Home

Lajme

Edith Harxhi – Asgjë e re nga Shqipëria!

No Comments Lajme Opinion

Dy “udhëheqësit” e maxhorancës dhe opozitës që janë mbruajtur njësoj në magjen e projektit për tjetërsimin e partive politike shqiptare, përfunduan sot me zë dhe figurë atë cfar ju ish servirur të dyve njësoj. Të dy autokratë të standarteve më komuniste dhe orientale vendosën/emëruan pa zgjedhje përsëri të preferuarit e tyre dhe kauzës së tyre shkatërruese. E vështirë të kuptosh si mundet që të paktën njëri të bënte sikur të mos imitonte tjetrin, thjeshtë për të mos treguar që janë ata që kanë marrë detyrën vite më parë nga i njëjti projektues për shkatërrimin e sistemit politik dhe demokratik në Shqipëri. Njëri me Rilindjen 2 e tjetri me Republikën 2 e një të ashtuquajtur Platformë Demokratike! Janë një prerje, një model! Edhe ekipet e tyre të “futbollit” që kanë emëruar janë shëmbëlltyrë e njëra tjetrës, pjesë e pazarit të madh! Fatkeqësia është që nuk ka më të djathtë e të majtë.
Pas një vere të nxehtë si nga moti edhe nga deklaratat politike tashmë presim të nisë maskarada e momentit ku ata që u larguan nga parlamenti “gjoja” prej abuzivizmit të KM-së po kthehen përsëri tek goja e “ujkut”…. Çfar ndryshoi? Asgjë! Ishte e gjitha pjesë e skenarit! Skenari kishte si pjesë shkatërrimin përfundimtar të Partisë Demokratike si e vetmja parti antikomuniste e mbetur gjallë nga ish-vendet komuniste. ER dhe LB e arritën dhe e kryen me sukses misionin e ngarkuar. Tani do kthehen në tryezën e bashkëpunimit të vazhdojnë bashkëpunimin “institucional” aty ku e kishin lënë në 2017-ën. “Masakra elektorale” ishte pjesë e kësaj loje të madhe!
Atëherë ne si popull që zgjohemi vonë nga letargjia historike na duhet të përgatitemi për betejë. Jemi më shumë në numër dhe megjithëse të dëshpëruar nga kapja e shtetit dhe politikës nga ky projekt afatgjatë dhe shkatërrues për demokracinë tonë të brishtë, duhet të ngrihemi dhe të reagojmë fuqishëm, të organizohemi dhe ti dalim vendit për zot.
Tashmë Shqipëria është e para!
Tashmë përfundimisht duhet të ringrejmë të djathtën që të shpëtojmë plaçkitjen përfundimtare nga këta banditë me lugë në brez. Ata që pranuan vënien në funksion të këtij projekti shkatërrimtar, që ndjetën dhe bënë sehir gjithë këto vite është mirë të mos b’zajnë e tia lejnë ndërgjegjes së tyre vendimin… Unë qëndroj e prerë në vendimin tim për të shkulur nga rrënjët misionarët, zhvatësit e gjithëçkaje publike, shkatërrimtarët dhe ëndrrathyesit e vendit tim. Tashmë kjo është çështja jonë kombëtare!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *