Home

Lajme

Dibranët e Amerikës, mblodhën 37,605 dollarë për spitalin e Dibrës

No Comments Lajme Opinion

Nga Beqir SINA – New York
Spitali i Dibrës, nuk ka mjaftueshëm furnizime ndërsa ditët e fundit është i stërmbushur me pacientë me koronavirus, dibranët në diasporë kan ngritur një fushat për ndihma.
Në një fushat për mbledhjen e ndihmave financiare që të ndihmohet Spitali i Dibrës së Madhe në Maqedoninë e Veriut, ngase ky qytet ka më shumë qytetar të saj në diasporë, se sa në vendlindjen e tyre.
Dibra, qyteti ku u shfaq rasti i parë me Kovid 19 në Maqedoni në muajin mars, nuk mund ta përballojë e vetme një valë të re, më të fortë të të infektuarve. Aktualisht ka 53 raste aktive, por mjekët thonë se nuk ka shtretër të mjaftueshëm për pacientët në spital, dhe nuk ka personel mjekësor, sipas shtypit lokal.
Për këtë, ne folëm me kryetarin e Shoqatës Atdhetare Dibra, në Staten Island (NY), zotin Dashnor Miftari, i cili deklaroi se gjendja në Spitalin e Dibrës, është shumë e keqe :
“Sapo, jam kthyer nga sesioni veror në vendlindje, tha ai duke shtuar se Spitali i Dibrës, ndërtuar në kohën e Jugosllavisë, ka mbetur shumë mbrapa, dhe ka një mugesë të madhe të paisjeve(supply) spitalore, sidomos në këtë kohë të kësaj pandemie globale, dhe gjendjes së rënduar në Maqedonin e Veriut, ky spital nuk kishte as Oksigjen për trajtimin e pacientve, as aparatura për scan mobiliary, dhe supply të tjera që janë më se të nevojshme, në këtë pandemi .”
Më pas ai tha se ne kemi hapur edhe linkun i cili të çon direkt e te fondacioni i hapur në faqen GoFundMe, ku mund të dhurohen online të ardhura për të ndihmuar spitalin, për 24 orë, janë mbledhur 37,605 dollarë, dhe pritet që të bëhen 100 mijë dollar.
“Sot në hapësirat e Spitalit Dibër, kishim nderin që me anë të z.Bekim Paçuku drejtuesin e degës së Bamirësisë nga Shoqata Atdhetare Dibra me seli ne New York, SHAD bëri pagesën në vlerë prej 5.000 dollarë për furnizimin me Oksigjen për nevojat e pacientëve të shtrirë me Covid-19. Me këtë dëshmohet që Dibranët në SHBA e duan Dibrën.” Respekt dhe mirënjohje për Shoqaten Atdhetare Dibra nga Drejtori Dr. Baki Alili, dhe të punësuarit pranë këtij institucioni.
Këngëtarja Bebe Rexha, ka dhuruar 10 mijë dollarë për Spitalin e Dibrës, ndërsa, Argent Duka 5 mijë dollar, Turan Rusi, 1000 dollarë, (duke mbuluar furnizimin me bombola të Oksigjenit – Spitalin e Dibrës, sipas bisedës që ka pasurai me drejtorin e spitalit).
Bebe Rexha, “Dibranja nga Brooklyni”, nuk e harron asnjëherë prejardhjen e saj, pasi shpeshherë në intervista ajo përmend vendin nga vjen e flet edhe për traditat. E kur vendi i saj i origjinës ndodhet në vështirësi, duket se ajo nuk heziton që të ndihmojë me aq sa ka mundësi.Nga pasqyra e bërë mbi këtë fondacion online, mund të shihet se vet Bebe Rexha ka dhuruar plot 10 mijë dollarë (rreth 8,400 euro) për të ndihmuar furnizimin e spitalit.
Veprimtari i njohur dibran në Florida – SHBA, Turan Rusi, i cili së bashku me fëmijët e tij, në emër të Familjes Rusi, vitin e kaluar kur nisi pandemia dhe masat u shtuan, ka bërë dy donacione njëri pas tjetrit, duke ndihmuar fillimisht 100 familje dibrane me paketa ushqimore, për çdo familje( 1 thesë me miell buke 50kg, dy shishe plastike me vaj gatimi, dhe nga dy kg oriz) dhe, një ndihmë të dytë , për 200 familje të tjera ( 1 thesë me miell buke 50kg, dy shishe plastike me vaj gatimi, dhe nga dy kg oriz).
Ndërkohë, që për gjendjen në Spitalin e Dibrës, bëhet e ditur se , Turan Rusi, së bashku me fëmijët e tij, në emër të Familjes Rusi, sipas bisedës telefonike që ka pasur ai me drejtorin e spitalit, Dr. Baki Alili, këto ditë në ambientet të Spitalit -Diber bëri pagesën të Faturave për bombolat e Oksigjenit. Për çka ai mori edhe një Mirënjohje nga drejtori dhe të punësuarit të Spitalit në Respekte për familjen Rusi .
Nga sot edhe reparti Kirurgjik kthehet në repart për trajtimin e pacientëve me Covid19 në Dibër.

  • Për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të të prekurve me Covid19 edhe reparti Kirurgjik e kemi kthyer ne repart për trajtimin e të prekurve nga virusi, pasi atij te Internos – deklaroi për MIA, Baki Alili drejtor i spitalit të Dibrës, përcjell DibraJon.
    Ai shtoi se momentalisht janë të hospitaliziar 30 pacientë e prej tyre 28 janë në aparatet respiratore, shumica e tyre janë të pavaksinuar.
    Ndryeshe, tre ditët e fundit në Dibër kanë ndëruar jetë pesë persona si pasojë e virusit.
    Shoqata Atdhetare Dibra, u bën thirrje të gjithë dibranëve në Amerikë, dhe Europë, se është hapur një fondacion për të pranuar ndihmë financiare, që në rrjete sociale për të dhënë ndihmën e tyre, deri sa ta arrihet shuma e ndihmave në 100 mijë dollar.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *