Home

Lajme

‘Nëse hoxhallarët do të këndonin kangë për kthimin e ushtrîsë Otomane në Beograd, të nesërmen do të mblidhej Këshilli i Sigurimit të KB-së në Nju-Jork”

No Comments Aktualitet Lajme

Gjatë ditës se djeshme, në Manastirin e Cetinjës, dikur kryeqendër e malazezve, është zhvilluar ceremonia e shugurimit të mitrolitit serb, Joanikije, ceremoni kjo e cila u shoqërua nën tingujt e këngëve me përmbajte të kulluar naconal-shõveniste serbe, transmeton Kosova Post.

“Kad se vojska na Kosovo vrati…”! (Kur ushtrîa në Kosovë të kthehet…), ishte kënga që dje kumbonte, nga priftërinjtë dhe vet peshkopi Joanikije.

Përkitazi me këtë, aktivisti bashkëpunëtori dikurshëm i krenarisë kombëtare Adem Demaçi, përkatësisht publicisti dhe aktualisht, drejtuesi qendrës së Lëvizjes së Vetëvendosjes në Britaninë e Madhe, Agim Morina, ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social në Facebook, duke thënë se nëse hoxhallarët do të këndonin këngë për kthimin e ushtrîsë së Perandorisë Otomane në Beograd, të nesërmen do të mblidhej Këshilli i Sigurimit të KB-së në Nju-Jork.

Më tej sipas Morinës, është e qartë së këngë “me përmabje të tilla fashîste”, ku bëhet thirrje për kthimin e ushtrîsë krîminale serbe në Kosovë nuk po i bëjnë përshtypje as Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

“Qysh po shihet, thirrja për kthimin në Kosovë të një ushtrîe krîminale serbe që shkàktoi katër lûfta dhe bani gjenõcid në Srebrenicë e Kosovë, jo ma larg se para njëzet e kusur vjetësh, nuk po i ban përshtypje kurrkujt. As Edi Ramës”, ka shkruar Morina.

Kujtojmë se, një ditë më parë shumë qytetarë malazezë u mblodhën për të
prõtestuar në kûndërshti të shugurimit të mitropolitit serb në Cetinje duke kërkuar largimin e ndikimit serbë nga shteti i Mali të Zi.

Ky është reagimi i plotë i Morinës:

Nëse hoxhallarët do të këndonin kangë për kthimin e ushtrîsë së Perandorisë Otomane në Beograd, të nesërmen do të mblidhej Këshilli i Sigurimit të KB-së në Nju-Jork, zyrtarë proserbë të Bashkimit Europian i kishit dëgju tue u ngutë me dalë në konferenca shtypi për “shqètësimin e arsyeshëm” dhe “përkrahjen e parezervë ndaj Serbisë”, zyrtarë rusë tue thanë se ky paraqet “kërćënim të hapun” për paqen në Ballkan dhe Edi Ramën që kish me thanë se kjo sjellje asht në kûndërshtim me “Open Balkan”-in. E Vučićit nuk i kish ardhë as rendi me folë.

Qysh po shihet, thirrja për kthimin në Kosovë të një ushtrîe krîminale serbe që shkàktoi katër lûfta dhe bani gjenõcid në Srebrenicë e Kosovë, jo ma larg se para njëzet e kusur vjetësh, nuk po i ban përshtypje kurrkujt. As Edi Ramës.

Me e ndjekë këtë muhabet me argumente ushtàrake, qysh po e lyp logjika
klerofàshiste serbe, turqit kishin me pasë ma shumë të drejtë me u kthy në Beograd, sesa pûshteti serb në Kosovë. Beogradi ka qenë nën pûshtimin otoman 346 vite (1521-1867), ndërsa Kosova, – sipas Noel Malcolmit, – ka qenë rreth 250 vite nën pûshtimin serb. Pra, rreth një shekull ma pak.

Burimi / kosovapost.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *