Home

Lajme

Skender Lazaj – MALL I PASHUAR E DHIMBJE E PERBOTSHME

No Comments Argëtim Letersi

Dikur ecja me shpejtësinë e dritës
të derdhesha në krahët e hapur
tash mezi eci, askush s’më priste
dhe dryni i derës, bllok-un kish shpallur

Një tufë lulesh (rit i zakonshëm)
peshon sa një Mal i rëndë, i rëndë
Një dhimbje e një mall i përbotshëm
sa s’di se si qëndroja më këmbë.

Një zë hyjnor prej mermerit vinte
dhe gjoksin më përshkonte tej e tej
lotët, një dorë e padukshme mi fshinte
në shpirtin tim, shpirtin e tyre ndjejë.

Iki me lamtumirën e kobshme
iki dhe hije i bëj hijes
Në të gjallë s’u ç’mallëm sa duhej
tani krrusem nga pesha e dhimbjes.

Skender Lazaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *