Home

Lajme

Kurti i kundërpërgjigjet kërcënimeve serbe: Ne jemi 20 milionë shqiptarë, çdo agresion ndaj nesh, është disfatë totale për Serbinë

No Comments Aktualitet Lajme

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, ka reaguar ndaj kërc ënimeve të Serbisë që po i bën ndaj Kosovës. Kurti ka paralajmëruar Serbinë se çdo agresion ndaj Kosovës, do të përfundonte me disfatë totale.

Kurti gjithashtu thotë se, në Ballkan dhe nëpër botë, janë më shumë se 20 milionë shqiptar, andaj shton se, e ardhmja e shqiptarëve nuk varet më nga politika serbe dhe argatët e tyre shqipfolës.

Postimi i plotë:

“BALLKANI I HAPUR “!

Serbia sërish destabilizues i rajonit si në vitet 90.

Kohëve të fundit me shqetësim të madh mund ti vërejmë kërcënimet direkte të Serbisë ndaj Kosovës dhe Malit të Zi duke kërcënuar kështu seriozisht paqen në tërë rajonin e Ballkanit! Intensifikimi i agresivitetit serb në muajt e fundit kundër shteteve fqinjë, sidomos ndaj Kosovës rrjedh kryesisht nga dy faktorë kryesorë:

Faktori numër 1:

Qëndrimi ekstrem miqësor i kryeministrit shqiptar Edvin Rama ndaj Serbisë dhe presidentit të saj Vuçiq.

Nga ana tjetër qëndrimi i tij armiqësor ndaj Kosovës i ka dhënë krah shovinizmit dhe agresionit serb deri me kër cënim të hapur me l uftë ndaj Kosovës.

Faktori numër 2:

Me tërheqjen e trupave Amerikane nga Afganistani Serbia ka mprehur dhëmbët se SHBA-të do ta bëjë të njejtën edhe me Kosovën! Kjo na tregon vetëm se sa naive është politika serbe e cila ende vepron me ideologjinë e shekullit XIX.

Serbia duhet ta dijë fare mirë se Kosova tanimë është një shtet i konsoliduar dhe sovran i njohur nga shtetet më të fuqishme të botës dhe aleati numër 1 i SHBA-ve në Evropën Juglindore.
Shqiptarët e Kosovës nuk janë më ata të viteve të 90-të ku Serbia pa asnjë pengesë e masakroi popullatën tonë të cilët ishin tërësisht të pambrojtur.

E ardhmja e shqiptarëve nuk varet më nga politika serbe dhe argatët e tyre shqipfolës, ne numërojmë më shumë se 20 milion shqiptarë në Ballkan dhe nëpër botë, kështu që çdo agresion ndaj nesh do të përfundojë me disfatën totale të armikut tonë.

Njëkohësisht i bëj thirrje Kryeministrit Kurti që zyrtarisht ti tërhiqet vërejtja kryeministrit Rama që ai urgjentisht të heqë dorë nga çdo veprim që do ta ndërmarrë me mikun e tij Vuçiq në dëm të shtetit të Kosovës dhe Kombit Shqiptar.

Përse jo edhe të organizohet me inciativën e kryeministrit Kurti një debat televiziv mes tij dhe Ramës për ta debatuar këtë çështje.

F.K.

Burimi/newskings24.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *