të kini kujdes…

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Shqiptarët duhet të kenë gjithmonë kujdes dhe të jenë vigjilent nga pushtetarët e shtetarët e Tiranës,sepse historia ka treguar se atyre gjithmonë më shumë u ka interesuar interesi personal e pushteti se sa interesi kombëtar e Kosova.Jo vetëm pushtetarët e shtetarët por edhe mediat e intelektualët në Shqipëri nuk është se janë opozitarë të pushtetit e të politikës,por shumica dërrmuese e tyre sillen me servilizëm e si puthadorë e shërbëtorë të pushtetit, të parasë dhe si mercenarë të tyre dhe deri edhe duke u shërbyer edhe agjendave të huaja antishqiptare.

Znj. Osmani dhe Z. Kurti nuk është se e priten politika e Tiranës dhe mediat në Shqipëri me simpati fitoren tuaj, pasi ato dëshironin të kundërtën , sepse nuk e donin ndryshimin dhe patriotizmin.Këtë po ua them unë mbështetësi juaj që kam shkruar aq shumë pro Jush, dhe se edhe e dini mire kete edhe Ju, pasi Tirana politike, mediatike e intelektuale kanë dëshirë që ta ruajnë paternalitetin mbi Prishtinën. Këtë e tregon dhe kjo reflektohert sidomos te arroganca e Kryeministrit Rama.

Sa për Shqipërinë dhe sa për politikën e Shqipërisë Kosova kurrë nuk do të ishte cliruar, dhe sa për Shqipërinë nuk do të kishim sot as Shtetin e Kosovës pasi Shqipëria kurrë nuk bëri luftë me Serbinë për ta mbrojtur e as për ta marrë Kosovën, dhe sot kur Kosova kërcënohet ushtarakisht nga Serbia, Shqipëria me kryeministrin e saj Rama nuk bën asgjë dhe madje në vënd që ta demaskojë , të dalë e të kërkojë falje për Ballkanin e Hapur , Rama akoma e mbron dhe propagandon pro tij, madje edhe kur sot Serbia kërcënon me luftë Kosovën . Pse e paska dashur Edi Rama Ballkanin e Hapur që Serbia ta ketë rrugën e hapur për tanket,ushtrinë e avionët kundër Kosovës!?

Kjo është dhe përbën ose tradhti ose psikopatizëm politik. Kujdes shqiptarë, sepse është e njëjta vazhdimësi proSerbi dhe antiKosovë: Toptani, Zogu, Hoxha, Berisha, Nano e Rama.

Është fatmirësi që Kosova ka sot një qeveri të interesave kombëtare dhe një Presidente të tillë si Vjosa Osmani

Kujtesë për kujdes nga Kryeministri aktual i Shqipërisë, pasi nuk rezulton se ai i ka sjellë ndonjë mbarësi e as ndonjë të mirë Kosovës, por përkundrazi, dëme po !

A nuk është hipokrizi e tij fasada e retorika mashtruese e mbledhjeve të dy qeverive shqiptare, kur Rama thotë se parësore është Minishengeni shqiptaro-sllav para minishengenit shqiptaro-shqiptar?!

Edi Rama si politikan disa si madje edhe Rexhep Qosja që mori një dekoratë prej tij e “vlerësojnë” si i aftë, si intelektual, ia vlerësojnë madje edhe i servilosen atij injorantët e servilët edhe për batutat, kur ai është i pabesueshëm , i paqëndrueshëm dhe aventurier në shërbim të egos së tij të sëmurë për pushtet. Kosovarët u entuziasnuan kur Rama i tha Presidentit serb në Beograd se Kosova është shtet i Pavarur, kur këtë e kishte thënë ishPresidenti Moisiu.
Rama gjithmonë për Kosovën dhe pro Kosovës është gjithmonë shumë i vonuar, dhe ai kujtohet për të mirën e Kosovës vetëm kur s’ka si të bëjë ndryshe, dhe atëhere kur i kanë dalë boje pabesitë e tij për Kosovën dhe kur ia imponojnë rrethanat si p.sh. vendimi më së i drejtë i qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave. Rama thotë vetem një të vërtetë të njohur e të pranuar nga mbi 100 shtete, atë se Kosova është shtet i pavarur, por “Bakllkani i Hapur” të cilën ai kërkon të antarësohet Kosova, kur Kosovën nuk e njeh Serbia, atëhere pyesim se ku është logjika e Ramës si bashkëideator me presidentin serb për këtë marrëveshje?

Ai e thotë se Kosova është e pavarur pasi nuk mundet të thotë të kundërtën apo jo, pavarësisht se vepron jo në sinkron me atë se cfarë duhet të veprojë e as ashtu si veprojnë p.sh. SHBA e Turqia apo edhe Kroacia të cilat lobojnë fuqishëm për njohjet e shtetit të Kosovës.

Edi Rama “kritikën” kundër Bashkimit Europian për mosliberalizimin e vizave të Kosovës nuk e ka se i vjen keq dhe e shqetëson ky fakt, por ai e ka edhe për t’u dukur sikur shqetësohet për Kosovën por e ka më shumë si “hakmarrje” kundër BE-së pse ajo nuk i hap negociatat me Shqipërinë, dhe pse BE i ka vënë detyrë shtëpie Edi Ramës për plotësimine atyre 15 kushteve.

Vrau veten pasi ekzekutoi nënkomisarin, nëna tërheq nga morgu trupin e Aldi Ramës

No Comments Aktualitet Lajme

Trupi i pajetë i Aldi Ramës, i cili vrau nënkomisarin Saimir Hoxha, është tërhequr nga morgu në Tiranë.

Ai do të varroset nesër në Durrës dhe për ceremoninë mortore do të kujdeset e ëma.

Aldi Rama qëlloi në qafë dhe gjoks policin, teksa pas 4 orësh në arrati qëlloi dhe veten.

Ai ndërroi jetë ditën e djeshme në spitalin e Traumës duke mos i mbijetuar dot plagëve të marra në kokë.

21-vjeçari u rritur nga prindër të divorcuar dhe kishte një të kaluar problematike..

Burimi/fastnewsalbania.com/

Shpetim Zinxhiria – Suprimimi i Ministrisë së Diasporës një mëkat i qeverisë…ashtu siç erdhi edhe iku.

No Comments Aktualitet Lajme

Diaspora sot i duhet Shqipërisë për remitancat edhe për kohë fushatash, askush nuk çan kokën për të, jo se emigrantët të kudondodhur kanë nevojë, por…
Një mësim për gjithë Diasporën dhe mëkat për qeverinë. Suprimimi i Ministrisë së Diaspores ka bërë që sot pas tre dekadash, Diaspora të mbetet nën kujdesin e një drejtorie pranë Ministrisë se Jashtme, konkretisht ne duart dhe në mëndjen e dy punonjësve. Pra ketu kemi kemi arritur sot.
U fol shumë për ngritjen e saj në qeverinë “Rama 2” dhe u zhduk në heshtje në qeverinë “Rama 3”. Një dikaster që nuk beri atë siç pritej pasi në krye të saj si gjithnjë drejtues politik që i binte mbare botes si satelit dhe pa asgjë konkrete.
Si mëkatar ministri Majko gjatë kater viteve u pa vetem nje here në Athinë në një sallë pritje ne ambasade me militante partie.
Shqipëria si një vend që renditet në vendet e para në botë për nga emigrimi me një popullsi prek 1.4 milionë nuk ka sot një dikaster te saj. Kjo tregon shumë…
Vendet fqinje te ballkanit apo ne Evropë kanë dikastere te kesaj natyre, Shqipëria jo…
Ky është vlerësimi që i bëhet diasporës sot, një vlerësim që duhet nxjerrë mësim.

Burimni/Facebook

Flamuri i UÇK-së vendoset te Ambasada e Serbisë në Finlandë

No Comments Aktualitet Lajme

Një flamur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vendosur mbrëmjen e së hënës te ndërtesa e Ambasadës së Serbisë në Finlandë.

Përmes një njoftimit, Ministria e Jashtme e Serbisë e ka cilësuar këtë si akt provokues dhe vandal.

Tutje, sipas njoftimit, ambasadori serb, Sasha Obradoviq, e ka hequr flamurin nga aty dhe se për këtë ka njoftuar policinë në Helsinki.

“Në ndërtesën e Ambasadës së Republikës së Serbisë në Finlandë, autorë të panjohur mbrëmë kanë vendosur flamurin e UÇK-së terroriste ( e ashtuquajtura Ushtria Çlirimtare e Kosovës). Mëngjesin e sotëm, ambasadori Sasha Obradoviq hoqi flamurin nga hyrja e oborrit të ambasadës dhe njoftoi policinë e Helsinkit për incidentin, e cila shkoi në vendin e ngjarjes dhe kreu hetimet”, thuhet ndër tjera në njoftim.

Burimni/plavaeguciasot.com/

Rustem Beshku – Shuhet dhe nje ylle ne Mat!

No Comments Argëtim Letersi

(Kujtim s.Doda)
Mesova lajmin nga ish kolegu i tije ,
Sot u shua dhe nje ylle ne Mat.
Loti prej qerpiku ,ne shpirtera do bije,
Per kete djale zotni ,qe qyteti e pat.

Buze gaz ishte Kujtim S.Doda,
Per cdo kend ate kudo e takonte,
Burre babaxhan neper oda,
Hallet cdo kujt ja mbaronte.

Isha dikur komshi me punen e tije,
Takohesha cdo dite me ate ylle.
Jeta vinka ne kete kohe,sikur ti vije,
Helmi i zi shume jete ka mbylle.

Plaset rrasa e thahet druri,
Dheu i tokes i merr shtatin.
Re e zeze sot mbi trup burri,
Ai kaq shpejt se kishte vaktin.

Nje cerek shekulli ,me te jam pa u pare,
Te mbaj ne kujtese gjithmon , te ri.
Ne shpirte loti ska per te na u thare,.
Mbetesh ylle drite ,qe ne djaleri.

Prehu i qete ,biri i Matit,.
Ne kete lufte te padukshme.
Ti sot pret dheun ,siper shtatit,
Paska qene beteje e pa mundeshme.

U zgjua dita sot pa ty,
U perlot qerpiku mbi sy.
Mati do te percjelle me nderime,
Re e forte e ksaj vetetime.

Urate e perendise shoke e vella.
Ne boten tjeter mbase kemi me u pa
Keshtu qenka kurdise kjo dunja ,
Jete te gjate femija , shpirti ne hava.

Rustem Beshku
Mati
30/09/2021

Burimi/Facebook

Bislim Ahmetaj – Lul Bashën s’ke ku e kap, sepse ai është tërësisht i kapur.

No Comments Lajme Opinion

Aq shumë dosje ka Lul Basha sa është e vështirë të fokusohesh në profilin e tij të kapjeve.
Është e pamundur të gjesh fushën apo laminë ku ai është i pastër dhe ti japish qoftë edhe një pëlqim në FB.
I kam thënë këtu e 8 vite të shkuara, e kanë thënë e stërthënë gazetar e kundërshtarë, politikanë e qytetarë që Lul Basha e ka nis karrierën politike pikërisht se ka qënë i kapur, i lidhur, i dorëzuar.
Dhe kjo ja ka pamundësuar atij ta ushtroj rolin principial të politikanit të pastër “si shërbëtor i qytetarëve” në institucionet që i janë besuar për ti drejtuar.
Kjo kapje e ka detyruar Lul Bashën të punoj vetëm e vetëm për interesat e tij individuale dhe ato familjare dhe asnjëherë për atë çka ka përfaqësuar nëpër institucionet shtetërore dhe politike në këto 16 vite të shfaqjes së tij si protagonist i saj.
Po ti rëndis kapjet e Lul Bashës do të bëja përsëritësin, por më duhet ta bëj sepse profesioni im i mësimdhënësit ma ka shndërruar ves përsëritjen, veçse po mundohem ti bie sa më shkurt.
Në misionin e tij të përkthyesit dhe më pas të ndihmës inspektorit faktmbledhës në Kosovë ai ka faktuar vetëm “krimet” e UÇK-s dhe asnjë krim të forcave ushtarake dhe paramilitareve të Millosheviçit dhe ish ministrit të tij këtu e 10 vite President i Serbisë, miku i ngushtë dhe ortaku në aferat ballkanike i Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç.
Në shkollimin e tij të stërgjatur, herë me kohë të plotë dhe herë të pjeshme shfaqen dritëhijet e zebrës.
Që nga financimi i studimeve dhe deri tek cilësia e diplomës apo dyshimi tek egzistenca e saj.
Pjesërisht studimet e tij janë financuar nga parat e firmës piramidale Vefa, pjesërisht nga fondacioni i Sorosit dhe si përfundim është prodhuar një udhëheqës hibrit as mish, as peshk. Një udhëheqës i kapur.
E di Sali Berisha dhe e ka për detyrë të jua shpjegoj shqiptarëve se kush ja rekomondoj Lulzim Bashën për ta sjellë në krye të KOP-it.
Tani ndoshta ka ardhë koha që të gjithë ta marrim vesh.
Në krye të Ministrisë së Transporteve është akuzuar për një mega korrupsion dhe sa herë u thirrë në prokurori për të dëshmuar mbi këtë çeshtje ose mori raport mjekësor, ose përdori sistemin TIMES për të justifikuar mungesën e tij.
Duke qënë kreu i opozitës së munguar kjo çështje dhe të tjera në ngarkim të tij janë mbyllur nga drejtësia e kapur nga financuesi i studimeve të tij të dyshimta në Hollandë.
Në krye të Ministrisë së Brendshme përgjaku “Bulevardin” para kryeministrisë në protestën e vetme të opozitës së asaj kohe. Për këtë u zhvillua një gjygj, u dënuan disa përsona, ndërsa emri i tij si ministër u arkivua në dosjet e kapjes.
Si Ministër i Jashtëm “shkëlqeu” në firmosjen e marrëveshjes së detit me Greqinë.
Si Kyetar i Badhkisë së Kryeqytetit ju kushtua me mish dhe me shpirt pasurimit të familjes së tij kryesisht të gruas, si kthim i borxheve për finanximin e “shkollimit” të tij në Hollandë. Pjesën tjetër të kohës në këtë post ja rezervoj gjumit dhe apatisë totale.
Në mbyllje të mandatit bëri një marrëveshje të pistë me Erion Velinë në thelb të së cilës ishte kjo e vërtetë therëse “Ai s’do të hetonte asnjë aferë të Bashës si kryetar bashkie dhe ky i fundit s’do të bëntë asnjë oponencë ndaj tij”.
Që të dy e kanë mbajtur fjalën deri tani.
Si Kryetar i Partisë Demokratike s’kam se çfarë të shkruaj pasi veprat e tij jo flasin por bërtasin.
I siguroj Edi Ramës tre mandate, dy palë zgjedhje lokale dhe mbi një gjysëm milioni shqiptarë, kryesisht të rinjë dhe profesionist që kanë braktisur vendin në këto 8 vite.
E çveshi Partinë Demokratike me forma staliniste nga idealistët, shtresa e të përndjekurve politik, ish pronarët, profesionitët dhe politikbërësit me përvoj.
Çmontoj votën dhe konkurencën e lirë brenda strukturave.
Emërimi, komandimi dhe opozita dixhitale ishin risitë që solli udhëheqësi perendimor në drejtimin e opozitës së vendit.
Ai ja doli ta çoj opozitën nga humbja në humbje, ta çoj vendin drejt shuarjes së pluralizmin politik.
Ta shndërroj Partinë më të madhe në vend në shtojc të partisë së Edi Ramës.
Apo e shprehur figurativisht të bëhet bishti i dinosaurit të korrrupsionit që përfaqëson mazhoranca e sotshme.
Marrëveshja me Edi Ramën u pagëzua me emrin shpotitës “Qepallimi”
Dhe për fund të këtij përshkrimi norrativ të arsyeve që kanë çuar në kapjen e plotë të Lul Bashës, ai me artin e vet të mashtrimit ja ka dalë me sukses të plotë të shkatërroj marrëdhëniet e shkëlqyera që Partia Demokratike ka pasur me partnerët e saj ndërkombëtar kryesisht me SHBA-të, Italinë, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Nga presioni i dosjes së tij të hapur në SHBA dhe në Prokurorinë e Përgjithshme për financimin nga një kompani ruse të një shume prej më shumë se gjysëm milion dollarësh amerikan, shumë kjo e paguar për një foto me Presidentin Tramp ai, Lul Basha u shpartallua përfundimisht.
Para këtij fakti ai u dorëzua para Ambasadores Kim dhe prishi “kontratën” me Berishën.
Me njeriun që e gozhdoj në qafën e PD-s.
Ky veprim i paprecedent mosmirënjohje duke thyer çdo etikë njerëzore, rregull dhe praktikë proceduriale e ka nxjerrë Lul Bashën cullak para të gjithë opinionit publik të vendit dhe të huaj.
Atë tani se don më askush, atë tani se mbron më askush.
Luli është zhytur në “Dimrin e vetmisë së madhe”
Luli le ta vazhdoj gjumin letargjik me arinjtë polar në stepat ruse.
Ndërsa ne demokratët kemi shumë punë, na lipset ta ribëjm Partinë Demokratike, të rikthejmë shpresën dhe të ngjallim besimin, në fillim mes vetës tonë dhe pastaj ndër shqiptarë.
Është koha që gjithsecili të japë kontributin e tij, jo thjeshtë për Partinë Demokratike, por për demokracinë, pluralizmin politik dhe mbi të gjitha për Shqipërinë.
Është koha t’ja falim gabimet njëri tjetrit, por jo fajet.
Pandëshkueshmëria e fajit duhet të marrë fund.
Për punë të mira s’është kurrë vonë.
Tiranë me 30 Shtator 2021.

Burimi/Facebook

Kujtesë, drejtuar Znj. Vjosa Osmani

No Comments Lajme Opinion

Sadri Kapiti

Kujtesë, drejtuar Znj. Vjosa Osmani

Nga Skënder Sadri Kapiti

E nderuar Presidente e Kosovës , Znj. Osmani!Juve dhe Kryeministrit Kurti u kanë adresuar disa kërkesa për dekorimin e Familjes së Sadri Kapitit nga Durrësi për dekorimin e saj për kontributin e jashtëzakonshëm që ajo familje ka dhënë për Kosovën. Ato kërkesa që u janë dërguar juve , personat dhe shoqatat m’i kanë dërguar edhe mua si dhe i kam lexuar ato në gazeta pasi janë botuar edhe në media. Atëhere unë si pjestar i

Familjes Kapiti ky fakt më shtyu që t’u drejtohem juve , se cila është arësyeja e mos marrjes në konsideratë prej Jush dhe as prej Albinit e as prej Konjufcës një gjë e tillë, dhe madje si ka mundësi që as përgjigje nuk u keni kthyer atyre që u janë referuar Juve me kërkesa të tilla. Ajo tjetra që më shtyu për t’u drejtuar Juve është fakti se Presidenti Ilir Meta i cila ka dekoruar shkrimtarë, artistë, ishluftëtarë të UCK-së dhe xhudistet e Kosovës, ashtu dhe më shumë akoma edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vlerësuar dhe ka respektuar duke pasur dy ministra në kabinetin e tij nga Kosova, ka pranë vetes këshilltarë kosovarë si dhe i ka antarësuar edhe si pjesë e akademisë ushtarake dy medalistet olimpike të Kosovës. Pra , pse kjo neglizhencë e mospërfillje nga ana e juaj karshi Familjes Kapiti nga Durrësi. Po u dërgoj edhe këtë kujtesë historike, që t’ua kujtoj Juve atë të cilën kanë kërkuar edhe te të tjerët prej Jush.

Shqipëria dhe instirucionet e shtetit shqiptar e kanë bërë mjaft mirë detyrën duke respektuar qytetarët kosovarë për atë që ata kanë bërë për Kosovën , ndërsa edhe Juve u takon që të respektoni edhe Ju “reciprocitetin” qe të respektoni e t’u jeni mirënjohës edhe Ju shtetasve nga Shqipëria për atë që kanë bërë për Kosovën , apo jo znj. Presidente ?!

Letër për Presidenten Vjosa Osmani dhe për Kryeministrin Albin Kurti, për dekorimin e familjes së Sadri Kapitit


NGA ESHREF YMERI MË 12 GUSHT 2021

Skënder Sadri KAPITI – Lexoni leksionet e Prof. Eshref Ymer – Radio projekt  21

Të nderuar Zonja Presidente dhe Zoti Kryeministër të Republikës së Kosovës,

Para dy ditësh i dërgova një letër miqësore z. Skënder Kapiti, birit të Sadri Kapitit, dhe, nxitur nga veprimtaria e jashtëzakonshme e asaj familjeje për pavarësinë e Kosovës, vendosa t’Jua dërgoj edhe Juve, më shumë edhe si një propozim nga ana ime që ata duhet të dekorohen nga ana Juaj. Ja teksti i asaj letre:

I dashur Skënder,

Në faqen e internetit të gazetës “Bulevard” lexova me shumë kënaqësi artikullin mjaft interesant dhe informativ të zotërisë Vaso Papaj, me titull “Kapitët e Durrësit dhe liria e Kosovës”, të botuar më 23 shkurt 2021. Nuk është aspak e drejtë që Zonja Presidente Vjosa Osmani dhe Zoti Kryeministër Albin Kurti nuk e kanë vlerësuar dhe nderuar Familjen Tuaj për atë kontribut të shquar që keni dhënë për luftën dhe Juve personalisht nuk Ju kanë nderuar, as respektuar dhe as dekoruar, pasi dekorata

u janë dhënë pa kriter edhe individëve që as nuk e meritojnë, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

Tipari i mirënjohjes, ore Skënder i dashur, është tipar gjenetik, i lindur në gjakun e të parëve të fisit dhe i trashëguar brez pas brezi. Për çudi, mosmirënjohja është tipar karakteristik për jo pak shqiptarë, prandaj ajo, fatkeqësisht, si në asnjë gjuhë tjetër, është e pasqyruar aq shumë në pasurinë frazeologjike të gjuhës shqipe. Kujtoni për një çast vetëm disa prej atyre shprehjeve kaq të rënda për mosmirënjohjen:

bjer shi në arën time

ha bukën e pëmbys kupën

hedh lumin dhe të pështyn kalin

këtej të pi verën, këtej të shan derën

këtej të puth këmbët, këtej të ngul dhëmbët

të shkel bukën me këmbë

Më duket e pabesueshme që edhe Presidente Vjosa, edhe Kryeministër Albini të jenë mosmirënjohës ndaj familjes suaj, të njohur për atdhetarizmin e saj të shquar, dhe ndaj Jush personalisht.

Kujtoni për një çast atë letrën e atij nxënësit të një shkolle 8-vjeçare në Shkodër, i cili e falënderonte Bill Klintonin për bombardimin e Serbisë dhe Klintoni i Madh i ktheu përgjigje falënderuese. Pra. Bill Klintoni, President i SHBA-ve, respekton, i kthen përgjigje dhe i është mirënjohës një nxënësi shqiptar për një letër falënderimi, kurse Republika e Kosovës nuk paska pasur mundësi që pas 20 vitesh të mos kujtohet që të nderojë dhe të respektojë familjen tuaj. Kjo është e pabesueshme dhe vetëm kaq. Edhe nëse familjen tuaj dhe juve nuk ju dekorojnë Presidentja dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ju, i nderuar z. Kapiti, së bashku me familjen tuaj, keni hyrë përfundimisht në Historinë e Mbarë kombit shqiptar dhe askush nuk mund t’ju nxjerrë dot kurrë prej saj. Koha i vlerëson, i lartëson dhe i nderon edhe më shumë familjet dhe personalitetet e shquara që kanë dalë nga gjiri i Tokës Mëmë, të njohura për atdhetarizmin e tyre shembullor.

Kujtesë drejtuar Znj. Vjosa Osmani

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri Kapiti

E nderuar Presidente e Kosovës , Znj. Osmani!Juve dhe Kryeministrit Kurti u kanë adresuar disa kërkesa për dekorimin e Familjes së Sadri Kapitit nga Durrësi për dekorimin e saj për kontributin e jashtëzakonshëm që ajo familje ka dhënë për Kosovën. Ato kërkesa që u janë dërguar juve , personat dhe shoqatat m’i kanë dërguar edhe mua si dhe i kam lexuar ato në gazeta pasi janë botuar edhe në media. Atëhere unë si pjestar i Familjes Kapiti ky fakt më shtyu që t’u drejtohem juve , se cila është arësyeja e mos marrjes në konsideratë prej Jush dhe as prej Albinit e as prej Konjufcës një gjë e tillë, dhe madje si ka mundësi që as përgjigje nuk u keni kthyer atyre që u janë referuar Juve me kërkesa të tilla. Ajo tjetra që më shtyu për t’u drejtuar Juve është fakti se Presidenti Ilir Meta i cila ka dekoruar shkrimtarë, artistë, ishluftëtarë të UCK-së dhe xhudistet e Kosovës, ashtu dhe më shumë akoma edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vlerësuar dhe ka respektuar duke pasur dy ministra në kabinetin e tij nga Kosova, ka pranë vetes këshilltarë kosovarë si dhe i ka antarësuar edhe si pjesë e akademisë ushtarake dy medalistet olimpike të Kosovës. Pra , pse kjo neglizhencë e mospërfillje nga ana e juaj karshi Familjes Kapiti nga Durrësi. Po u dërgoj edhe këtë kujtesë historike, që t’ua kujtoj Juve atë të cilën kanë kërkuar edhe te të tjerët prej Jush.

Shqipëria dhe instirucionet e shtetit shqiptar e kanë bërë mjaft mirë detyrën duke respektuar qytetarët kosovarë për atë që ata kanë bërë për Kosovën , ndërsa edhe Juve u takon që të respektoni edhe Ju “reciprocitetin” qe të respektoni e t’u jeni mirënjohës edhe Ju shtetasve nga Shqipëria për atë që kanë bërë për Kosovën , apo jo znj. Presidente ?!

Sadri Kapiti -atdhetar përbetuar

Nga Bedri TAHIRI

Të heshtesh nuk do të thotë se je memec,

por që refuzon të flasësh dhe kjo është akoma e folur.

(Sartri)

Fjala popullore: Guri peshon rëndë në vendin e vet, sikur nuk vleka gjithmonë e për çdokend. Jo, ore, jo. Këtë më së miri e dëshmuan shqiptarët e Sanxhakut të Nishit. Ata, edhe pse u rrokullisën nga vendi i vet, kudo që vajtën, nuk i zbehen aspak burrërinë, bujarinë e trimërinë, trashëguar nga stërgjyshërit e tyre atdhetarë. I tillë qe edhe burri me nam, nacionalisti e atdhetari i përbetuar, qё kurrё nuk provoi nёnshtrimin, Sadri Ibrahim Kapiti. Katundi Kapit (nga iliro-latinishtja qё ka kuptimin i kamur, fisnik).

Fёmijёria dhe rinia

Sadri Kapiti u lind më 1915 në Zallq të Istogut. Rridhte nga një familje patriotike e ardhur andej nga rrethina e Preshevës. Babai i tij, Ibrahimi, një kaçak i rryer i kohës së Azem Galicës, dhe axha Bajrami, poashtu një trim i madh, kishin rënë në luftën kundër serbo- malazezve në Shkodër. As Sadriu me të vëllanë Baftijarin kurrë nuk u pajtuan me serbin e pabesë, i cili edhe i kishte dëbuar dhunshëm nga trojet e veta stërgjyshore në vitet 1878/1880, duke i lënë pa plangë e pa shtëpi.

Fëmijëria dhe rinia e këtij djaloshi të etur për liri ishin të ngjashme me ato të moshatarëve të tij; me skamje, me halle, me vuajtje, me mjerim. Gjithmonë të ndjekur e të përndjekur. Edhe në truallin e ri, në Kosovë, hasmëria me cerberët karpatianë nuk u zbut fare. Përkundrazi, ajo u thellua dhe u ashpërsua edhe më shumë. Zullumi i gjakpirësve serbo-malazezë ishte bërë i padurueshëm. Me këtë gjendje të rëndë robërie nuk mundi të pajtohej kurrësesi as Sadri Kapiti. Konfliktet e përditshme me kolonistët serbë e malazezë e detyruan që të kalojë matanë Alpeve Shqiptare. Për çudi, edhe ne

Shqipërinë e ëndërruar, i përcollën zezonat. Regjimi i egër enverist ua bëri më zi, i degdisi ku hanë pula gurë, i maltretoi, i dënoi, por kurrë nuk arriti t’i gjunjëzojë. Fillimisht u vendos në katundin Ahmetbejas të rrethit tё Fierit.

Mirëpo, as aty nuk gjetën fare qetësi, andaj pas dy vitesh sërish kthehen në Kosovë, me shpresë se zjarri ishte shuar pakëz. Por, jo. Asgjë nuk kishte ndryshuar për të mirë. Madje, ishte bërë veç më keq. Kriminelët serbë e malazezë nuk linin gjë pa bërë mbi shqiptarët e pambrojtur. Çdo ditë rrahje, maltretime, tortura, vrasje.

As gjaku i shqiptarit autokton nuk mund të bëhej ujë. Herë- herë ai ngrihej në pikën e vlimit. Kështu, i vëllai i Sadriut, Bahtijar Kapiti, një trim që të merrte gjak në vetull dhe vdekjes i thoshte plaç, një ditë ua hoqi qafesh kriminelin e pashpirt serb, Likrivaqa. Ishte pjesёtar i rregullt i çetёs sё trimit Nak Berisha. I ati i tyre, Hima, ndёrroi tri gra derisa e mori Hylёn nga dera e fisme e luftatre, nga Kёrnina. Kёtё e dёshmon edhe Qerim Rexhaj, kur shkruan: ”Nak Berisha, i vetёdijshёm pёr rrugёn qё kishte marrё, paraprakisht familjen e tij e kishte strehuar te familja Kapiti nё fshatin Zallç tё komunёs sё Burimit.[1] Dhe, në fillim të vitit 1939, u detyruan përsëri të nisen drejt Shqipërisë. Kësaj here u vendosen në katundin Fllakë të rrethit të Durrësit.

Kjo degdisje torturuese poshtë e lartë nëpër gjeografinë shqiptare nuk ishte e lehtë për këtë familje atdhetare, e cila tashmë edhe ishte shtuar. Në jetën private Sadriut i kishte ecur mirë e mbarë. Fatin e kishte lidhur me një malësore nga Gremniku i Klinës, me Dinore Mehë Gashin Këtyre dy bashkëshortëve u linden tetë fëmijë: Sylejmani, Fatmiri, Skënderi, Naimi, Ganiu, Lirija, Nadirja dhe Shefkija. Të gjendur midis kudhrës dhe çekanit, ata u bënë tok dhe ia vunë gjoksin së keqes, duke qëndruan të pathyeshëm, mu si lisat e Kosovës martire. Vëllai i tij, Bahtijari, i dënuar me vdekje nga UDB-ja jugosllave, për vrasjen e kriminelit serb Likrivaqa, edhe këtu vuajti njëzet vjet nëpër Burrel e gjetiu.. Bashkёluftёtar i Shaban Palluzhёs

Sadriu si një nacionalist i përbetuar gjatë shërbimit ushtarak në Tiranë rrahu një oficër dhe dy ushtarë italianë, sepse kishin ngacmuar dhe fyer disa femra shqiptare në qytet. Që nga aty e braktisi fare ushtrinë dhe në vitin 1940, me vëllezërit e vet, Baftiajarin dhe Sadikun u kthyen në Istog, me shpresë se Trojet Etrnike Shqiptare u çliruan dhe u bashkuan. Gjatë kësaj

periudhe u lidh me forcat nacionaliste shqiptare dhe veproi hiç pa u ndalur në të mirë të çështjes kombëtare. Mori pjesё nё luftёrat dhe betejaat pёr mbrojtjen e myslimanёve dhe shqiptarёve tё Sanxhakut e tё Kolashinit. Atje iu vra edhe i nipi, Sadiku, trupin e tё cilit nuk e la, por e barti nё shpinё deri nё vendlindje. Më vonë u inkuadrua në Brigadën e tribunit Shaban Palluzha. Heroizmi dhe trimëritë e tij u panë në çdo betejë e në çdo aksion luftarak, andaj përherë lavdërohej e çmohej nga shokët dhe eprorët ushtarakë.

Në dhjetor të vitit 1944 Shqipëria u çlirua cep më cep, mirëpo armiku duhej shporrur edhe përtej Jugosllavisë. Partizanët shqiptarë u vunë në ndjekje të tij. Sadri Kapiti, i cili mendjen e kishte për të çliruar Kosovën dhe vëllezërit e tij të dashur, që përherë i mbante në zemër. Ai nuk vajti më tutje por u ndal në Kosovë për t’i mbrojtur trojet stërgjyshore.

Në një përleshje me serboçetnikë Sadriu plagoset rëndë në shpatullën e majtë dhe në këmbën e djathtë. Pasi e merr ndihmën e parë në spitalet fushore, dërgohet në spitalin e Prishtinës, ku kishte plot partizanë. Dreq, o punë! Aty, siç rrëfente më vonë vetë Sadriu, u ra në sy spiujve serbë, të cilët edhe deshën ta mbysnin. Me ndihmën e miqve dhe dashamirëve të vet që ishin partizanë nga Shqipëria, gjegjësisht nga Mallkastra, të cilët e njihnin mirë, arrin që ilegalisht të largohet nga aty dhe të kalojë për shërim në spitalin e Tiranës. Aty, gjatë bisedës me një oficër të lartë shqiptar, u tregoi saktë se kush ishin dhe se sa antishqiptarë ishin serbosllavët, të cilët po bënin kërdi mbi popullatën shqiptare në Kosovë. Oficeri iu afrua ngadalë dhe i tha:”Këtë që ma the mua mos ia thuaj tjetërkujt, sepse këta kanë një ide me partizanët jugosllavë dhe ta bëjnë më zi se ata. Për ta ju jeni ballistë dhe nacionalistë”,- kujtojnë sot fëmijët e tij, veçanёrisht Skёnderi, të cilët thonë se po të ishte ai gjallë, do të kishit mundësi ta shkruanit një libër të tërë për ato ngjarje e që mjerisht ne nuk shënuam asgjë, meqë nuk besohej nga askush se do të ndryshohej realiteti i censuaruar nga komunizmi kёtej e andej kufirit dhe Kosova do të çlirohej nga UCK-ja dhe NATO-ja, nen drejtimin e SHBA- ve.

Pas gjashtë muajsh erdhi në Shqipëri edhe Bahtijari, e më pas Sadiku me familjet e tre vëllezërve.

“Sa ishin në Zallç, forcat e OZN-së erdhën dhe e arrestuan Sadikun. E dija se do ta pushkatonin, andaj kriminelit që e njihja e që ishte poashtu nga katundi ynë, i thashë: Po e gjeti gjë Sadikun, Sadriu dhe Baftijari do të të vrasin ty, sepse ata janë kendejpari. Ai u frikёsua dhe e liroi, por të nesërmen me qerre kuajsh na përcollën për në Shqipëri. Kësaj here u vendosem në

Qerret të Durrësit, ku kishte plot kosovarë, – rrëfen sot e shoqja, Dinorja, cila, mjerisht nuk dёgjon mirё, se pёrndryshe ka njohuri tё shumta pёr ato ngjarje.

Deri në vitin 1949 kemi jetuar në gjysmë ilegalitet, sepse druheshim që në emër të vëllazerim- bashkimit mund tё na kthenin në Jugosllavinё e atёhershme e ku, sigurisht, na priste ekzekutimi. Vetё Sadriu rronte nёpёr shkurret, qё atёbotё ishin tё paçelura tё rrethinёs sё Durrёsit.

Sadri Kapiti nuk e rrudhte gojёn para padrejtёsive, pavarёsisht qё mund tё pёsonte. Kёshtu, kur erdhi njё delegacion i lartё rus, mё 1953, pushtetarёt erdhёn tё Sadriu pёr t’ia kёrkuar njё qengj tё madh pёr t’ua prerё. Ky, jo qё nuk ua dha, por u tha:Jo ore, ata meritojnё plumba!!! Ndёrkaq kur u prishёm me Jugosllavinё dhe u lidhёm me Rusinё, ai shprehej hapur: Ore, keni parё ju, u prishёm me djalin e u pajtuam me babёn!!!

Edhe në varr me plagë në zemër për Kosovën

Koha ecte me hapa ujku e plagët e luftëtarit të lirisë shëroheshin ngadalë. Një ditë ai u kthye në gjirin e ngrohtë familjar, në Fllakë. Siç duket, i zhgёnjyer e i pakënaqur me sistemin e kohës, i la të gjitha mënjanë dhe nisi të merrej me bujqësi. Vitet e fundit të jetës së tij u shpërngul në Shkozet të Durrësit.

Sidoqoftë, në mendjen e tij i sillej vërdallë vetëm një emër: KOSOVA! Në çdo kuvend burrash Sadriu shprehej: “Kryet më ka lindur në Kosovë, trupi m’u burrërua në Shqipërinë nanë. Në Kosovë fisi jonë ka derdhur gjak me okë, po nuk mujta me e pa Kosovën e lirë, të gëzueme, pa barrë në shpinë, pa serbë me lloj-lloj shirita e spaleta mbi supe e me kamzhik ndër duar. Kosova është kreshnike me burra të mençur e trima, ka edhe ferra me gjemba, porse më shumë ka lisa që i përballin stuhive dhe një ditë ka për ta parë veten të lulëzuar dhe krenare, me burra më të mirë në krye të Arbërit. Lum kush ta shikojë e ta gëzojë, more lum miku!”.[2]

Sadri Kapiti ndёrroi jetё më 7 janar 1997. I pёrcjell nga familjarёt e farefisi u varros në Rrashbull. I mbylli sytë me plagën në zemër se nuk arriti ta shoh Kosovën e lirë e të bashkuar me Shqipërinë mëmë, por profecitë e tij dolën, ëndërrat iu realizuan. Lisat e Kosovës suksesshëm përballuan stuhitë dhe rrëbeshet e barbarisë serbe. Ata ishin luftëtarët e lirisë, ishin trimat e UÇK- së, në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari.

“Sadri Kapiti ka qenë burrë mbi burra. Kënaq fakti që edhe të bijtë ndoqen besnikërisht rrugën e tij”- thotë z. Qemal Mançe, kryetar i Shoqatës së Invalidëve të LANÇ-it për rrethin e Durrësit. Një propozim i qëlluar që duhet realizuar!

Më 14 shtator 2007, në sallën e madhe të Muzeut Historik të Tiranës, në promovimin e librit tim (Bedri Tahirit) “Nga Shqipëria në Shqipëri”, të gjithë të pranishmit: krijues, artistë, politikanë, përfaqësues shoqatash e sindikatash, ushtarakë e deputetë, klerikë fetarë e të përndjekur si dhe vetë princi i ri, Leka Zogu II, dolën me propozimin: “Sadri Kapiti dhe familja e tij të dekorohen dhe të marrin statut special nga shteti si familje atdhetare”! Një propozim të tillë e kanë bërë edhe Shoqata e Veteranëve të Luftës Nacionalçlirimtare tё Shqipёrisё në krye me z. Qemal Mançe dhe Shoqata atdhetare “KOSOVA”.

Tё njёjtin propozim ka marrё kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryeminstri Sali Berisha dhe presidenti Bamir Topi nga Mёrgata shqiptare nё Austri, Finlandё dhe Suedi si dhe nga Shoqata e tё Burgosurve Politikё tё Kosovёs pёr kontributin e dhёnё nё çёshtjen kombёtare shqiptare, për çlirimin e Kosovës dhe për vendosjen e demokracisё nё Shqipёri.

Edhe unë, personalisht, duke qëmtuar në historinë e bujshme të kësaj familjeje me tradita atdhetarie, nxora përfundime të njëjta se, vërtet, Sadri Kapiti dhe familja e tij meritojnë një tretman të veçantë nga shteti shqiptar dhe nga Kosova, ashtu siç meriton edhe hotel “DRENICA”, ku u bë pritja dhe përcjellja e mijëra luftëtarëve të lirisë, të cilët vinin nga luksi përendimor dhe shkonin drejt vdekjes në Kosovën e gjakosur nga barbarёt, të shpallet “SHTËPI MUZE”! Tё mos harrojmё, emrin DRENICA ia kishin lёnё mu pёr hatёr tё Sadriut, sepse e çmonte shumё ketё trevё luftarake. Emrin Drenicё e ka edhe njё mbesё e tij, bija e Armata Shoshit, e cila lindi ditёn qё filluan bombardimet e NATO-sё mbi Serbinё.

Besoj dhe shpresoj shumë së, më në fund, forcat e reja

demokratike shqiptare do t’i çmojnë drejt këto vlera atdhetare dhe do t’i realizojnë këto kërkesë plotësisht të arsyeshme!

Një veprim i tillë i mënçur do ta nderojë edhe vetë shtetin shqiptar, sepse nuk thuhet kot: Kush nderon historië, krijon ardhmërinë!

Kosovë, 08 07 2011