Home

Lajme

Dalan Luzaj – PANORAME NGA VLORA.

No Comments Argëtim Letersi

Per besim, kam Zotin,me tej shkollen.
Dashuria ,prijsja e planetit.
Asnje s’e di sa larg e kam Vloren.
Gjumin ne Kanine,ne ballkon nga deti.

Behen palmat re dhe levizin.
Me e bukura dashuri eshte mengjesi.
Tej pulebardhat kaltersite qendisin.
Zjarr dielli detar,blun’e thelle e ndezi.

Vlores se fresket kurohet te nxehtit.
Thithin mushkrite blu dhe kaltersi.
I djegin vajzat syte, jo rera e detit.
Pijet cokollata me buze dhe me sy.

Trupit ,cdo pike uji eshte nje sfere diell,
shpejton renien per tu bere rere.
Uji shkon ne det,diellit ne qiell,
Kthehet cokollat trupit per tu bere.

Rreshqet perendimit buzembremja e kalter.
Mos ja ndrysho ngjyren deteve pa rryme!.
Urdhero farin te shkrepi flatrat!
Te veshtrojne detin nen far,kur mer fryme.

Shkon zeri i farit,gjer te port’e gurte.
Care ka dallget duke thene:Kujdes!
Ndjej nje dore shpirti,kur me flet urte,
fati cohet heret,asnje s’di te pres.

Lagjes detare,tej ne Ujin e Ftohte,
qiellin vala e pastron me kreher.
Djemte,vajzat i derdhin ne gote.
Me krah ky musht djemte i ka bere.

Hapur dyer,dritare,te hyjne detet brenda,
te mbushen dhomezat e etura ne mushkri.
Njezete vjece me te reja i ben zemrat.
Pleqte ne kalendar,djem ne dashuri.

Te bindur detet,brenda njeri-tjetrit,
hyjne e dalin portave neper shqote.
Jane binjak,por ndare i kane shtretrit,
Nje ne Pashaliman,tjetri ne Triport.

Ndizen pulebardhat mbi blun’e thelle,
fushes pjellore rendin per ushqim.
Lahen,pastrohen si copeza diell.
Zgavrave shkembore fikin cdo perendim.

Adresa ime eshte: Kanine-Vlore.
Qindra shekuj buzet Kaninen po pijne.
Gishtat,qe mbire kane ne dore,
firmosin A. D.N,Laburatorit ne Kanine.

Dalan Luzaj.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *