Home

Lajme

Marin MEMA – Transparenca është themeli i çdo pune të realizuar mirë, me përkushtim, vullnet dhe ndershmëri.

No Comments Aktualitet Lajme

Kjo është arsyeja që do të vijoj të publikoj dhe ripublikoj të dhënat e tyre. Arsyeja e vetme është transparenca !
Pavarësisht vështirësive e problemeve të shumta në Likesh, Shijak, Tapizë e Bubq në Krujë janë dorëzuar shtëpitë e reja. ❤️ Të gjitha ndërtimet janë realizuar në pronat e vjetra të familjeve, pa cënuar prona private të familjeve të tjera. Kjo është thelbësore të cilësohet. Kostot shkojnë nga 3,3 milionë lekë në 3,8 milionë lekë në varësi të sipërfaqes së shtëpisë dhe duke përfshirë mobilimin e plotë të tyre.
Veç shtëpive të dorëzuara krah “Albanian Roots” në zonën e Likeshit, Shijak, Tapizë, Bubq, Krujë, po punohet sërishmi në Bubq krah shoqatës “Sali Çekaj” e cila është e njohur për projektet e shumta humanitare në trojet shqiptare. ❤️🇦🇱 Edhe këto ndërtime po bëhen në pronat e familjeve, pra ku ndodheshin themelet e shtëpive të vjetra.
❤️ Në Katund të ri (Durrës) kemi zbritur krah Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë duke ndihmuar familjen Llyçi.
Puna vazhdon në bashkëpunimin me tre klube shqiptare në St. Gallen (Besa, Plisat, Dardania e shoqatave të tjera). Të gjitha këto bashkëpunime kanë në themel mbështetjen, pastërtinë dhe transparencën e plotë. 🇦🇱
Sa i takon projektit të Ishmit duhet qartësuar sërisht se ai po ndiqet nga organizata “Albanian Roots”. I gjithë fondi zotërohet prej kësaj organizate e rrjedhimisht edhe puna drejtohet prej tyre. Ky projekt ka patur jo pak vështirësi për shkak të vendosjes, tenderimeve e procedurave shtetërore të detyruara, heqjen e një sasie shumë të madhe dheu dhe po pret te jetëzohet nën ndjekjen e “Albanian Roots” dhe përkushtimin e tyre. Çdo e dhënë shtesë duhet kërkuar drejtëpërdrejtë në faqen e FB të organizatës “Albanian Roots” që është angazhuar plotësisht në këtë projekt. Koha nuk premton dhe puna duhet të marrë drejtim menjëherë. Përsëris puna duhet të marrë drejtim ! Sigurisht nuk jam tërhequr dhe nuk tërhiqem nga mbikqyrja e këtij projekti si detyrim ndaj dhuruesve edhe pse e theksoj sërisht janë nën zotërim të plotë të një organizate tjetër.
Jemi krenarë që gjatë kësaj periudhe shumë të vështirë kemi ndihmuar 500 familje nga jugu në veri të vendit. ❤️ Kemi ofruar për këto 500 familje mbështetje me paketa ushqimore, ilaçe dhe në raste të tjera edhe pagesën e qerave (deri në përgatitjen e shtëpisë). E kemi bërë këtë pa kërkuar reklama me fotografi e video, por duke ju gjendur pranë me zemër. ❤️ Çdo ndihmë është dokumentuar për hir të transparencës.
Kemi më në fund lejen nga Bashkia Gjirokastër për jetëzimin e vendit ku është bërë beteja e Mashkullorës. Tashmë asgjë nuk na pengon të nisim punën.
Ndërkohë kemi menduar që në pak ditë së bashku me USA – Albanian Society me të cilët tashmë jemi një grup i vetëm, të propozojmë vendosjen e një busti të ri dhe dinjitoz (ashtu siç i takon figurave të tilla kombëtare) të Pashko Vasës në Shkodër. I kemi dërguar zyrtarisht propozimin Bashkisë Shkodër dhe gjithçka nga ana jonë është gati për të nisur mbledhjen e fondeve.
Busti i vjetër që ndodhet në qytet ka degraduar plotësisht dhe nuk mundet në asnjë mënyrë të qëndrojë i tillë. Në pak ditë do të nisim edhe procedurat përkatëse për këtë projekt shumë të rëndësishëm.
Do të jemi të hapur gjithmonë për këdo që do të bashkëngjitet dhe ndihmojë në këtë projekt si mënyrë që kushdo të prekë edhe vetë punën që bëhet dhe përkushtimin e ndershmërinë ndaj saj.
Transparenca është thelbësore ndaj dua që këto rradhë të shpërndahen e lexohen të plota sa më shumë.

Mund të jetë një imazh i bazen uji
Mund të jetë një imazh i kuzhinë
Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme dhe pemë
Mund të jetë një imazh i në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i mobilie dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i mobilie dhe ambiente të brendshme

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *