Home

Lajme

Dashamir Uruçi – PËRSE NA DUHET KUVENDI KOMBËTAR SHQIPTAR.

No Comments Lajme Opinion

Afro 30 vjet më parë ne qytetin e Shkodres arriti nje delegacion i intelektualve te Kosoves i udhehequr nga akademikët REXHEP QOSJA dhe IDRIZ AJETI.
Ata vinin ne Shqiperi me nje ide te madhe ne krye, me projektin madheshtor te Pajtimit e Bashkimit Kombetar.
Ne kete Kuvend do te miratoheshin disa rrezoluta te cilat do te shtronin perpara shqiptarve ato probleme qe ishin shtruar per zgjidhje në atë kohë e do te shtronin rrugen per te ecur se bashku drejt se ardhmes.
Rezoluta per Paqen Sociale,Rezoluta per Bashkimin Kombetar,Rezolutat per KOSOVËN dhe ÇAMËRINE do te ishin ne themel te puneve te ketij KUVENDI KOMBËTAR.
Ne Shqiperine e asaj kohe e fillimdemokracie,grupi i patriotve te Kosoves do te gjenin nje mbeshtetje masive tek shqiptaret qe nga qytetaret e thjeshte e deri tek niveli i ISMAIL KADARESË e TEKI TARTARIT te cilet se bashku me akademikun REXHEP QOSJA u zgjodhën bashkryetarë te ketij KUVENDI TE PAMBAJTUR.
Ne qytetin e Shkodres,ne nje vjetorin e organizates KOSOVA,me 9 Shkurt 1992 grupit te intelektualve te Kosoves do ti bashkoheshin edhe shume intelektuale te tjere,nga Tirana,Shkodra e shume qytete te tjerë te vendit.
Ne fjalen e tij,ne teatrin “MIGJENI”,te qytetit,REXHEP QOSJA do te mbante nje fjalim te paharruar i cili do te forconte tek njerezit dashurine per mëmëdhenë e do te kultivonte me tej idene e BASHKIMIT KOMBËTAR.
Te gjitha ishin pregaditur me kujdes e renditur me shume art ne Tezat dhe projektrezolutat e Kuvendit.
Patriotet dhe intelektualet e asaj kohe nuk kishin llogaritur mire faktoret e rriskut.Ata nuk kishin llogaritur armiqte e KUVENDIT te cilet ishin nisur me revan drejt pushtetit pa llogaritur koston qe mund ti shkaktonin popullit te vet.
Kuvendi u sulmua dhe u shkatrrua me pas, pikerisht nga ata qe ishin perveluar nga etja per pushtet dhe moren ne dore monopolin e demokracise e te drejtimit te Shqiperise duke sjellur deme te medha veçanarisht çeshtjes kombetare.
Te gjitha keto zhvillime ndodhen ne syte e te gjitheve e veçmas te politikanve tane te majte e te djathte te cilet po qorroheshin nga privilegjet,nga luksi i papritur dhe milionat e fituara pa djersë.
Ajo nisem e madhe e asaj kohe u godit ashper e u shua nga vete shqiptaret,”nen kujdesin” e armiqve tane tradicionale te cilet nuk mund ta lejonin te kishte sukses nje kuvend i PAJTIMIT e BASHKIMIT KOMBËTAR…!
Kane kaluar 30 vjet e sot nje grup tjeter nismetaresh i eshte perkushtuar organizimit te KUVENDIT KOMBËTAR SHQIPTAR.
Sigurisht qe jemi ne kushte te tjera e perveç problemeve te asaj kohe ende te pazgjidhura, perpara shqiptarve kane dale edhe probleme te tjera te cilat e kane rritur edhe me tej koston e se ardhmes.
Sido qe te jete kauza kombetare ka mbetur.
Ka mbetur pa u zgjidhur çeshtja e bashkimit kombetar,ceshtja e Çamerise,çeshtja e shqiptarve te Maqedonise,te Kosoves Lindore,te Malit te Zi,çeshtja e Sanxhakut shqiptar te ndare ne dy pjese.
Te gjitha ketyre problemeve qe kane mbetur u jane shtuar edhe te tjera qe jane te lidhura me mardheniet ne mes vete shqiptarve e sidomos me mardheniet e Kosoves me Shqiperine.
I jane shtuar gjithashtu problemet e korrupsionit,problemet e zhvillimit ekonomik,problemet e ruajtjes se origjines,gjuhes e trashigimise sone kulturore e historike.
Ne kendveshtrimin e shume intelektualeve e qytetareve patriote politika shqiptare, e dhene pas interesave te xhepit te vet, nuk ka arritur te jape zgjidhje per te gjitha keto zhvillime te cilat e kane perkeqesuar situaten e shqiptarve ne rajon e ne bote.
Eshte pjekur mendimi se politika shqiptare e ka konsumuar mandatin qe i ka dhene populli,e ka konsumuar kete mandat politikisht dhe moralisht.
Ne rrethanat e krijuara perpara shoqerise shqiptare ka lindur nevoja e nje Kuvendi Kombetar,ka lindur nevoja e nje tribune te mendimit te lire, ku shqiptaret jashte politikes e tuteles se saj tradicionale te angazhohen per zgjidhjen e shume çeshtjeve me rendesi per te ardhmen.
Nga disa perfaqsues te organizatave te shoqerise civile,ne vend e diasporë,ne Televizionin ALPO-TV u zhvillua nje debat i gjere per disa muaj me rradhë ku u mbeshtet ideja e organizimit te nje KUVENDI KOMBETAR.U percaktua edhe Rruga ne te cilen do te ece Kuvendi.
Hapi i pare u hodh ne Gjirokaster me 19 qershor 2021, ku perfaqsues te disa grupeve nismetare pranuan e firmosen tezat e KUVENDIT duke i hapur rrugen Platformes se KUVENDIT KOMBETAR ose PLATFORMES KOMBETARE me 9 tetor 2021,ne Prishtinë.
Mbi bazen e ketyre dokumenteve,grupet nismetare tashme te krijuara ne te gjitha vendbanimet shqiptare dhe ne diasporë, do te shkojne drejt takimit te SHKUPIT, te Marsit 2022, ku do te percaktohen kriteret dhe do te zgjidhen delegatet.
Ne Shkup njekohsisht do te percaktohet edhe data e mbajtjes se KUVENDIT KOMBËTAR SHQIPTAR.
Produktet e ketij Kuvendi te Shqiptarve do te jene Rezolutat si dhe Zgjedhja e Asamblese Kombetare.
Rezolutat e Kuvendit Kombetar do te na sherbejne si mjete te komunikimit te shoqerise shqiptare me politiken vendore e nderkombetare si dhe institucionet euroatllantike tek te cilat ne do te drejtohemi.
Ne keto dokumente historike, ne do te japim mendimet tona, per te gjitha zhvillimet qe ka sot shoqeria shqiptare, duke rrekomanduar edhe zgjidhjet te cilat shpesh here bien ndesh me ato qe ka dhene e zbatuar politika shqiptare gjithëandej ne vendbanimet shqiptare ne rrajon.
Vijon ne diten e takimit te Prishtines
me 9 tetor 2021.
Dashamir URUÇI
TIRANE,9 shtator 2021.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *