Home

Lajme

Varianti “Mu” më infektues dhe i rrezikshëm

No Comments Shendetesi

Dollenberg: Sa më shumë të qëndrojë, aq më shumë rrezik

Nëse Delta është 50% më infektues se variantet e tjera e tjera të Covid, ekspertët thonë se mutacioni kolumbian “Mu” e tejkalon këtë shpejtësi ngjitëse. Në një intervistë për televizionin Klan mjekja Aurora Dollenberg nënvizon se variant më i ri i regjistruar nga OBSH mund të jetë edhe më i rrezikshëm, jo vetëm për shkak të përhapjes, por edhe se shkakton një sëmundje më të rëndë.

“Është që mesa duket ka një përhapje më të madhe se Delta, madje supozohet se ata që janë të pavaksinuar mund të kalojnë një sëmundje shumë të rëndë covidiane, siç e kemi parashikuar sa me shumë të qëndroj virusi në popullatë aq më rrezikshëm dhe infektues bëhet, madje tek ata që janë të pavaksinuar mund të jetë dhe vdekjeprurës”.

Variantet e reja janë përgjegjëse për të gjitha rastet e riinfektimeve tek ata që e kanë kaluar por edhe tek personat e vaksinuar. Dollenberg thotë se shifrat po vijnë në rritje por vaksina mbetet e vetmja armë për të parandaluar fatalitetet.

“Variantet e reja të cilët nuk njohin kufij dhe tek ata që janë vaksinuar ose ata që e kanë kaluar kështu që kemi vetëm një armë mbrojtëse dhe kjo mbetet vetëm vaksina në mënyrë që të mbrohemi nga një komplikacion të rrezikshëm dhe vdekjeprurës”.

Sipas ekspertëve vaksinat e të gjitha llojeve bëjnë të mundur zbutjen e efekteve që jep virusi Sars Cov 2 tek ata që prek, duke i ndihmuar ta kalojnë sëmundjen me pak simptoma dhe pa rrezik për jetën.

Burimi/Tv Klan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *