Home

Lajme

ASh-ja: Dorëheqjet, tentim për t’i ikur përgjegjësisë – Prokuroria të veprojë urgjentisht

No Comments Aktualitet Lajme

“Dorëheqjet e vonuara, tentim për t’i ikur përgjegjësisë, Prokuroria të veprojë urgjentisht”, kanë reaguar nga Aleanca për Shqiptarët.

“Ata që vetëm para 24 orëve thanë se koha është për sfida dhe jo për dorëheqje, pas publikimit të indicjeve të para për gabime tragjike në ndërtimin e spitalit modular në Tetovë filluan të dorëhiqen. Këto dorëheqje të vonuara, janë tentim për të arsyetuar Qeverinë jo funksionale e cila duhet të dorëhiqet deri tek i fundit, taktikë e funksionarëve pa përgjegjësi për të mbuluar fajin e tyre, ngutje për të amortizuar revoltën e qytetarëve dhe lojë për t’i ikur përgjegjësisë. Edhe në të kaluarën kemi parë raste që përfundonin me dorëheqje dhe në mandatin e ardhëshëm me riemërime të funksionarëve në digastere të tjera, por pa asnjë përgjegjësi penale. Tragjedia në Tetovë tronditi botën, shuajti 14 jetë dhe dogji zemrat e të gjithë neve. Ky rast nuk guxon të ngelë pa drejtësi dhe pa përgjegjësi. I bëjmë thirrje prokurorisë që të mos bie në lojërat politike, të veprojë urgjentisht dhe të mos lejojë të ikë ndonjëri nga të dyshuarit e të na ndodhë “Budapest 2″”, thanë nga ASh-ja, transmeton TV21.

Katër dorëheqje pas tragjedisë në Tetovë, ku 14 persona humbën jetën nga zjarri që shkrumboi Qendrën Kovid më 8 shtator 2021:

– Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë
– Ilir Hasani, zëvendësministër i Shëndetësisë
– Florin Besimi, drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës
– Artan Etemi, drejtor ekonomik i Spitalit Klinik të Tetovës

Burimi/tv21.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *