Home

Lajme

Bledi Dika – Nje konsiderim rreth vaksines me detyrim.

No Comments Lajme Opinion

Pa i hyre aspektit klinik sepse ate duhet ta bejne epidiomologet.
Le te bejme thjesht nje perpjekje logjike duke perdorur silogjismin dhe deduksionin.

  1. Vaksina te mbron nga Covidi.
  2. Vaksine me detyrim per te mbrojtur te vaksinuarit.
    Reductum ad absurdum
  3. Atehere te vaksinuarit jane te pambrojtur.
  4. Keshtu qe vaksina nuk te mbroka.
    Tani i vetmi motiv qe nuk do ta bente detyrimin absurd, do te ishte ai per te mbrojtur te pavaksinuarit kunder vullnetit te tyre per te marre riskun persiper. Pra pushteti thot jo ti smund te vendosesh per veten tende mbi trupin tend sepse une pushteti jam me racional e ta dua me shume te miren sec do ti veten.
    Duke pare qe e drejta e jetes dhe ajo e pushtetit mbi trupin (pervec ndalimeve si ne rastet kur dikush do te dhuroj organe te cilat do te rrezikonin jeten e dhuruesit) eshte e garantuar, edhe detyrimi nuk mund te jete i drejteperdrejte por dredharak ashtu si ka vendosur komisioni teknik ndaj studenteve dhe pedagogeve.
    Pra dikush nuk mund te detyrohet te vaksinohet, por kufizohet te bej nje aktivitet te caktuar nese eshte i pavaksinuar.
    Tani pa vazhduar me tej mbi faktin qe edhe kufizimi per te kryer disa detyra te caktuara pa patur vaksinen, mbie ndesh me kushtetuten sepse eshte akt diskriminues perderisa edhe nje i vaksinuar mund te infektohet dhe te infektoj.
    Mbetet fakti qe cdo kufizim, edhe ai per te studiuar, duhet te kete nje motivim dhe motivimi nuk mund te jete absurd sepse bie ndesh me frymen kushtetuese apo parimin e arsyeshmerise.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *