Home

Lajme

Petrit Aliaj – 5 vjetori i shënjtërimit të Anjezë Gonxhe Bojaxhiu

No Comments Aktualitet Lajme

Me rastin e 5 vjetorit të shënjtërimit të Anjezë Gonxhe Bojaxhiu,sot zyrtarisht Mary Theresa Bojaxhi (26 gusht 1910 – 5 shtator 1997) e njohur si Nënë Tereza e Kalkutës dhe e nderuar në kishën katolike si Shën Tereza e Kalkutës,Ajo ishte një murgeshë dhe misionare katolike indiane me prejardhje shqiptare,
lindi në Shkup (Uskub, tani kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut), atëherë pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Pasi kishte jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj duke ndihmuar të sëmurët nga HIV/AIDS, lebra dhe tuberkulozi në afrimin e ushqimeve me klinika të lëvizshme, programe këshilluese për fëmijët dhe familjet,në jetimore, dhe shkolla.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.


Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe. Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”. Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallej e shenjtë nga Kisha Katolike e Romës. Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj (5 Shtator), ku njihet edhe si dita e saj e festës.
Një figurë e diskutueshme si gjatë jetës dhe pas vdekjes së saj, Nënë Tereza u admirua gjerësisht nga shumë njerëz për veprat e saj bamirëse. Ajo u vlerësua dhe u kritikua për akuza të ndryshme, të tilla si për pikëpamjet e saj për abortin dhe kontracepsionin.
Ajo gjithashtu ka marrë kritika për kushtet në shtëpitë që ajo ofronte për ata që ishin buzë vdekjes. Biografia e saj e autorizuar u shkrua nga Navin Chawla
dhe u botua në 1992, ajo ka qenë subjekt i filmave dhe librave të tjerë. Më 6 Shtator 2017, Tereza dhe Shën Françesk Xavier u emëruan bashkë-mbrojtës të Argjipeshkës Katolike Romake të Kalkutës.
Në ditën e shënjtërimit të saj në Romë në emër të FNAI -it merrnin pjesë aktivistë të shoq,Aqua Terme Sport (Padova) me në krye ing. Erida Cela Perlala ;ideatore dhe bashkëthemeluese e Federatës.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *