Home

Lajme

Musa Krasniqi – SHQIPONJA PËRBALLË ARMIQËVE

No Comments Argëtim Letersi

Atje u hap një konsullatë
N’tokën time n’veri lartë
nga dy gjakpirësit e gjakut tim
Si sme doli zot asnjë trim
Të thot ndal Vuçiç e Erdogan
Tokat shqiptare n’Sanxhak janë
Ata njerëz gjak shqiptari kanë

Vuçiç Erdogan serb e turq
për njerëzit e mi jeni ujq
Shkollat shqipe ua keni mbyllur
Shqiptarinë për tua shkyçur
Trup e gjuhë ua keni dhunuar
Me xhami i keni mashtruar
T’mos i thonë vetit shqiptarë
T’harrojnë t’vetën farë

Erdogan more pasha
S’befason që je me shka
Me urrejte sa më ska
5 shekuj gjuhën ma ndalove
Fuqinë time ma dobësove
T’mbrohem ma pamundësove
Sllav e grek i trimërove
Gjaku im rrjedhi lum
Trupi im u copëtua shumë

Ti Turqinë s’ke ndryshuar
Gjithmonë më ke dëmtuar
Ke 7 mil shqiptarë pa gjuhë t’vet
E këtu asnjë turk e fakultet
Erdogan more sulltan
Mllefi im shpërthen “vullkan”
Një Skenderbe që smud ta lindë
Popullin tim Ai ta bindë
T’ringjallë n’Lezhë Beslidhjen
Mua Shqiponjës t’ma heç dhembjen

P.S.
Sa gjakosjet, sa humbjet, sa kurthat e sa përqarjet i patem prej armiqeve e kurrë su mbushem mend !
Musa Krasniqi
05.09.2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *